Dhurata e intimitetit

Print

Dhurata e intimitetit (pjesa 2)

 

Por si?

Kjo është një pyetje shumë e vështirë për të dhënë përgjigje. Si mund të marrim dhuratën e intimitetit prej Perëndisë, mes kësaj bote me marrëdhënie të thyera, me intimitet të rremë, dhe njerëz të vetmuar?

Teksa mundohemi nga kjo pyetje, më lejo të kthehemi sërish tek çak , i braktisuri, dhe miku i tij Uillson, topi.

Pas një qëndrimi të gjatë në ishull, Çaku më në fund arrin të largohet nga ishulli me anë të një lundre të sajuar vetë.

Ai e merr Uillsonin me vete. Por aty në detin e hapur, Uillsoni humbet. Çaku ndihet i shkretuar, fillon të thërrasë

“Uillson!” Uillson!”, por Uillsoni nuk është më. Kjo skenë është një ndër skenat më kulmore në film, pasi menjëherë pas humbjes së Uillsonit, këtij miku të ngushtë të krijuar nga Çaku, një anije kalimtare e gjen Çakun. Pjesa tjetër e filmit jep në detaje përpjekjet e Çakut për tu rilidhur dhe rindërtuar intimitetin me qeniet e tjera njerëzore.

Ndryshe nga Çaku shumë nga ne nuk janë braktisur në një ishull të shkretë.

Por njëlloj si Çaku, shumë prej nesh kanë nevojë të rilidhen dhe të rindërtojnë marrëdhënie intime me qeniet e tjera njerëzore. Si e bëjmë ne këtë?

Më lejo të sugjeroj dy veprime konkrete që duhet ë merrni me qëllim që të jeni marrës të mirë të dhuratës së intimitetit të Perëndisë.

Së pari ne duhet shohim se çfarë na ka dhënë Perëndia për të gjetur intimitetin tonë.

Shiko tek Perëndia, dhe jo tek vetja, te Hollivudi, apo kultura jote, për të gjetur intimitet. Në tekstin tonë, Adami, nuk mundohet të krijojë intimitet të plotë me kafshët apo ndonjë tjetër krijesë. Ai thjesht pret një qenie njerëzore, që të vijë në jetën e tij. Ai ngre sytë tek Perëndia.

Arsyeja përse kjo është e rëndësishme, tregon se ne shpesh nuk shikojmë atë që na ka dhënë Perëndia.

Ne duhet të shikojmë marrëdhëniet me të cilat Perëndia na ka bekuar tashmë.

Kë na ka vendosur ai pranë? Shumë prej nesh, nuk shohin çfarë na ka dhënë Perëndia. në këmbim ne shohim rrotull për të parë atë që do të donim të kishim prej Perëndisë.

Shuam prej nesh që janë të martuar e kuptojnë se ku e kam fjalën.

Një problem i vërtetë në martesë është të mos qenit i kënaqur me partnerin apo partneren që kemi.

Ne nuk fokusohemi në këtë bekim, por fokusohemi në fajet, dështimet dhe dobësitë e tyre.

Ne fillojmë të shohim rrotull dhe themi:

“Hej e martë e mirë, përse nuk kam edhe unë një grua si filani.

“Pse nuk është edhe gruaja ime si kjo këtu, ose si ajo atje?”

Meqenëse po flasim për intimitetin sot, le të pranojmë se ky problem ekziston edhe në marrëdhënien tonë.

Në politikë, gjithmonë kërkojmë dikë ndryshe nga ai që është në pushtet.

Muaj më parë pata një bisedë me një çift, të cilët më treguan se sa herë shkonin për votim, votonin kutinë që thoshte: “asnjë nga kandidatët më lart”. (Hahata qesh këtu)

Në biznes pakënaqësia vihet re kur drejtuesit fajësojnë punonjësit ndërsa punonjësit i venë fajin drejtuesve për problemet që kalojnë.

Nëpër shkolla studentët mendojnë se problemi qëndron tek mësuesit; ndërsa mësuesit mendojnë se problemi janë nxënësit; dhe ndonjëherë të dyja palët mendojnë se e ka fajin administrata.

Ne shohim këtë mungesë kënaqësie edhe në marrëdhëniet tona në kishë.

Pastorët ndonjëherë lodhen me kishën e tyre.

Pastorët mendojnë; ” Ah sikur kisha ime të ishte më mirë. Ah sikur njerëzit e mi të ishin më shumë vizionarë, atëherë ne do të bënim gjëra më të mëdha së bashku.” Zoti e di nëse janë vetëm pastorët ata që mendojnë kështu.

Ndërsa anëtarët e kishës pyesin veten: “Si ka mundësi që ngecëm te ky pastor, nuk kishte tjetër?”

Pra siç e kuptoni edhe vetë, problemi është se ne shpesh nuk shohim te Perëndia.

Ne nuk shohim atë na ka dhënë Perëndia por shikojmë dhe kërkojmë atë që nuk ka dhënë.

Kështu ndodh kur jemi beqarë dhe jemi të pakënaqur me gjendjen tonë.

Kjo ndodh kur jemi prindër, dhe fëmija ynë i tretë vdes dhe ndihemi të mashtruar dhe të vjedhur prej Perëndisë, duke harruar disi apo duke mos llogaritur dy fëmijët e tjerë.

Kjo i ndodh edhe çifteve që nuk kanë fëmijë, dhe në zhgënjimin e tyre kuptojnë se po zmadhohet ndarja mes tyre.

Me pak fjalë, ne të gjithë e dimë, se çfarë do të thotë zhgënjim në marrëdhënie, sepse kërkojmë gjithkund tjetër për përmbushe, por nuk shikojmë atë që Perëndia tashmë na ka dhënë.

