Thamë herën e kaluar se nga Tabernakulli, shkuam tempulli, pastaj tek grazhdi. Perëndia është i interesuar të vijë tek ne, të hyjë në jetën tonë dhe në botën tonë. Dhe pasi Ai vjen, ne kemi mundësi të shohim lavdinë e Tij.
Por ndoshta e gjitha kjo duket e çudi kur e dëgjojmë.
Ndoshta mund ta kuptosh kur themi se Krishtlindja dhe lavdia shkojnë bashkë, të pakën teorikisht.
Por nuk ka asnjë mënyrë për ta parë lavdinë e Perëndisë në përvoja praktike të përditshme, në këtë botë.
Dhe mendoj se ti dëshiron të thuash se ka shumë gjëra në këtë botë që nuk janë aspak lavdi.
Më mirë mund ta quajmë “jolavdia”, e kundërta e lavdisë. Ti edhe unë shikoj rrotull dhe në të vërtetë nuk shohim lavdinë e Perëndisë apo jo? Ne shohim errësirë, vuajtje, dhunë dhe ndarje. Kjo është një botë lufte dhe dhune.
Një botë krimi dhe abuzimi. Është një botë ku shpesh të fuqishmit i shtypin të dobëtit. Ata që kanë përfitojnë nga ata që nuk kanë. Është një botë e krimit në rrugë, shitjes së drogës në zonat suburbane, dhe korrupsionit në dikasteret e larta.
Kjo është një botë me tsuname, stuhi, tornado, përmbytje, zjarre shkatërrues, varfëri dhe sëmundje.
Kjo është një botë me abuzime, punë të humbura, dhe shpresa të humbura. Ndoshta ti po e mendon këtë pikërisht tani. Atëherë si flet për “lavdinë”?
Po kjo nuk është diçka e re në histori, historia e botës sonë është e mbushur me dhunë, luftë, dështim dhe shtypje.
Kështu ka qenë qysh prej fillimit. Prezantuesit e lajmeve na tregojnë çdo mbrëmje se shoqëria jonë është e mbushur me jolavdi.
Më pas është shumë e vështirë të kapësh grimca të lavdisë që përshkruan historia e Krishtlindjes.
Por mendoj se ka qenë kështu ditën e barinjve dhe po kështu në Krishtlindjen e parë.
Barinjtë zakonisht kishin një jetë goxha të zymtë, jeta e tyre nuk kishte lavdi! Dhe i gjithë komuniteti vendas, në Betlehem, ishte në dijeni të kumtesave që ndodheshin kudo dhe tregonin pushtetin e madh të Romës, dhe çizmes së saj të madhe, që ishte gati për të shkelur mbi ta. Nuk kishte shumë lavdi jeta e tyre, jo!
Dhe ditë pas dite ai kujtoi Cezarin në fronin e tij, dhe se si ai dëshironte të quhej Perëndi dhe Zot, as këtu nuk kishte shumë lavdi. Dhe Herodi njeriu i fuqishëm ishte aq i lig dhe xheloz sa që vrau gjithë foshnjat djem në Betlehem fill pas Krishtlindjes. As këtu nuk ka lavdi. Pra ku është kjo lavdi që duhet ta shohim? A e ke parë ti? A mund ta gjesh?
Mirë pra më lejo të të tregoj diçka tjetër për këtë lavdi që kemi folur deri tani.
Lavdia po vjen, por nuk është ende plotësisht këtu. Ne mund ta shohim, por ajo nuk është ende plotësisht këtu.
Ne mund ta shohim, por ende nuk mund ta shohim punën e tij të përfunduar. Bibla flet për lavdinë e tij në dy kohë, në të tashmen dhe në të ardhmen. Lavdia është këtu, dhe lavdia po vjen.
Në Dhjatën e Vjetër profeti Isaia e quajti këtë lavdi si shpresa që do ndriçojnë në jetën e Izraelit dhe do tu japë atyre forcën dhe sigurinë, teksa jetonin mes gjithë palavdisë rrethuese.
