web-woh-23-maj

Përllogaritje nga e para

Dita 53 | Lexoni nga Romakëve 9:6-13; Mateu 20:1-15

Por kjo nuk do të thotë se fjala e Perëndisë ra poshtë. (Rom. 9:6)

Kurdoherë që përdor hartën nga telefoni gjatë kohës që ngas makinën, ndonjëherë marr kthesën e gabuar. Veçanërisht kur kam humbur, aplikacioni merr më shumë kohë për të përllogaritur itinerarin e ri. Mirëpo gjithmonë më tregon se ku duhet të shkoj më pas.

Po kështu, në leximin për sot Pali po i ndihmonte besimtarët me prejardhje judease që të përllogarisnin itinerarin e ri të shpëtimit të Perëndisë. Besimtarët judenj ndiheshin të shtyrë mënjanë nga besimtarët johebrenj, të cilët pretendonin të njëjtat privilegje si ata, si populli i zgjedhur i Perëndisë. Pali këtu nxjerr në pah se premtimi i Perëndisë përmes Abrahamit dhe Sarës nuk erdhi përmes Ismaelit, që ishte më i madhi, por nga më i vogli, pra, Isaku. Kjo kishte pak kuptim sepse Ismaeli ishte biri i një skllaveje (Rom. 9:6-9). Mirëpo Pali vijoi menjëherë me një histori tjetër nga patriarkët, atë të binjakëve që iu lindën Rebekës (shih Zanafilla 25 dhe 27). Edhe këtu, po ashtu, në vend që bekimi, sipas zakonit, t’i shkonte Esaut, si djali më i madh, bekimi dhe premtimi i Perëndisë erdhën përmes Jakobit, që ishte djali më i vogël (Rom. 9:10-13).

Besimtarëve judenj në kishat shtëpi të Romës u duhej t’i përllogarisnin nga e para privilegjet e tyre ekskluzive të përzgjedhjes. Në Jezusin tani ata e ndanin shpëtimin me besimtarët johebrenj, që ishte një mesazh që vinte nga vetë Jezusi (Mt. 20:1-15). Perëndia ka një hartë të besueshme të itinerarit, mirëpo ajo ka disa surpriza rrugës për tek Jezu Krishti. Kështu që, edhe ne, duhet të përllogarisim përsëri dhe të krijojmë hapësira për besimtarët e rinj ndërkohë që ushtrojnë dhuntitë e tyre shpirtërore dhe detyrën e udhëheqjes. — Kent Fry

Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju japë një zemër të hapur për të mirëpritur besimtarët e rinj në Jezu Krishtin.

web-woh-27-maj

Pranim dhe refuzim

Dita 57 | Lexoni nga Romakëve 10:14-21; Luka 15:25-32 Por jo të gjithë iu bindën ungjillit. (Rom. 10:16) Vajza ime kishte në plan të shërbente si një mësue ...

web-woh-26-maj

Pengim largpamës

Dita 56 | Lexoni nga Romakëve 9:30-10:13; Ligji i Përtërirë 30:11-14 Fjala është afër teje, në gojën tënde dhe në zemrën tënde. (Rom. 10:8) Herën e parë që ...

web-woh-22-maj

Ku po shkojmë

Dita 52 | Lexoni nga Romakëve 9:1-5; Zanafilla 12:1-2 Të tyrët janë edhe etërit, prej të cilëve rrjedh sipas mishit Krishti. (Rom. 9:5) Në një rast i thash ...

Tags: No tags