web-woh-10-prill

Predikimi profetik

Dita 10 | Lexoni nga Jeremia 7:1-11

Ja, ju u besoni fjalëve mashtruese, nga të cilat s’keni fare dobi. (v.8)

Më duket mua që disa prej kishave dhe pastorëve më të suksesshëm që shoh janë ata që vetëm predikojnë lajme të mira. Kjo lloj ligjërate nxitëse është projektuar për të arritur një popullaritet të shpejtë dhe për të shmangur koston e refuzimit personal, përndjekjes dhe vetmisë. Gjithçka rrotullohet rreth fitimit maksimal përmes investimit minimal, pra, një mesazh që premton gjithçka dhe nuk u kërkon dëgjuesve të sakrifikojnë ndonjë gjë.

Jeremia me raste njihet edhe si profeti vajtues, për shkak të pikëllimit të madh që ai kishte për mëkatet e popullit të tij dhe për gjykimin e pashmangshëm që i duhej të shpallte. E megjithatë, kur ai predikonte ai ishte i guximshëm, i palëkundur, ngulmues, besnik dhe emocionalisht i çiltër teksa përcillte mesazhin nga Perëndia. Pavarësisht refuzimit, përndjekjes dhe vetmisë, ai refuzoi që t’i bashkohej grupit të profetëve të rremë, të cilët përfitonin nga shpallja e lajmeve të mira të rreme. Jeremia ishte i përkushtuar ndaj të gjithë të vërtetës, i ekuilibruar siç duhet mes gjykimit dhe shpresës, duke personifikuar pikëllimin e Perëndisë për një komb rebel, e megjithatë tregonte me gisht drejt një besëlidhjeje ripërtëritëse në të ardhmen.

Predikimi profetik është bashkëkohor, i përshtatshëm dhe i mbushur me urtësinë shpirtërore të jetës. Po ju, çfarë lajmesh zgjidhni të dëgjoni? A jeni të gatshëm të dëgjoni ato lloj lajmesh besnike e të mbushura plot të vërtetë, të cilat ju afrojnë më shumë tek Perëndia? Përmes Jeremias, Perëndia na thërret në pendesë dhe na premton një të ardhme kur ne kthehemi tek ai (Jer. 29:11). — Drejtuesi i shërbesës në Azinë Jugore

Ndërsa luteni, kthehuni tek Perëndia dhe rrëfeni besimin që keni në të.

web1-woh-21-prill

Epifania e Asafit

Dita 21 | Lexoni nga Psalmi 73:15-28 Derisa hyra në shenjtëroren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre. (v. 17) Kur isha një nënë e re isha e përhapu ...

Tags: No tags