Titulli: Muri lëvizës (Ndarja mes qeverisë dhe besimit)
Sot do të flasim për murin ndarës që ekziston mes kishës dhe shtetit. Në shumë kultura kisha ndikohet shumë prej shtetit dhe anasjelltas. Në Shqipëri besimi ungjillor dhe kishat ungjillore janë njohur para pak kohësh dhe le të themi se kjo ka i ka sjellë shumë të mira ungjillorëve. A ndërhyn shteti në kishën tonë sot? apo ekziston një mur ndarës tepër i lartë muri i lirisë fetare, si në shumë shoqëri të tjera? A po ndërhyn qeveria në territore që janë menduar se i përkasin kishës? A ka një lloj kufiri mes përgjegjësive fetare dhe atyre qeveritare? Do të prekim të gjitha këto. Më konkretisht na ndiqni në këto minuta!
Më lejoni t’ju tregoj për një mur të pazakontë. Ky mur u ndërtua për të shënuar kufirin mes dy zonave të ndryshme dhe shërbente për disa arsye të vlefshme. Por më pas muri filloi të bënte gjëra të çuditshme, dhe vazhdon t’i bëjë ato sot. Ky mur nuk do të qëndrojë në të njëjtin vend; vazhdon të lëvizë. Dhe nuk do të ketë të njëjtën lartësi; ai vazhdon të bëhet më i lartë. Mund të duket marrëzi që një mur të bëjë diçka të tillë. Por kjo është pikërisht ajo çka ka qenë duke bërë muri i vendosur mes kishës dhe shtetit: ky mur vazhdon të bëhet gjithmonë e më i lartë.
Ky mur ndarjeje së pari u ndërtua në emër të lirisë fetare. Ideja kryesore ishte që qeveritë e kombeve nuk duhet të mbështesin një kishë të veçantë apo të ndërhyjnë në të drejtën e ushtrimit të lirisë fetare. Nuk është detyrë e kishës të drejtojë qeverinë, dhe nuk është detyrë e qeverisë të drejtojë kishën. Dhe kështu mund të ketë urtësi në të pasurin e një lloj kufiri mes përgjegjësive të qeverisë dhe përgjegjësive të institucioneve fetare.
Problemi është se, muri vazhdon të lëvizë. Qeveria vazhdon të shtyjë murin më tej, që të ketë pak më shumë vend për veten. Qeveria bëhet gjithmonë e më e madhe, dhe vazhdon të marrë përgjegjësi, sa më shumë përgjegjësi, pothuajse në çdo zonë të jetës.
Për më tepër teksa muri lëviz, vazhdon të bëhet më i lartë. Fillimisht muri i ndarjes ishte menduar të parandalonte qeverinë të persekutonte ndonjë. Por kohët e fundit muri është bërë më i lartë dhe më i vështirë për tu ngjitur, prandaj kjo parandalon tani ndikimin fetar dhe moral që të hyjë në një sferë të jetës në të cilën është përfshirë qeveria.
Teksa qeveria vazhdon të lëvizë murrin, e ta bëjë më të lartë, është i pashmangshëm rezultati që roli i qeverisë të rritet dhe roli i kishës të tkurret. Për çfarë është e interesuar qeveria në këtë ditë? Ajo çka po bën qeveria tani është e njëjta histori si gjithmonë: të bëjë ligje dhe t’i forcojë ato për të mbrojtur mirëqenien e përgjithshme. Ligjet kundër vrasjes, vjedhjes dhe kështu me radhë janë jetësore për të mirën e të gjithëve. Por qeveria është rritur përtej këtyre gjërave.
Rritja e rolit të qeverisë
Një zonë, në të cilën muri po rritet është ndihma qeveritare për njerëzit në nevojë. Ajo që dikur ka qenë detyrë parësore e kishës, tashmë është marrë prej qeverisë. Qeveria ashtu siç e ka lëvizur murin, e ka bërë atë sa më të lartë që ka mundur. Nëse një kishë drejton një program për të ndihmuar njerëzit në nevojë, dhe pranon fonde qeveritare, do të ishte mirë të qëndronte te aspekti i dhënies së ndihmës, dhe të mos fliste për Perëndinë. Ata që përdorin fondet qeveritare për një program duhet të mundohen që të duken si ateistë.
Muri vazhdon të lëvizë dhe të bëhet më i lartë.
Qeveria po merr gjithmonë e më shumë pjesë në çështje të kujdesit shëndetësor, dhe kjo përfshirje në mjekësi ka pasoja. Spitalet të cilët drejtohen prej organizatave fetare, duhet të jenë të kujdesshëm të mos e promovojnë besimin e tyre, nëse spitali i tyre po merr ndihma qeveritare.
Klinikat të cilat trajtojnë problemet e varësive, shpesh përdorin programe që theksojnë rëndësinë e Perëndisë dhe anës shpirtërore, dhe këto programe janë shumë më efikase se programet e trajtimit të cilat shpërfillin Perëndinë, por si mund të përmendë Perëndinë një klinikë dhe sërish të përdorë fondet publike?
Një tjetër aspekt i përfshirjes qeveritare në shëndetësi është çështja e abortit. Shumë shtete dhe provinca nuk janë vetëm përkrahëse të mendimit se aborti është një zgjedhje, por miratojnë edhe abortin. Ata jo vetëm i lejojnë abortet; ata paguajnë për to me paratë e taksapaguesve.
