web-woha-dita-20

Por disa dyshuan

Loading poll …

Dita 20 | Lexoni nga: Mateu 28:16-20

“…kur e panë, e adhuruan; por disa dyshuan.” (v. 17)

Sa herë që kam predikuar mbi Porosinë e Madhe, i kam anashkaluar këto tre fjalë në vargun 17, sepse nuk kam ditur se çfarë të bëja me to. Jezusi është gati të ngjitet sërish në qiell, prandaj i ka mbledhur dishepujt e Tij për një takim të fundit “në atë mal që u kishte caktuar Jezusi” (v.16) Ata e kishin parë Atë disa herë pasi ishte ringjallur prej së vdekurish. Tani po e shohin sërish.

Ata bënë atë që do të bënim edhe ne. Ata i dhanë Krishtit të ringjallur atë lloj nderimi që vetëm Perëndia e meriton. Në këtë kohë Thomai e kishte takuar tashmë ballë për ballë Jezusin. Ungjilli sipas Gjonit na tregon se pasi dyshoi në realitetin e ringjalljes, Thomai reagoi ndaj provave me mish dhe gjak, duke thënë: “Zoti im dhe Perëndia im!” (20:28) S’është çudi që ata e adhuruan.

Por pastaj ndodh diçka që nuk do ta prisnim kurrë. “…por disa dyshuan.” E përfytyroni dot? Të dyshosh në vetë praninë e Jezusit në mes të adhurimit? Sigurisht që është e mundur. Të gjithë e kemi bërë këtë shumë herë. Por si ka mundësi?

Nëse e bëjmë këtë pyetje, mund të fillojmë të përgjigjemi duke thënë: “Ishte vërtet dyshim, apo diçka tjetër?” Disa prej nesh kanë ngecur në ecjen tonë me Krishtin për shkak se nuk e kuptojmë se çfarë është dhe nuk është dyshimi, ose se si lidhet ai me besimin dhe mosbesimin. Ju lutem, bashkohuni me mua ndërsa përdorim këtë tekst për të eksploruar tokën e mjegullt të dyshimit. — Stan Mast

Ndërsa luteni, kërkojini Dritës së botës të shndrisë në vendet e errëta të besimit tuaj.

#fjalëteshpresës #meditime #newyear2025 #dita20

web-woh-80-dhjetor

Gëzimi ynë i plotë

Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohe ...

web-woh-79-dhjetor

Kërcej nga gëzimi

Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags