Dita 18 | Lexoni nga Gjoni 19:17-30
Dhe unë, kur të jem ngritur lart . . . do t’i tërheq të gjithë tek unë. (Gjoni 12:32)
Poshtë kryqit të Jezusit nuk ishte një vend i këndshëm për të qëndruar. Pamja, zërat dhe aroma e atij vendi në atë kohë duhet të kenë qenë vërtet të neveritshme. Në të vërtetë asnjë prej nesh nuk do të donte të qëndronte poshtë tij. Shumica e njerëzve që ndodheshin aty duhet të kenë mbajtur distancën.
Simbolet e hershme të besimit të Krishterë ishin peshku dhe Bariu i Mirë. Kryqi u përdor shumë më vonë, pasi realiteti i kryqëzimit romak ishte venitur për imagjinatën e publikut. Më vonë kryqi u bë shenja përcaktuese e Krishtërimit. Në Europën Mesjetare pelegrinët turreshin drejt kishave dhe manastireve që pretendonin se kishin një copëz të kryqit të vërtetë. Edhe sot kryqi është shumë popullor si zbukurim dhe bizhuteri personale.
Për ne si të krishterë, ekspozimi apo mbajtja e një kryqi nuk është thjesht çështje e shijeve personnale apo estetikës. Pali e përshkruan Ungjillin si “mesazhi i kryqit” (1 Kor. 1:18), pra, mesazhi që Jezusi vdiq për të na shpëtuar neve. Vetë Jezusi tha që Ai do të ngrihej lart ashtu si Moisiu ngriti gjarprin në shkretëtirë, ”që kushdo që beson në të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.” (Gjo. 3:15). Kur Jezusi u ngrit vërtet lart të Premten e Mirë, shumica prej atyre që e panë u tallën me Të. Por kur Ai lartësohet sot, në predikimet tona, në përlëvdimet dhe lutjet tona, Ai tërheq shumë njerëz te Vetja, përfshirë edhe mua.
Ndërsa luteni, përkushtohuni që të ngrini lart kryqin kudo që të shkoni sot.
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita18 #pashka #easter
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









