web-woh-28-janar

Pritshmëritë e Perëndisë

Dita 28 | Lexoni nga Eksodi 4:1-2

Ç’është ajo që ke në dorë? (v.2)

Moisiu i bën pyetje Perëndisë: “Kush jam unë?” dhe “Kush je ti?” Perëndia përgjigjet me një vizion të madh (çliro popullin tim) dhe me një premtim të madh (ata do të të paguajnë të largohesh). Tani, është radha e Perëndisë të bëjë një pyetje: “Ç’është ajo që ke në dorë?” (v.2). Një bari mban një shkop, sigurisht!
Por mendoni se çfarë na tregon pyetja e Perëndisë për Perëndinë dhe për veten tonë. Perëndia i kërkon popullit të tij të ketë besim te ai për të bërë gjëra të mëdha. Nuk është detyrë e lehtë të “shkosh… dhe bësh dishepuj nga të gjitha kombet” (Mt. 28:19). Por duke pyetur: “Ç’është ajo që ke në dorë?” Perëndia fillon me atë që ne tashmë kemi. Moisiu duhet të fillojë me shkopin e tij. Ai shpejt do të përdoret në mënyra përtej kullotjes së deleve, por Perëndia fillon me atë që Moisiu tashmë e di.

Në ditët e mia të vështira të hershme si pastor i ri, Dr. Charles Van Engen foli për këtë tekst në emërimin tim: “Xhon, Perëndia nuk pret më shumë nga ti se ajo që ke në dorë. Por ai pret që ti të përdorësh atë që ke në dorë.” Unë lutem për veten dhe për ty të ndjesh shtytjen e Perëndisë në një mënyrë të madhe dhe për gjëra të mëdha – gjëra që ti dhe unë mendojmë se janë shumë të mëdha. Dhe shpresoj të dëgjosh Perëndinë duke të të pyetur: “Ç’është ajo që ke në dorë?” Harroje atë çfarë nuk ke. Fillo me atë që tashmë e ke. Perëndia do të sigurojë atë që nevojitet më pas. — Jon Opgenorth

Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju tregojë çfarë ka vendosur tashmë në dorën tuaj.

web-woh-27-janar

Çfarë Duhet të Bëj?

Dita 27 | Lexoni nga Eksodi 3:16-22Shko… (v.16)Krishterimi në thelb është një fe e “dërgimit”. Abrahami dhe familja e tij nisen, duke lënë familjen dhe shtëpin ...

web-woh-89-dhjetor

Lutuni pa pushim

Dita 89 — Lexoni nga: 1 Thesalonikasve 5:16-18“Jini gjithmonë të gëzuar. Lutuni pa pushim. Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në ...

web-woh-88-dhjetor

Lutja dhe identiteti

Dita 88 — Lexoni nga: Psalmi 131“O Zot, zemra ime nuk është mendjemadhe dhe sytë e mi nuk janë krenarë, dhe unë nuk merrem me gjëra tepër të mëdha dhe tepër të ...

web-woh-87-dhjetor

E fuqishme dhe efektive

Dita 87 — Lexoni nga: Jakobi 5:13-18“…shumë fuqi ka lutja e të drejtit kur bëhet me gjithë shpirt.” (v. 16)Njerëzit sot tërhiqen nga çdo gjë që është efikase d ...

Tags: No tags