web-woh-7-dhjetor

Princ i paqes

Loading poll …

Meditime 7 Dhjetor (Lexoni nga Mateu: 2:1-18)

Do të quhet… Princ i paqes. (Isaia 9:6)

Një foto në median sociale më la pa frymë: një imazh i një fëmije që po e nxirrnin nga rrënojat në një tokë të shkatërruar nga lufta. Zemra m’u pikëllua kur e kuptova që fëmija ishte i vdekur. Ndonjëherë e harroj fare lehtë se në tokën relativisht të paqtë ku jetoj, luftërat ziejnë gjatë gjithë kohës, anembanë globit.

Edhe pas Krishtlindjes së parë, shpërtheu dhuna dhe vdiqën fëmijë. Foshnja Jezus frymëzoi përkushtim të stërmadh, ndërsa dijetarët përshkuan qindra kilometra vetëm që të binin përmbys para tij, por foshnja Jezus frymëzoi edhe përndjekje të stërmadhe. Në një tentativë për të shkatërruar rivalin e tij të supozuar, mbreti Herod “urdhëroi të vriten të gjithë fëmijët meshkuj që ishin në Bethlehem” (Mateu 2:16). Ç’përmbushje e trishtë e “një vaje një qarje dhe gjëmë e madhe” të profetizuar (v. 18). Si mund të jetë kjo mënyra se si bota do ta priste Princin e Paqes? Më shumë se 2000 vjet më pas, si mund të përballemi ende me të njëjtën mungesë të trishtë të paqes në botë?

Gjatë Adventit, ne mezi e presim kremtimin e foshnjës Jezus, por mezi presim edhe ditën kur Krishti do të vijë sërish në lavdi. Disa aspekte të identitetit të Jezusit nuk janë përmbushur ende plotësisht në tokë. Kur Jezusi eci mes nesh fillimisht, Ai erdhi për të ofruar paqe për zemrat e individëve që e besojnë Atë. Kur të vijë herën e dytë, Ai do të mbretërojë mbi të gjithë botën si Princi i Paqes.– Sarah Sanderson.

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’u sjellë fundin luftërave dhe të mbrojë të gjithë ata që ngecin mes tyre!

#Krishtlindje #Christmas #fjalëteshpresës #meditime

web-dita-43-woha-43

I njohur për ta

Dita 43 | Lexoni nga Luka 24:25-35 “...e kishin njohur në ndarjen e bukës.” (v. 35) Kur vjehrri im i ndjerë na drejtonte në lutje, ai shpesh shtonte kët ...

web-dita-42-woha-42

Një vakt në Emaus

Dita 42 | Lexoni nga Luka 24:13-27 “Ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.” (v. 27) Pas ringjalljes së Tij, Jezusi u takua ...

web-dita-41-woha-41

Darka e Zotit

Dita 41 | Lexoni nga: Luka 22:14-23 “...bëni këtë në përkujtimin tim.'' (v. 19) Ka disa pasazhe që janë kaq të njohura sa duket sikur nuk i lexojmë më m ...

web-dita-39-woha-39

Darkë me miqtë

Dita 39 | Lexoni nga Gjoni 12:1-11 “Jezusi, pra, tha: ''Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim.” (v. 7) Darka me miqtë zakonisht është një kohë ...

Tags: No tags