web-woh-83-dhjetor

Princi i paqes

Dita 83 — Lexoni nga: Isaia 9:1-7

“Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja…” (v. 7)

Për besimtarët në Jezusin, sezoni i Krishtlindjes mund të sjellë një ndjesi konflikti. Adventi dhe Krishtlindja duhet të jenë një kohë festimi i sinqertë. E nderojmë Perëndinë kur të krishterët qëndrojnë dhe e përlëvdojnë Atë për dhuratën e Birit të Tij, shpëtimtarit tonë. Por sërish kremtimi ynë bëhet në një krijim që rënkon nën peshën e mëkatit njerëzor (Rom. 8:22). Ky tension ngre dy tundime. I pari është të mbytim tingujt e botës që vuan me zhurmën e festimeve tona. I dyti është që të bashkohemi me drejtuesit politikë dhe lëvizjet sociale të cilat shpresojmë t’i rregullojnë gjërat në pjesën tjetër të botës.

Në vend të këtyre, Adventi na fton që të presim. Gjatë kësaj periudhe, praktikojmë pritjen si disiplinë shpirtërore. Isaia 9 na jep një shikim të antidotit të Perëndisë për këtë botë të rënë. Antidoti i Perëndisë nuk është një perandori që do ta detyronte me forcë krijimin të nënshtrohej (v. 4). As nuk është një ushtri që do të zhdukte çdo kundërshti (v. 5). Antidoti i Perëndisë është paqja (Shalom): Jeta do të drejtësohet (v. 7). Një fund i perandorive dhe ushtrive, pabarazisë ekonomike, mbikonsumit dhe abuzimit.

Ky premtim na jep aftësinë që t’i bëjmë ballë dy tundimeve të Adventit. Nuk kemi nevojë që festimet tona të bëhen një “shalom” i menjëhershëm dhe i rremë. “Shalom”-i i vërtetë po vjen. Nuk kemi nevojë që drejtuesit tanë politikë të imponojnë llojin tonë të paqes. Paqja e vërtetë po vjen, në duart e Princit tonë të Paqes. Këtë periudhë prisni paqen e premtuar të Shpëtimtarit tonë. — Ben Van Arragon

Ndërsa luteni, përlëvdoni Princin e Paqes.

web-woh-83-dhjetor

Princi i paqes

Dita 83 — Lexoni nga: Isaia 9:1-7“Nuk do të ketë të sosur rritja e perandorisë së tij dhe paqja…” (v. 7)Për besimtarët në Jezusin, sezoni i Krishtlindjes mund ...

web-woh-81-dhjetor

Gëzimi i Tij

Dita 81 — Lexoni nga: Hebrenjve 12:1-11“…për gëzimin që ishte përpara tij, duroi kryqin…” (v. 2)Kur isha i vogël, dy ditët e mia të preferuara të vitit ishin d ...

web-woh-80-dhjetor

Gëzimi ynë i plotë

Dita 80 — Lexoni nga: Gjoni 16:16-24“…kërkoni dhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.” (v. 24)Gati një e treta e ungjillit sipas Gjonit i përkushtohe ...

web-woh-79-dhjetor

Kërcej nga gëzimi

Dita 79 — Lexoni nga: Luka 1:39-55“…fryma im ngazëllon në Perëndinë, Shpëtimtarin tim.” (v. 47)Marinë dhe Elizabetën i prisin vuajtje të mëdha përpara. Si grua ...

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags