Dita 39 | Lexoni nga Psalm 103:8-13
“Zoti është… i madh në mirësi. (v. 8)
Si do ta përshkruante dikush karakterin tuaj? A ka ngjashmëri dhe ndryshime në mënyrën si ju shohin të tjerët dhe si e shihni ju veten? Zoti ia përshkruan kështu karakterin e Tij Moisiut në Malin Sinai: “Zoti, Perëndia i përjetshëm, i mëshirshëm dhe i dhembshur, i ngadalshëm në zemërim, i pasur në mirësi dhe në besnikëri…” (Eks. 34:6). Perëndia përshkruhet në këtë mënyrë në gjithë Shkrimin. Karakteri i Tij nuk ndryshon. A do ta përshkruanit Perëndinë kështu sipas mënyrës si e keni përjetuar Atë në jetën tuaj?
Në pasazhin e sotëm, Davidi e përlëvdon Perëndinë duke përdorur të njëjtat fjalë përshkruese që Zoti përdori me Moisiun. Ai është i mëshirshëm dhe i dhembshur. Kjo do të thotë se Ai nuk e drejton gishtin drejt jush kur ju e zhgënjeni Atë. Kur kemi mëkatuar, Davidi thotë se Ai i ka larguar mëkatet tona nga ne sa larg është lindja nga perëndimi (Ps. 103:12). Në vend që të tregojë zemërim, Ai tregon dhembshuri për ne, sepse ne jemi fëmijët e Tij. Dashuria e Tij për ne është me bollëk. Me bollëk do të thotë “me tepri, në sasi të mëdha.” Është e pamundur ta masësh dashurinë e Perëndisë për ne. Ajo është me bollëk të pafund. Dhe më e rëndësishmja, dashuria e Tij për ne nuk ndryshon kurrë. Është e qëndrueshme. Dhe asgjë, as edhe vetë vdekja nuk mund të na ndajë nga “dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.” (Rom. 8:38-39).
A e dini se sa shumë ju do Perëndia juve? Ne mund ta besojmë këtë të vërtetë në mendjen tonë, por lutem që ju ta besoni këtë në zemrën tuaj. — Nancy Boote
Ndërsa luteni, kuptojeni dashurinë me bollëk që Perëndia ka për ju.
Perëndisë i besojmë
Dita 82 | Lexoni nga Psalmi 56 “Kur të kem frikë, do të mbështetem te ti. Me ndihmën e Perëndisë do të kremtoj fjalën e tij; kam vënë besimin tim te Perën ...
Shikoni lart
Dita 81 | Lexoni nga Psalmi 71 “Sepse ti je shpresa ime, o Zot...” (v. 5) Është një shprehje: “të gjendesh mes dy zjarresh.” Kur isha e vogël prindërit ...
Ki besim te Zoti
Dita 79 | Lexoni nga Psalmi 27 “Ki besim të madh te Zoti.” (v. 14) Çfarë mund të jetë më shqetësuese se të presësh mëngjesin netet kur ankthi ju lë pa g ...
Perëndia që na mbron
Dita 78 | Lexoni nga Psalmi 121 “Ndihma më vjen nga Zoti.” (v. 2) Kur im bir ishte 8 javësh, ndaloi së marri frymë. Pas dhjetra shtrimesh në spital viti ...
Qetësia dhe shpëtimi i Perëndisë
Dita 77 | Lexoni nga Psalmi 22 “Të gjitha skajet e tokës do ta mbajnë mend Zotin dhe do të kthehen tek ai;” (v. 27) Kur isha 7 vjeçe, babai më braktisi ...
Deri kur, o ZOT?
Dita 76 | Lexoni nga Psalmi 13 “...unë kam besim në mirësinë tënde.” (v. 5) Në jetë kam patur raste kur kam ndier një dëshpërim të thellë. Më dukej siku ...
Gëzohu, botë
Dita 75 | Lexoni nga Psalmi 98 “Dërgojini britma gëzimi Zotit, o banorë të të gjithë tokës, shpërtheni në këngë gëzimi, ngazëlloni dhe këndoni lavde.” (v. ...