Muri lëvizës(Ndarja mes qeverisë dhe besimit) 2
Një tjetër vend që qeveria ka marrë në kurriz të fesë është sistemi i arsimit publik. Është ilegale të bësh lutje publike nëpër klasa apo para një loje futbolli apo në ceremoninë e diplomimit. Fundja fare, këto janë shkolla qeveritare, dhe shteti dhe kisha duhet të qëndrojnë të ndarë. Nëse ti je një mësues në një shkollë publike, do të bëje mirë të mos luteshe në klasë para nxënësve.
Më mirë mos cito vargje nga Bibla. Në anën tjetër, ti ndoshta je i detyruar t’i shpërndash prezervativë adoleshentëve, edhe pse ata mund të vijnë nga familje besimtare, të cilat besojnë se seksi jashtë martese është diçka imorale.
Unë njoh një vajzë e cila ishte vetëm tetëmbëdhjetë vjeçe dhe po merrte mësime për patentën në një auto-shkollë. Instruktori që po i bënte guidën gjeti rastin t’i fliste asaj vajze se sa krenar ishte ai për motrën e tij lesbike. Duhet të jetë e vështirë të shmangësh këtë lloj reklame për homoseksualizmin, në një orë guide, por ai zbuloi një mënyrë për ta bërë këtë. Po ta përdorte orën e mësimit për të mburrur një njeri që e do shumë Krishtin, ai do të kishte hyrë në telashe. Por asgjë nuk i ndodhi pse reklamoi lidhjen mes lesbikeve. Muri vazhdon të lëvizë dhe të bëhet gjithmonë e më i lartë.
Buxhetet qeveritare, vazhdojnë të rriten, dhe ndërsa buxheti rritet, muri vazhdon të lëvizë. Qeveria jo vetëm që interesohet për legjislacionin bazë dhe zbatimin e ligjit, por është thellësisht e përfshirë në sistemin bankar dhe tregtar, në ndihmën sociale, në kursimet për pension, në shëndetësi, në radio në televizion, në ndarjen zonale dhe planifikimin e qytetit, në arte, në arsim, e sa e sa fusha të tjera. E vërteta është se qeveria është më e madhe se kurrë, dhe është përfshirë në më shumë territore se më parë. Kudo ku shkon qeveria, eliminohen kompetencat domethënëse të Perëndisë. Kisha duhet të qëndrojë jashtë gjithçkaje, në të cilën është përfshirë qeveria dhe duke qenë se qeveria është përfshirë pothuajse në gjithçka, roli publik i besimit është reduktuar pothuajse në asgjë. Muri vazhdon të lëvizë dhe të bëhet akoma më i lartë.
Perëndia dhe Cezari
Ndoshta ti je duke menduar: Po ti je pastor, pse flet një pastor kështu për qeverinë? Po unë jam pastor. Dhe mendohet që pastorët flasin gjithmonë për gjëra “personale” dhe “ private” apo “shpirtërore”, por nuk merren me çështje publike.
Pse u nxita për të folur për këtë temë sot. Ndërkohë që mund të kisha folur për shumë ide frymëzuese se si njerëzit të ndihen më pranë Perëndisë. Apo mund të kisha folur për Biblën në vend që të flisja për politikën.
Mirë, unë shpesh u flas njerëzve si të marrin jetën e përjetshme me anë të Jezusit, si të afrohen me Perëndinë, por për shkak se i mësoj njerëzve Biblën më duhet të flas edhe për këto gjëra. Bibla thotë, " Zotit i përket toka dhe të gjitha gjërat që janë mbi të. " (Psalmi 24:1) Gjithçka! Besimi biblik nuk është thjesht një ndjenjë apo një bindje personale, apo një marrëdhënie private me Perëndinë. Ai ndikon çdo pjesë të jetës sonë. Nëse qeveria vazhdon të zgjerojë qëllimin e saj dhe vazhdon të ngulmojë ndalimin e ndikimit fetar dhe moral nga çdo gjë që qeveria prek, atëherë ajo është në rrjedhën e rrënimit me autoritetin e Perëndisë. Në zemër të besimit të krishterë është rrëfimi "Jezusi është Zot." Jezusi jo vetëm që ka një vend në zemrat tona, por ia gëzon të drejta të plota mbi gjithçka në jetët tona. Perëndia është tepër i madh për tu kufizuar në disa zona të jetës sonë, zona në të cilat qeveria qëndron jashtë.
