Dita 36 | Lexoni nga Mateu 22:34-40
“Duaje të afërmin tënd porsi vetveten”. (v. 39)
Pse është kaq e vështirë të duash veten? Është shumë e lehtë të gjejmë të meta në trupin tonë. “Nuk jam e dobët sa duhet. Kam një hundë të shtrembër. Kam shumë rrudha.” Kur ne dëgjojmë kritikun brenda nesh, ndihemi të mpakur. Dhe kur ndodh kjo, ne e krahasojmë veten me të tjerët. Përfundojmë duke u ndier të pamjaftueshëm. Kur i besojmë gënjeshtrat për veten, kjo na pengon që ta lejojmë dashurinë e Perëndisë të zërë rrënjë të thella në zemrën tonë. Ne bëhemi të verbër ndaj dashurisë së Tij. Pastori dhe shkrimtari Henri Nouwen, ka thënë: “Të ndihesh i dashur do të thotë ta lejosh të vërtetën e dashurisë të mishërohet në çdo gjë që mendojmë, themi dhe bëjmë.”
Në pasazhin e sotëm, një njeri i ligjit, e vuri në provë Jezusin duke e pyetur se kush ishte urdhërimi më i madh. Jezusi iu përgjigj se ne urdhërohemi jo vetëm që ta duam Perëndinë, por edhe që ta duam të afërmin porsi vetveten (vv.37-39). Ta duam veten si një njeri që Perëndia e do është e rëndësishme për të kuptuar dhe për t’ju bindur urdhërimeve të Perëndisë. Nëse ne nuk e duam veten së pari dhe ta shohim veten si të dashur nga Perëndia, atëherë s’do të mundemi që ta duam plotësisht të afërmin tonë dhe të kuptojmë që Perëndia e do edhe atë.
Të duash veten mund të jetë një sfidë. Por këtë sfidë mund ta përmbushim përmes fuqisë së Frymës së Shenjtë që do ta ruajë zemrën dhe mendjen tonë në Krishtin Jezus. (Fil. 4:7). Fryma e Shenjtë do të na ndihmojë të besojmë të vërtetën për veten, që ne jemi të dashur. A e besoni këtë? A e doni veten? — Nancy Boote
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju ndihmojë të doni veten që pastaj të doni edhe të afërmin tuaj.
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita36
Kërcej nga gëzimi
Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...