Ai takoi njerëz në një botë të trazuar dhe u tha:
“Every valley shall be raised up, every mountain and hill made loë, the rough ground shall become level, the rugged places a plain. And the glory of the Lord ëill be revealed, for all mankind ëill see it”. (Isaia 40:4,5)
Dhe ata jetuan me këtë, hebrenjtë jetuan kështu për shekuj me radhë. Dhe Perëndia gjithmonë e ka mbajtur premtimin që u dha atyre për ti mbushur me shpresë mes një bote palavdie e shprese se: “lavdia e Zotit do të shfaqet”.
Po për sa kohë që Izraeli kishte lavdinë e Perëndisë që i ndriçonte zemrat e tyre, ata ishin njerëz të shëndetshëm.
Kjo i inkurajoi ata të vazhdonin përpara. Por kur e humbën shpresën, bashkë me të humbën edhe rrugën.
Dhe ata mësuan të kërkojnë ato fije lavdie që kishte midis tyre.
Kur Perëndia i çliroi prej armiqve të tyre ,ata e dinin se po shihnin lavdinë.
Ata panë lavdinë kur Perëndia hoqi peshën e mëkatit të tyre. Ata e kuptuan se panë lavdinë kur mblidheshin bashkë në adhurim. Ata e dinin se panë lavdinë, kur Perëndia i futi në Tokën e Premtuar.
Po kështu ishte edhe në ditë te Mateut, Lukës dhe Gjonit.
Barinjtë panë lavdinë, kur erdhën engjëjt. Ata panë lavdinë kur panë Emanuelin në grazhd. Sa herë ai shëroi të sëmurët, mjekoi të gjymtuarit, fali të dëbuarit, dhe mirëpriti mëkatarët, ata e dini se po shihnin lavdinë.
Dhe kur shkuan tek varri, mëngjesin e Pashkës, dhe e gjetën bosh, dhe dëgjuan fjalët e engjëllit, “ai nuk është këtu, ai është ringjallur,” ata e dinin se kishin parë lavdinë, pikërisht në një botë palavdie.
Po Gjoni, tha këtë kur qëndronte para grazhdit , në kohën e krishtlindjes dhe pa se Fjala u bë mish, duke bërë banesë ndër ne, që ne të shohim lavdinë e tij…. Por ndoshta e shohim ose nuk e shohim. Por lavdia është atje. Pyetja është a e shohim ne apo nuk e shohim? A je në gjendje ta shohësh atë?
Gjoni pra në thërret ti shikojmë gjërat shumë ndryshe. Ai po na thërret në një botë pa lavdi, dhe me çdo formë ndarjeje, mëkati dhe vuajtje, të kërkojmë diçka ndryshe, kaq ndryshe sa që vihet re kollaj.
Shikoni thotë ai sepse, lavdia e Perëndisë po vjen përmes jetës së Jezus Krishtit.
Dhe për këtë arsye, ai na fton të shikojmë një Krishtlindje ndryshe.
Shiko përtej shiritave dhe shkëlqimit, përtej tregëtisë dhe gjëra si këto, madje përtej foshnjës së ëmbël, të urtë, të qetë dhe që do të doje ta mbaje në krah, dhe shiko atje lavdinë e Perëndisë së plotfuqishëm.
Tragjedia më e madhe sot është se lavdia është këtu, por shumë njerëz nuk e shohin atë.’
Unë thjesht pyes veten, a e sheh ti atë? Lavdinë?
Nëse e sheh ose jo kjo varet nga fakti a ke qenë tek grazhdi me besim dhe a e ke njohur fëmijën e grazhdit si birin e Përjetshëm të Perëndisë?
Perëndia vetë ka hyrë në këtë botë, në personin e birit të tij. Ai në të vërtetë erdhi të jetojë, të banojë në lagjen tonë, dhe solli me vete pastërtinë dhe përsosmërinë.
