Dita 84 | Lexoni nga Psalmi 103:1-19; Psalmi 113
Lëvdoni, o shërbëtorë të Zotit, lëvdoni emrin e Zotit! (Ps. 113:1)
Liturgjia për Kungimin në traditën time kishtare përfshin falënderim, që përfundon me një deklaratë qëllimi: “Prandaj goja ime dhe zemra ime do të shpallin lavdinë e Zotit, nga ky çast e përgjithmonë.” Ky është një variant i Psalmit 113: “Qoftë i bekuar emri i ZOTIT tani dhe përjetë! Nga lindja e diellit deri në perëndim të tij u lëvdoftë emri i Zotit!” (v.2-3).
Kur psalmisti thotë se emri i Zotit duhet të lavdërohet nga lindja deri në perëndim të diellit, ai mund të mendojë në aspektin e kohës. Ne duhet t’i japim lavdi Perëndisë gjatë gjithë ditës. Apostulli na nxiti të “lutemi pa pushim” (1 Thes. 5:17). Epo, e njëjta gjë vlen për lavdërimin! “Emri” i Zotit na parashtron karakterin e tij; ne lavdërojmë Perëndinë për atë që Ai është. Dhe lavdërojmë Perëndinë edhe për atë që ka bërë për ne. Psalmisti këtu përdori emrin e besëlidhjes së Perëndisë — Jehova (përkthyer “ZOT”). Jehova është emri që Perëndia i zbuloi Izraelit kur i çliroi nga skllavëria. Kur besimtarët në Jezusin lavdërojnë emrin e Zotit, e bëjnë këtë duke ditur shumë më tepër për atë që Ai ka bërë për ne, sepse tani e dimë se emri i Zotit është Jezusi.
Më pëlqen të mendoj për këtë varg në këndvështrim hapësire. Kudo që të jesh, ti jeton diku mes vendit ku lind dielli dhe vendit ku perëndon. Perëndia është menduar të lavdërohet jo vetëm gjithmonë, por kudo. Kjo do të thotë edhe tek ty! — David Bast
Ndërsa luteni, lavdërojeni Zotin me fjalët e Psalmit 113.
Udha e re dhe e gjallë
Dita 1 | Lexoni nga Hebrenjve 10:1-14 Ai , përkundrazi, pasi dha përgjithnjë një flijim të vetëm për mëkatet, u ul në të djathtë të Perëndisë. (v. 12) Libr ...
Pashka e Re
Dita 90 | Lexoni nga Eksodi 12:21-28 Moisiu, pra, thirri gjithë pleqtë e Izraelit dhe u tha atyre: “Shkoni dhe merrni qengja për ju …, dhe flijoni Pashkët.” ...
Fitore në Jezusin
Dita 89 | Lexoni nga Kolosianëve 2:6-15 Ai i zhveshi pushtetet dhe principatat, ua tregoi sheshit njerëzve, duke ngadhnjyer mbi ata në të. (v.15) Tek vepra ...
Skandali i Kryqit
Dita 88 | Lexoni nga 1 e Korintasve 1:26-31 Perëndia ka zgjedhur gjërat e marra të botës për të turpëruar të urtët; dhe Perëndia ka zgjedhur gjërat e dobëta ...
Marrëzia e Kryqit
Dita 87 | Lexoni nga 1 e Korintasve 1:18-25 Sepse mesazhi i kryqit është marrëzi për ata që humbin, por për ne që shpëtohemi është fuqia e Perëndisë. (v.18) ...
Prova e Dashurisë së Perëndisë për Ne
Dita 86 | Lexoni nga Romakëve 5:6-11 Por Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne. (v.8) Isak Ua ...
Të gjithë bashkë tani
Dita 85 | Lexoni nga Psalm 103 Bekoni Zotin ju, engjëj të tij... ministrat e tij, që zbatoni vullnetin e tij! (v.20-21) Në rreshtin hapës të Besores së Nik ...
Prandaj, Lavdëroni!
Dita 84 | Lexoni nga Psalmi 103:1-19; Psalmi 113 Lëvdoni, o shërbëtorë të Zotit, lëvdoni emrin e Zotit! (Ps. 113:1) Liturgjia për Kungimin në traditën time ...