Ideja e murit ndarës mes kishës dhe shtetit është përdorur për të larguar besimin e krishterë dhe parimet biblike në çdo zonë në të cilën është përfshirë edhe qeveria. Dhe meqenëse qeveria po përfshihet pothuajse në gjithçka, besimi nuk po lejohet të ndikojë pothuajse asgjë. Besimi trajtohet si një ndjenjë personale që duhet të mbahet në një cep të vogël. Para se të ulemi dhe të pranojmë këtë, dhe para se t’i kërkojmë qeverisë të bëjë akoma më shumë për ne, duhet të vrasim mendjen më shumë se cili është roli i qeverisë dhe kufijtë e saj.
Jezusin e pyetën dikur, nëse ishte e drejtë t’ia paguanin taksat qeverisë. Ai u përgjigj: " Jepni, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit dhe Perëndisë atë që i përket Perëndisë''. (Mateu 22:21) Jezusi nuk sulmoi qeverinë as nuk tha “mos i paguani taksat”. Qeveria ka rolin e vet në planin e Perëndisë, për njerëzimin. Prandaj mos u bëj një fanatik, kundër qeveritar. "Jepi Cezarit atë që i takon Cezarit."
Por sigurohu që t’i japësh Zotit atë që i takon Zotit. Jepi qeverisë atë që i takon qeverisë, por mos i jep asaj gjithçka.
Mos lejo murin që lëviz të të bëjë ty të mendosh se qeveria ka të drejtën dhe përgjegjësinë të kontrollojë çdo zonë të jetës tënde. Dhe mos lejo lartësinë e këtij mur të të shtyjë të mendosh se qeveria është ajo zonë e jetës ku nuk ka vend për Perëndinë, apo një vend ku vullneti i tij nuk ka rëndësi. Jepi Cezarit atë që i takon, por mbi të gjitha sigurohu t’i japësh Perëndisë atë që i takon Perëndisë. Jepi Zotit dashurinë dhe besnikërinë tënde më të lartë. Ji i bindur në çdo aspekt të jetës. Kur autoritetet qeverisëse promovojnë gjëra që nuk janë në përputhje me vullnetin e Perëndisë, bindu Perëndisë, jo njeriut. Dhe atje ku qeveria merr mbi vete përgjegjësitë që Perëndia nuk i ka dhënë fare, puno dhe kufizo masën dhe pushtetin e qeverisë. Cezari nuk është Perëndia.
Qeveria mund ta ketë gabim të paktën në dy pika. Njëra është të ndërmarrë veprime në një zonë që me të drejtë i përket qeverisë, por ndërmerr veprimet e gabuara. Për shembull, është e drejtë për një qeveri të ketë ushtri dhe forca policore, por mund të jetë tmerrësisht e gabuar të përdorë ushtrinë dhe policinë për të trembur apo edhe kërcënuar njerëzit që nuk kanë kryer asnjë krim. Kur qeveria bën të këqija në zona të autoritetit legjitim, murri është tepër i lartë. Ndonëse drejtuesit shkelin moralin mos harro se ata janë nën një ligj më të lartë dhe duhet t’i përgjigjen Perëndisë për mënyrën se si e kanë përdorur pushtetin e tyre.
Por ka një pikë tjetër, ku mund të gabojë qeveria, jo vetëm duke bërë ligësi në një zonë me drejtësi të plotë, por duke u munduar të bëjë mirë në zona që nuk janë fare nën kontrollin e qeverisë. Për shembull, Bibla e shpreh qartë se është përgjegjësia e prindërve të trajnojë dhe edukojë fëmijët. Dhe sërish shkollimi është bërë një industri multi-miliardere, të gjitha këto në emër të së mirës së fëmijëve. Kur qeveria mundohet të bëjë të mirë në zonat që i përkasin disa institucioneve të tjera, siç është kisha apo familja, muri shkon shumë lart.
Mund të jetë e vështirë të dish se si vullneti i Perëndisë i përshtatet zonave legjitime të qeverisë, dhe mund të jetë akoma më e vështirë të dish nëse qeveria nuk duhet përfshirë fare në zona të caktuara. Ne nuk mund të merremi me tërë aspektet e kësaj çështjeje, sepse minutave tona u erdhi fundi, por edhe për një tjetër arsye… se unë nuk i di të gjitha arsyet. Por kam edhe një ide tjetër në lidhje me problemet në edukimin e fëmijëve. Për këtë do të flasim në programin e herës së ardhshme.