Kërkoje intimitetin tek Perëndia.

Mos u mundo ta gjesh atë vetë. Shumë probleme vijnë sepse ne vendosim që ta gjejmë vetë intimitetin.

Një i martuar mendon se do të gjejë intimitet jashtë martese, ndaj krijojnë lidhje me të tjerë.

Një beqar mendon, “unë nuk mund të rri qelibar” dhe kështu kërkon intimitet në shtratin e njerëzve të ndryshëm, për të zbuluar më vonë se është më i vetmuar se më parë.

Një person që po ndeshet me identitetin e tij seksual thotë, “unë duhet të gjej intimitetin tim diku,” dhe në vend që të kërkojnë tek Perëndia, dhe të gjejnë kuptimin e vërtetë të intimitetit, ata thjesht e injorojnë Perëndinë dhe standardet e tij.

Të gjithë ne, qofshim beqarë, të martuar, homoseksualë,  heteroseksualë, apo të divorcuar, cilido qoftë statusi ynë, duhet të kërkojmë intimitetin tonë te Perëndia.

Një nga mënyrat më të mira për tu siguruar se po kërkojmë intimitetin tonë tek Perëndia, është të sigurohemi se po bëjmë hapin e dytë që Adami bëri pasi Perëndia i dhuroi gruan.

Pra, ai gëzohet në intimitetin me të cilin e ka bekuar Perëndia.

Ne duhet të gëzojmë intimitetin që na jep Perëndia.

Adami zgjohet dhe shikon dhuratën e mirë të Perëndisë, Evën, e cila bëhet gruaja e tij. Ajo po qëndron përballë tij dhe ai shqipton fjalë e para.

Këto fjalë nuk janë një prozë e thjeshtë, as një fjalim i mërzitshëm; përkundrazi janë fjalë të bukura poetike.

Ai pohon: ” Kjo së fundi është kocka e kockave të mia dhe mishi i mishit tim. Ajo do të quhet grua sepse është nxjerrë nga burri.” Me këto fjalë gëzimi Adami pranon dhuratën e intimitetit që i jep Perëndia.

Pra nëse ke nënë edhe babë, nëse ke grua dhe fëmijë, miq dhe fqinjë të mirë, atëherë gëzohu për atë që të ka dhënë Perëndia.

Më beso, se nëse ti nuk gëzohesh për këto marrëdhënie që ke, në një pikë të caktuar do të fillosh të pikëllohesh për marrëdhëniet e tua.

Nëse ti nuk po gëzohesh për marrëdhëniet e tua, atëherë ke nisur rrugën drejt mungesës së lumturisë, mospërmbushjes, dhe përfundimisht je drejt mungesës së intimitetit.

Gëzohu për atë që Perëndia të ka dhënë teksa  shikon te Perëndia.

Ndoshta disa prej jush mendojnë, “pastor ndoshta për ty është e lehtë të thuash ‘kërkoje intimitetin tek Perëndia dhe gëzohu për marrëdhëniet që Perëndia të ka dhënë’.

Kjo është diçka e mirë për atë që ka një martesë të shëndetshme, dhe partneri nuk është abuzues, apo mashtrues, apo kur fëmijët të respektojnë dhe të nderojnë, ose kur ke fqinjë dhe kolegë të mirë.

Por çfarë mund të na thuash neve që jemi në marrëdhënie të këqija? Çfarë mund të thuash për ne që nuk kemi se për çfarë të gëzohemi?”

Nëse kjo është situata jote atëherë, nuk mund të jap një përgjigje të thjeshtë. Por do të sugjeroja që në rast se marrëdhëniet e tua janë tendosur apo shkatërruar, bën mirë të kthehesh tek hapi numër një.

Që është, të kthehesh te Perëndia dhe të kërkosh intimitetin tek Ai.

Para disa muajsh, unë fola me një grua të re nga kisha jonë, e cila kishte humbur të tre gjyshërit në një vit.

Kjo ishte goditje e madhe për të. Është e trishtueshme, por jo e padëgjuar.

Çfarë bëjmë kur kemi më shumë për të qarë se sa për të gëzuar?

Çfarë mund të bëjmë tjetër, veçse të shohim tek Perëndia?

T’i Kërkojmë Perëndisë që të kuptojmë se si mund të riparojmë dhe të shërojmë marrëdhëniet intime në jetën tonë.

Nëse shërimi apo riparimi i këtyre marrëdhënieve as që diskutohet, atëherë duhet të kërkosh tek Perëndia për të drejtuar në marrëdhënie të reja, më të mira dhe më të shëndetshme.

Në fund të filmit që kemi folur sot, “I braktisuri”, personazhi ynë Çaku, shfaqet në mes të udhëkryqeve të një qyteti.

Pothuajse gjithë marrëdhëniet e tij të mëparshme nuk janë më, për shkak të viteve që ka qenë larg, i ngecur në atë ishull të vetmuar.

Humbja e marrëdhënieve të mëparshme është po aq e vështirë sa të qëndruarit vetëm në atë ishull. Por teksa ai qëndron në udhëkryqe, ai ka mundësinë të ndërtojë marrëdhënie të reja.

I dashur popull i Zotit, në çfarëdo rrethanash qofsh, ti ke një mundësi, ke një dhuratë nga Perëndia.

Kjo është dhurata e intimitetit, me një qenie tjetër njerëzore.

Kërkoji Perëndisë. Kë ka vendosur ai në jetën tënde? Gëzohu për këto marrëdhënie dhe kërkoji Perëndisë drejtimin për intimitet. AMEN.