Kripë dhe dritë

Print

Kripë dhe dritë (pjesa 1)

Rreth e rrotull po dëgjoheshin thashetheme prej një grupi njerëzish të çuditshëm, dhe ishin nga ato thashetheme që të fusnin frikën. Bëhej fjalë për disa njerëz ateistë:  ata refuzonin fenë dhe vlerat tradicionale. I kthyen gjërat përmbys. Vunë në rrezik themelet e shoqërisë. Ata ishin kanibalë dhe bënin takime të fshehta, hanin mish njeriu dhe pinin gjak. Një grup i vogël si këta do të ishte mjaft i keq, por ky grup ishte goxha i madh dhe vazhdonte të zmadhohej. Qeveria hartoi ligje kundër tyre, por njerëzit vazhdonin të mblidheshin. Qeveria arrestoi dhe ekzekutoi shumë njerëz, që vazhdonin të mblidheshin. Sipas thashethemeve, këta kanibalë ateistë quheshin të krishterë dhe, ata ndiqnin një person me emrin Krisht.

Kjo ndodhi rreth vitit130, dhe të krishterët ishin njerëzit më të urryer në perandorinë romake. Por për disa arsye, po shtoheshin gjithmonë e më shumë njerëzit që po bëheshin të krishterë gjatë gjithë kohës. Pse? Kush ishte ky person i quajtur Krisht, dhe si ishin në të vërtetë ata të krishterë? Çfarë i shtyu disa njerëz që t’i përçmonin ata, ndërsa të tjerë të bashkoheshin me ta? Diogneti donte ta mësonte këtë.

Diogneti ishte një njeri që u bë kureshtar për Krishterimin. Ai i dinte thashethemet, por nuk besonte çdo gjë që dëgjonte. Ai kishte pak njohuri për të krishterët, dhe ajo që dinte nuk përshtatej me thashethemet. Ai zbuloi se ishte e vështirë të besonte se të krishterët ishin ateistë dhe kanibalë. Dukej sikur ata po adhuronin një perëndi të caktuar, si mund t’ i quash ata ateistë.

Sa për kanibalizëm, nuk kishte provë që edhe një person i vetëm të ishte vrarë nga të krishterët, kështu që si mund të ishin kanibalë ata? Nuk po vrisnin njeri, përkundrazi ishin ata që po vriteshin në këtë mes.

E vërteta e kësaj çështjeje ishte se të krishterët quheshin ateistë sepse njerëzit pretendonin se po të mos adhuroje perënditë dhe perëndeshat romake, e po të mos adhuroje perandorin si Zot, me siguri quheshe i pa perëndishëm. Vërdallë po thuhej se të krishterët ishin kanibalë, bazuar në keqkuptimin e njohur të fjalëve të parëndësishme, në lidhje me Darkën e Zotit. Njerëzit kur dëgjuan që trupi dhe gjaku hahej, dolën menjëherë në konkluzione që përfshinin vrasjen dhe ngrënien e njerëzve, kur në fakt të Krishterët po hanin veç bukën dhe po vinin verën në shenjë të trupit dhe gjakut të Jezusit.

Diogneti nuk e dinte saktësisht se ku dhe si u shtrembëruan ato fjalë, dhe nuk njihte tërë faktet për të krishterët, por ishte kureshtar. Më në fund, pati rastin të fliste vetë me një të krishterë. Ky i krishterë, emri i të cilit nuk e dimë ende, foli për veten sikur të ishte “një dishepull”, të paktën kështu e përshkroi Diogneti, ndërsa shkruante një letër në përgjigje të pyetjeve të tij, dhe ajo letër është ruajtur përgjatë shekujve. Ajo nuk është pjesë e Biblës, por ofron një pamje mbresëlënëse të Krishterimit rreth vitit 130 pas. Krishtit. pothuajse 100 vite pas shërbesës së Jezusit në tokë dhe, vetëm dekada pasi u shkruan librat e fundit të Biblës.

