web-woh-30-nen

Pritja

Loading poll …

Meditime 30 Nëntor (Lexoni nga Isaia 40:21-31)

Por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur. (v. 31)

A jua ka kërkuar njeri të “prisni mu këtu”, ndërsa ata shkuan të merrnin një dhuratë për ju? A ju kanë sfiduar ndonjëherë t’i besoni procesit, të kini durim ndërsa planet shpalosen apo hiqni dorë nga pritshmëritë tuaja dhe të rrini në pritje me besim në të panjohurën?

Periudha e Adventit nis nesër. Kjo kohë pritjeje është një periudhë që të krishterët e pranuan fillimisht që nga shekulli i katërt. Adventi ka të bëjë me pritjen e qëllimshme; një kohë e veçantë pritshmërie e përqendruar rreth kremtimit të lindjes së Jezusit. Në këtë periudhë na inkurajojnë t’i ulim ritmet, ta lejojmë Frymën e Shenjtë të na çojë drejt pendesës dhe ripërtëritjes dhe të presim me durim për adventin (ardhjen) e Jezusit që e festojmë çdo Krishtlindje.

Ndërsa e mbyllim këtë seri meditimesh për mirënjohjen, shpresoj që të mund të presim gjithë gëzim edhe ardhjen e dytë të Krishtit, kur Ai do të zbresë në tokë edhe një herë për të mbledhur të gjithë ata që besojnë dhe do t’i çojë në shtëpi në qiell (Gjoni 3:16; 14:3).

Nëse nuk ia keni rrëfyer mëkatet Jezusit dhe nuk e keni pranuar dhuratën e Tij të jetës së përjetshme, ju lutem, mos prisni më gjatë! Krishti na ka premtuar jetë të përjetshme – pa mëkat, pa dhimbje dhe pa pikëllim. Nuk mund të jemi mirënjohës për diçka më të madhe se kjo. Le ta nderojmë Perëndinë me jetët tona, të jetojmë në mirënjohje dhe pritje të zellshme për përjetësinë me Të! – Joy Petroelje

Ndërsa luteni, falënderojeni Perëndinë për ardhjen e parë të Krishtit dhe për kohën kur Ai do të vijë sërish!

#30nentor #fjalëteshpresës #meditime #app #ios #android

web-dita-43-woha-43

I njohur për ta

Dita 43 | Lexoni nga Luka 24:25-35 “...e kishin njohur në ndarjen e bukës.” (v. 35) Kur vjehrri im i ndjerë na drejtonte në lutje, ai shpesh shtonte kët ...

web-dita-42-woha-42

Një vakt në Emaus

Dita 42 | Lexoni nga Luka 24:13-27 “Ai u shpjegoi atyre në të gjitha Shkrimet gjërat që i takonin atij.” (v. 27) Pas ringjalljes së Tij, Jezusi u takua ...

web-dita-41-woha-41

Darka e Zotit

Dita 41 | Lexoni nga: Luka 22:14-23 “...bëni këtë në përkujtimin tim.'' (v. 19) Ka disa pasazhe që janë kaq të njohura sa duket sikur nuk i lexojmë më m ...

web-dita-39-woha-39

Darkë me miqtë

Dita 39 | Lexoni nga Gjoni 12:1-11 “Jezusi, pra, tha: ''Lëre! Ajo e ka ruajtur për ditën e varrimit tim.” (v. 7) Darka me miqtë zakonisht është një kohë ...

Tags: No tags