Dita 15 | Lexoni nga Luka 15:11-24
Do t’i pastroj nga çdo paudhësi e tyre me të cilën kanë mëkatuar kundër meje dhe do t’ua fal të gjitha paudhësitë e tyre me të cilat kanë mëkatuar dhe me të cilat kanë ngritur krye kundër meje. (Jer. 33:8)
Mëkati fillon me egoizëm dhe mbaron me ndarje. Egoizmi nuk arrin të nderojë vullnetin dhe e injoron Perëndinë, Krijuesin tonë. Ndarja nga Perëndia na izolon nga çdo ndihmë, dhe na kap në grackë nën egon dhe dëshirën tonë për kënaqësinë që i shërben vetëm vetes sonë. Që të dyja janë thjesht një rebelim ndaj Perëndisë. Vuajtja e pason ndarjen nga Perëndia më shpejt nga sa mendojmë ne.
Leximi për sot nga Bibla është shëmbëlltyra e djalit plangprishës, një histori kjo të cilën Jezusi e tregon për të ilustruar reagimet ndaj mëkatit. Një djalë i ri largohet nga babai dhe nga shtëpia e tij për të rendur pas kënaqësive dhe për të jetuar jetën e vet. Mirëpo, kur humb gjithçka, ai kujtohet se ka hequr dorë nga shumëçka, kështu që kthehet në shtëpi. Pjesa që theksohet në këtë histori nuk është egoizmi, ndarja apo vuajtja që ky djalë përjetoi, po përkundrazi është fakti që ai merr përsipër të kujtojë, të kuptojë dhe të kthehet. Djali më i ri ishte i gatshëm të pendohej për mëkatin e tij dhe ishte i gatshëm të kthehej në shtëpi, edhe pse i turpëruar. Dhe kur e bëri këtë, ai u prit me një dashuri të jashtëzakonshme nga i ati.
Po ju si reagoni ndaj mëkatit tuaj dhe mëkatit të të tjerëve? Në zërin e profetëve, në zërin e Jezusit, shpëtimtarit tonë, dhe në zërin e vëllezërve dhe motrave tona sot, ne marrim ftesën për të dëgjuar zërin hyjnor të ripërtëritjes dhe pastaj ta ndajmë atë me të tjerët. Perëndia po pret ta takojë me dashuri çdo mëkatar. Kush në jetën tuaj ka nevojë ta dëgjojë sot këtë lajm të mirë? — Drejtuesi i shërbesës në Azinë Jugore
Ndërsa luteni, i kërkoni Perëndisë t’ju forcojë që të ndani lajmin e mirë të shpëtimit.
Epifania e Asafit
Dita 21 | Lexoni nga Psalmi 73:15-28 Derisa hyra në shenjtëroren e Perëndisë dhe mora parasysh fundin e tyre. (v. 17) Kur isha një nënë e re isha e përhapu ...
Një krahasim shqetësues
Dita 20 | Lexoni nga Psalmi 73:1-14 Sepse i kisha zili mburravecët, duke parë begatinë e njerëzve të këqij. (v. 3) Një nga shprehjet e mia të preferuara ës ...
Gjërat që nuk mund t’i kontrollojmë
Dita 19 | Lexoni nga Predikuesit 9:1-12 Të drejtët e të urtët dhe veprat e tyre janë në duart e Perëndisë. (v. 1) Para tre vitesh, pasi u kthyem nga një ud ...
Punë, urtësi dhe sfilitje
Dita 18 | Lexoni nga Predikuesit 2:9-20 Pastaj u ktheva të shikoj tërë veprat që kishin bërë duart e mia ... dhe, ja, të gjitha ishin kotësi dhe një kërkim p ...
Një tablo e sfilitjes
Dita 17 | Lexoni nga Predikuesit 1:1-11 Tërë gjërat kërkojnë mund, më tepër nga sa mund të thotë njeriu. (v. 8) Fjalori anglisht i Oksfordit e përkufizon " ...
Perëndia i të sfiliturve
Dita 16 | Lexoni nga Isaia 40:25-31 Ai i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të këputurit. (v. 29) Çfarë i pengon më së shumti besimtarët në ecjen e ty ...
Premtimi i ripërtëritjes
Dita 15 | Lexoni nga Luka 15:11-24 Do t'i pastroj nga çdo paudhësi e tyre me të cilën kanë mëkatuar kundër meje dhe do t'ua fal të gjitha paudhësitë e tyre m ...
Kur u bëhet thirrje bishave
Dita 14 | Lexoni nga Isaia 56:9-12 O ju mbarë, kafshë të fushave, ejani të hani; ejani, ju mbarë kafshë të pyllit! (v. 9) Ndonjëherë, duket sikur jemi të r ...