Çështja nuk është aq e thjeshtë, sa ti lejosh njerëzit të zgjedhin abortin. Çështja është se detyrohen tërë taksapaguesit të paguajnë për abortin, edhe sikur ndonjërit kjo t’i duket e tmerrshme, ai është i detyruar të paguajë. Qeveria jo vetëm shpërfill bindjet fetare; por i shkel ato.
Disa në qeveri do të pëlqenin të përdornin paratë e shtetit për të paguar studiuesit që bëjnë kërkime për embrionet e njeriut dhe më pas i shkatërrojnë ato.
Shumë qytetarë të krishterë i shohin këto zbulime si shpërfillëse ndaj Perëndisë dhe shkatërruese për njerëzit, por ata të cilët nuk e kanë problem të shkatërrojnë embrionet mendojnë se besimi nuk ka pse të ndërhyjë në punët e qeverinë- sepse qeveria thjesht po sponsorizon këto zbulime. Muri vazhdon të lëvizë, dhe vazhdon të bëhet më i lartë.
Në çfarë tjetër është e përfshirë qeveria? Po ka edhe diçka tjetër. Qeveria rregullon komunikimin elektronik, si në radio ashtu edhe televizion. Kam dëgjuar se një shtet tjetër, Kanadaja ka ligje për sa i përket "ekuilibrit" në transmetim, dhe i ka përdorur këto ligje për të përjashtuar grupet fetare prej zotërimit dhe drejtimit të stacionit të tyre, dhe që të mos promovojnë besimin e tyre. Qeveria nuk do të lejojë një kishë të veçantë që të drejtojë rrjetin e vet, por qeveria vetë është përfshirë në transmetime publike. Për shembull në Kanada, zyrtarët kanë gjobitur oponentët e homoseksualizmit dhe kanë vendosur që citimi i vargjeve biblike kundër homoseksualizmit mund të jetë një e folur e papëlqyer në Media. Muri vazhdon të lëvizë dhe të bëhet më i lartë.
Një tjetër zonë e përfshirjes qeveritare janë kodet e ndërtimit dhe ligjet e ndarjes në zona. Nëse një komunitet përpiqet të parandalojë pornografinë, një gjykatë mund të refuzojë këtë parandalim në emër të lirisë së shprehjes. Por nëse një person është duke ndërtuar një shtëpi të re, inspektorët mund të kërkojnë jo vetëm standardet e sigurisë, por që shtëpia të ketë edhe llamba ndriçimi në dhomë- gardërobën, që nuk do të na duhen, priza dritash në vende që nuk do të përdoren dhe një sërë pajisjesh të tjerash, pra shpenzime të kota.
Pornografia është liri e garantuar; ndërtimi i një shtëpie sipas dëshirës nuk është një liri e garantuar. Ndonjëherë ligjet qeveritare ndalojnë ndërtimin e kishave në zona të caktuara të qytetit dhe pengojnë njerëzit që duan të mblidhen në një shtëpi për adhurim. Si gjithmonë, kur kisha dhe shteti rrëzohet, kisha duhet ti lerë vend rregullores qeveritare. Muri vazhdon të lëvizë dhe të bëhet akoma më i lartë.
Por ka më shumë se sa kaq. Qeveria siguron fonde për artet. Nëse kisha do të aplikonte për një ndihmë qeveritare për të paguar një artist të krishterë të realizojë një vepër arti në kishë, ndarja mes kishës dhe shtetit do të pengonte këto fonde. Por paratë e qeverisë kanë mbështetur disa prej shfaqjeve artistike më të ndyra, më imorale dhe kundër vlerave të krishtera. Muri vazhdon të lëvizë, dhe të bëhet më i lartë.
Kur mendohet që qeveria nuk duhet të mbështesë projekte si këto, disa artistë ngrihen kundër censurimit. Por ky nuk është censurim. Artistët në këto raste ngrenë zërin, e thonë dhe bëjnë çfarë të duan, dhe nuk ndalojnë aty. Ata duan që qeveria jo vetëm të lejojë ndyrësinë e tyre; por duan që qeveria të paguajë për ta. Përveç kundërshtive që rrethojnë shfaqjet e guximshme të këtyre artistëve që morën fonde qeveritare, një çështje më e rëndësishme është fakti nëse qeveria duhet të përfshihet në arte në vend të parë. Muri vazhdon të lëvizë, vazhdon të bëhet më i lartë.
Por nuk janë vetëm këto fakte. Ka plot të tjera ku unë dua ta ndalem. Më kuptoni drejt, nuk jam kundër qeverisë. Unë vetë i paguaj taksat dhe është mirë që çdo qytetar i krishterë të paguajë taksat, por ama është e drejta jonë të dimë se për çfarë përdoren ato taksa, dhe se ushtrimi i përgjegjësive nga ana e qeverisë nuk bie në kundërshtim me bindjet e besimit tim. A duhet të trajtohet besimi si çështje personale dhe të lihet jashtë marrjes së vendimeve që ndikojnë një shoqëri të tërë? Për këtë na ndiqni herën e ardhshme. Deri atëherë mirë u dëgjofshim!