Si ishin të krishterët e parë? Cili është ndryshimi mes të krishterëve dhe njerëzve të tjerë? Ja se si i përgjigjet Diogneti kësaj pyetjeje:

Ajo çka i bën të krishterët të jenë ndryshe nga njerëzit e tjerë, nuk varet nga vendi ku jetojnë, gjuha, apo traditat që respektojnë. Të krishterët nuk zotërojnë qytetet në emrin e tyre, nuk flasin një gjuhë të veçantë, as nuk e identifikojnë veten me tradita sociale unike. Stili i tyre i të jetuarit, nuk është zbuluar prej një filozofi apo shkencëtari.

… Ata thjesht jetojnë aty ku ndodhen; ata ndjekin zakonet e vendit, për ushqimin, veshjen dhe sjelljen; dhe sërish ata  shfaqin një stil jete të mrekullueshëm dhe paradoksal.

Ata jetojnë ne vendet e tyre, por si njerëz që e dinë se shtëpia e tyre e vërtetë është diku tjetër… Ata martohen si gjithë njerëzit e tjerë; bëjnë fëmijë; por nuk abortojnë foshnjat e palindura. Ata kanë një tryezë të përbashkët, por nuk kanë një shtrat të përbashkët… Ata i kalojnë ditët e tyre në tokë, por janë qytetarë të qiellit. I binden ligjeve qeveritare, dhe në të njëjtën kohë bëjnë një lloj jete që kalon çdo lloj ligji. Ata i duan të gjithë njerëzit, dhe persekutohen nga të gjithë njerëzit. Janë të gjithë të panjohur dhe të dënuar; dënohen me vdekje dhe kthehen në jetë. Janë të varfër, megjithatë pasurojnë shumë njerëz të tjerë…. Janë të çliruar dhe të bekuar; ndihen të fyer, mirëpo nuk e kthejnë fyerjen; ata bëjnë të mira, megjithatë ndëshkohen si keqbërës. Kur ndëshkohen, gëzohen… megjithatë ata që i urrejnë këta, nuk janë në gjendje të japin ndonjë arsye për urrejtjen e tyre…

Megjithatë të krishterët, i nënshtrohen ditë pas dite ndëshkimit, ata rriten gjithmonë e më shumë në numër. Perëndia u ka caktuar atyre një rol model, e do të ishte shumë e gabuar për ta nëse do ta harronin.

Të krishterët e hershëm ishin ndryshe nga njerëzit e tjerë dhe kjo përbënte ndryshimin. Shekuj më parë, këta të krishterë ndryshuan botën, dhe të krishterë si këta mund të ndryshojnë botën sërish: e kam fjalën për ata të krishterë që janë të përfshirë në botë, dhe janë ndryshe nga bota, të krishterët që nuk përpiqen të, jenë të çuditshëm apo të qëndrojnë larg të tjerëve. E kam fjalën për ata të krishterë  jeta të cilëve bie në sy për mirë, po aq për mirë sa është e pamundur që njerëzit e tjerë mos ta vënë re.

I zakonshëm, megjithatë i jashtëzakonshëm

Ja se çdo të thotë të ndjekësh Jezusin. Ja se ç’donte të thoshte Jezusi në predikimin në mal kur i tha ndjekësve të tij: “Ju jeni kripa e tokës” dhe “Ju jeni drita e botës.” Kripa nuk është me të vërtetë kripë nëse nuk është e kripur; drita nuk është me të vërtetë dritë po qe se nuk ndriçon; dhe një i krishterë nuk është me të vërtetë i krishterë po qe se nuk i ngjan Krishtit. Kur ti i përket Jezusit, ti merr aromën dhe shkëlqimin e Jezusit dhe, gjendesh në misionin e Tij, që të duash Perëndinë, të jetosh për Të, dhe të ndryshosh botën.