web-woh-9-prill

Predikim që frymëzon

Dita 9 | Lexoni nga 2 e Korintasve 4:1-6

Sepse nuk shpallim veten tonë, por Krishtin Jezus, Zotin, ndërsa veten tonë shërbëtorët tuaj për hir të Jezu Krishtit. (v. 5)

Para më shumë se 30 vitesh, mora pjesë në funeralin e një mikut të familjes sonë. Ai ishte një njeri i vështirë. Duke qenë i alkoolizuar, ai nuk shkoi kurrë në kishë, por fliste kundër saj dhe asaj që ai perceptonte si hipokrizinë e saj. Mirëpo bashkëshortja dhe vajzat e tij ishin besimtare dhe i ndiqnin me besnikëri takimet javore. Ato ftuan pastorin e tyre që ta drejtonte ceremoninë mortore, e cila përfshinte vetëm miq dhe familjarë. Për fat të keq, pastori, në vend që ta ngushëllonte familjen që po vajtonte, shfrytëzoi mundësinë për ta kritikuar dhe gjykuar me ashpërsi personin e ndjerë. Si rrjedhojë, kjo familje u largua nga kisha. Pastori foli të vërtetën, por e bëri pa dashuri.

Ndoshta ju nuk predikoni nga podiumi përpara kishës, mirëpo në leximin tonë për sot, Pali po flet rreth mënyrës se si e shpallim ungjillin ne të gjithë me jetën dhe fjalët tona. Qëllimi ynë është që të themi të vërtetën dhe të jetojmë në atë mënyrë që ua zbulon dritën e lavdisë së Perëndisë, veçanërisht jobesimtarëve (v. 6). Shpallja e ungjillit mund të jetë plot me rreziqe. Xhon Stot (John Stott), në librin e tij me titull “Mes dy botëve” (Between Two Worlds), na paralajmëron për predikimin e rrënjosur tek arroganca, qoftë ajo përmes epërsisë intelektuale, promovimit të vetvetes apo manipulimit. Kjo lloj shpallje nuk ka vend në shërbesën e krishterë.

Predikimi duhet të jetë në përputhje me të gjithë këshillën e Perëndisë, siç na është zbuluar në gjithë Biblën. Vetë Jezusi dha mësim baraspeshën edhe të ligjit dhe rendit, edhe të mëshirës dhe faljes (Mt. 18:15-22). Merrni në konsideratë jetën tuaj dhe fjalët tuaja, nëse po e thoni ose jo të vërtetën me dashuri (1 Kor. 13:1). — Drejtuesi i shërbesës në Azinë Jugore

Ndërsa luteni, i kërkoni urtësi Perëndisë për të folur të vërtetën.

web1-woh-21-prill

Epifania e Asafit

Dita 21 | Lexoni nga Psalmi 73:15-28 Derisa hyra në shenjtëroren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre. (v. 17) Kur isha një nënë e re isha e përhapu ...

Tags: No tags