Nëse e sheh lavdinë ose jo kjo varet nga fakti a ke sy besimi për ta parë këtë.
A mund ta shohësh Perëndinë në lindjen e asaj foshnje?
Dhe kur ti të pranosh këtë Krisht fëmijë, atë që sjell lavdinë e Perëndisë në këtë botë, që ka kaq shumë nevojë për shpengimin, atëherë ti ke shpresën se do ta dallosh atë menjëherë. Oh po, ti do të jesh në gjendje ta dallosh menjëherë, por ti do të kesh shpresën që ndez zemrën tënde dhe të siguron se një ditë kjo shpresë do të bëhet e plotë një ditë.
Dhe a e di se si do të jetë kjo?
Ti mund të kesh shpresën se do të jetosh një një botë ku palavdia do të jetë larguar dhe, ajo do të realizohet përfundimisht kur bota të mbushur me lavdinë e Perëndisë. E dini, i njëjti apostull, apostulli Gjon që na tregoi se kemi parë lavdinë e Tij në grazhd, na ka treguar në librin e fundit të biblës se Perëndia ka një qiell të ri dhe një tokë të re për ne, që ia tejkalon asaj që imagjinojmë ne.
Po lavdia ishte në Tabernakull; ishte atje në tempull, ishte në Grazhd, ishte në malin e shpërfytyrimit, por plotësia e lavdisë së tij është ende duke ardhur dhe nëse ne jemi fëmijë të Krishtit, ne do të jemi atje për ta përjetuar vetë.
Bibla na thotë, se po vjen një ditë e re në fund të kësaj bote dhe atë ditë të re do na pret një qytet i ri dhe lavdia do të jetë tema e atij qyteti të ri.
Jezusi na tregoi se kur ai të kthehet në fund të kohërave, ai do të vijë me gjithë engjëjt e tij , në gjithë lavdinë e tij.
(Mat. 25:31) ka shumë gjëra që ne nuk i dimë për atë qytet ose më mirë ta themi, që nuk i përshkruajmë dot si duhet me gjuhën njerëzore. Por dua që të kushtoni vëmendje dy fjalive në kapitullin e parafundit të Biblës. Tek Zbulesa 21 lexojmë se Gjonin e kishte marrë me vete një engjëll për të parë qytetin e ri, që më pas Gjoni të na e përshkruante neve.
Gjoni pa Jerzualemin e Ri, atë qytet të Shenjtë, që zbriste nga qielli prej Perëndisë. Dhe më pas ai thotë, “It shoën ëith the glory of God, and its brilliance ëas like that of a very precious jeëel, like a jasper, clear as crystal.” (Zbu.21:10,11) Dhe më pas në atë kapitull ai shpjegon se atje nuk ka nevojë as për diell, as për hënë sepse “for the glory of God gives it light, and the Lamb is its lamp.” (Zbu.21:23) Po, lavdia e Perëndisë!
Jemi vetëm pak ditë para Krishtlindjes. Është e vërtetë se ke shumë gjëra për të bërë këto ditë. Por më e rëndësishme nga të gjitha është të sigurohesh se mund të shohësh lavdinë e Perëndisë që vjen këtë Krishtlindje.
Ti duhet të shikosh te grazhdi për ta parë atë. Dua të them, shiko tek grazhdi me besim! Shiko atje, derisa të shohësh birin e Perëndisë i cili sjell Perëndinë në botën tonë, dhe më pas përqafoje atë si Zotin e Jetës. Ke për të parë lavdinë, kur ta bësh këtë.
Dhe menjëherë në mes të palavdisë së kësaj bote, ndoshta dhe të jetës sate, do të kesh shpresën e lavdisë së Perëndisë, që do të të mbajë, dhe do të bëjë ty gjithmonë e më shumë të ngjashëm me të dhe, do të japë ty vizionin e ditës kur do të jesh në qytetin e ri që ai ka përgatitur, atë qytet ku gjithçka shkëlqen prej lavdisë së Perëndisë.