Dita 57 | Lexoni nga Romakëve 10:14-21; Luka 15:25-32
Por jo të gjithë iu bindën ungjillit. (Rom. 10:16)
Vajza ime kishte në plan të shërbente si një mësuese praktikante në Angli, mirëpo viza e punës po i vonohej. Kur më në fund i erdhi, fiks përpara së të shkonte në aeroport, unë i thashë postierit: “Jam gati të të jap një përqafim tani!”.
Edhe Pali pati një gëzim të ngjashëm në lidhje me predikimin e lajmit të mirë të Jezu Krishtit për johebrenjtë. Pas një sekuence të fuqishme, Pali e mbyll me një citim nga profeti Isaia: “Sa të bukura janë këmbët e atyre që shpallin ungjillin!” (Rom. 10:15). Ky varg shërben si një ilustrim për gëzimin e pamasë që përjetuan johebrenjtë kur pranuan ungjillin. Megjithatë, Pali u tha këto fjalë plot çiltërsi judenjve që besonin tek Jezusi: “Jo të gjithë iu bindën ungjillit” (v. 16). Edhe pse disa judenj ishin bërë besimtarë të Jezu Mesias, shumica e tyre nuk ishin bërë të tillë. Izraeli ishte si ai vëllai i madh tek shëmbëlltyra e djalit plangprishës që tregoi Jezusi, i cili nuk arriti dot të hynte në gëzimin e festës (Lk. 15:25-32). Kjo gjë bëri që disa besimtarë judenj të pyesnin veten nëse Perëndia e kishte ndryshuar planin e tij të shpëtimit. Pali e kishte gati përgjigjen.
Ungjilli me të vërtetë ka shkuar në mbarë botën, mirëpo ashtu si predikimi i profetëve në Dhjatën e Vjetër, edhe fjala e Zotit nuk u besua (v. 19-21). Në planin e shpëtimit të Perëndisë kanë ekzistuar gjithmonë dy reagime apo përgjigje ndaj predikimit të ungjillit: pranimi ose refuzimi. Dhe e njëjta gjë është e vërtetë edhe sot. — Kent Fry
Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë të hapë veshët e njerëzve për të dëgjuar lajmin e mirë dhe për t’u përgjigjur me gëzim.
Pemë ullinjsh dhe mburrje
Dita 59 | Lexoni nga Romakëve 11:11-24; Isaia 5:1-7 Ti, pra, që ishe një ullastër u shartove në vend të tyre dhe u bërë pjesëtar i rrënjës dhe i majmërisë së ...
E madhe është besnikëria jote
Dita 58 | Lexoni nga Romakëve 11:1-10; 1 e Mbretërve 19:13-14 Po them, pra: A thua Perëndia e hodhi poshtë popullin e tij? Kurrë mos qoftë! (Rom. 11:1) Var ...
Pranim dhe refuzim
Dita 57 | Lexoni nga Romakëve 10:14-21; Luka 15:25-32 Por jo të gjithë iu bindën ungjillit. (Rom. 10:16) Vajza ime kishte në plan të shërbente si një mësue ...
Pengim largpamës
Dita 56 | Lexoni nga Romakëve 9:30-10:13; Ligji i Përtërirë 30:11-14 Fjala është afër teje, në gojën tënde dhe në zemrën tënde. (Rom. 10:8) Herën e parë që ...
Pavarësisht madhësisë
Dita 55 | Lexoni nga Romakëve 9:25-29; Eksodi 2:1-10 Edhe sikur të ishte numri i bijve të Izraelit si rëra e detit, vetëm mbetja e tij do të shpëtohet. (Rom. ...
Ku po shkojmë
Dita 52 | Lexoni nga Romakëve 9:1-5; Zanafilla 12:1-2 Të tyrët janë edhe etërit, prej të cilëve rrjedh sipas mishit Krishti. (Rom. 9:5) Në një rast i thash ...
Në pozicion të sigurt
Dita 51 | Lexoni nga Romakëve 13:11-14 Erdhi ora të ngrihemi nga gjumi. (v. 11) Data 6 qershor 1944 njihet si dita kur forcat aleate zbarkuan në brigjet e ...
Të shkojmë me turmën
Dita 50 | Lexoni nga Romakëve 13:8-14; Luka 10:25-37 Mos i kini asnjë detyrim askujt, përveçse ta doni njëri-tjetrin. (Rom. 13:8) Shumica e përkthimeve të ...









