web-dita-33-woha

Perëndia sheh

Loading poll …

Dita 33 | Lexoni nga Zanafilla 16:6-16

“E pashë me të vërtetë atë që më shikon.” (v. 13 NIV)

Fëmijëve iu pëlqen t’i fshihen njëri-tjetrit për të luajtur. Si të rritur, edhe ne fshihemi në mënyra të ndryshme. Ndonjëherë fshihemi pas mureve mbrojtëse që ngremë përreth zemrës. Kemi frikë nga refuzimi apo shqetësimi se çfarë mendojnë njerëzit për ne nëse e tregojmë atë që jemi vërtet. Por nëse tregohemi të sinqertë, dëshirojmë që të na gjejnë, të na shohin dhe të na duan.

Në pasazhin tonë të sotëm, gjejmë në shkretëtirë Agarin, skllaven egjiptase të Sarajt. Ajo ishte larguar nga Saraj, sepse kjo e kishte trajtuar ashpër (v.6). Engjëlli i Zotit e gjeti Agarin. Ai i tha që të kthehej te Saraj. Por në vend që ta qortonte për sjelljen e saj, ai i foli me dashuri. Engjëlli i Zotit profetizoi lindjen e djalit të saj dhe i dha një premtim. Ai i tha që ai do të kishte shumë pasardhës. Agari duke iu përgjigjur i tha: “Ti je Perëndia që sheh.” (v.13) Agari ndjeu që Perëndia e vuri re. Ajo tha: “E pashë me të vërtetë atë që më shikon.” (v.13). Perëndia e pa në mjerimin e saj dhe zgjati dashurinë e Tij drejt saj përmes premtimit të Tij. Ai ju sheh edhe juve.

Perëndia ju sheh ashtu siç jeni, të mirë dhe të këqinj. Ai ju sheh kur jeni të pikëlluar. Ai sheh mjerimin dhe vuajtjen që po përjetoni. Ai ju sheh me sytë e Tij të dashurisë. Nuk keni pse fshiheni prej Tij. E përqafoni Perëndinë që ju sheh sot dhe kuptoni thellë në zemrën tuaj se Ai ju do! — Nancy Boote

Ndërsa luteni, kuptoni që Perëndia ju vë re dhe ju do.

#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita33

web-woh-79-dhjetor

Kërcej nga gëzimi

Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags