I FISIT TË THOMAIT
A je ti një anëtar i fisit të Thomait? Kjo është pyetja me të cilën autorja e njohur Doris Bets (Doris Betts) përshkruan veten dhe të gjithë ata që shpesh ndeshen me pyetje rreth besimit të Krishterë.
Thomai, nëse ju kujtohet, ishte dishepulli që kishte pyetje shumë serioze për të vërtetën e ringjalljes. Kur ai dëgjoi raportet e ringjalljes, pohoi se këto nuk ishin në lartësinë e standardeve të tij për tu quajtur prova. Thomai kërkoi prova empirike. Në fakt, ai tha se nëse nuk do të vendoste gishtat në plagët e Jezusit, nuk do të besonte. Sigurisht që ne e dimë se kur Shpëtimtari i ringjallur iu shfaq Thomait, ky nuk e pa të nevojshme të kryente provat e tij empirike. Megjithatë, sa herë që njerëzit flasin rreth dyshimit shfaqet emri i tij.
“Thomai dyshues” është nofka që i ka ngelur atij, ndonëse tradita thotë se Thomai e çoi ungjillin deri në Indi dhe, vdiq atje si martir për kauzën e Krishtit. “Thomai dyshues.” Nofka duket sikur nënkupton se Thomai ishte i vetmi që po përballej me pyetje dyshuese rreth besimit. Por sikurse sugjeron edhe Doris Bets: Thomai nuk është i vetmi. Ai së bashku me shumë të tjerë, ndoshta edhe ti, jeni pjesë e fisit të tij.
Dyshimi. Dyshimi në shoqërinë e sotme është kthyer në modë. Konsidero një prej filmave klasikë të viteve të kaluara, Matriksin për shembull.
Ky thriller i jashtëzakonshëm u duartrokit fort për arsye se mesazhi i tij përshkruan jetën që bëjnë njerëzit sot. Në film personazhi kryesor, Neo, zbulon se realiteti që ai e kishte menduar si të vërtetë në fakt ishte trillim i pastër. E gjithë jeta e tij ishte shkruar dhe dërguar në trurin e tij me anë të njësive që dëshironin ta kontrollonin atë.
Gjithçka, praktikisht gjithçka, që ai e kishte menduar si fakt, thjesht ishte transmetuar në kokën e tij për ta penguar njohjen e gjërave ashtu siç janë realisht. Ai kishte jetuar në një rrjetë mashtrimi. Ai kishte jetuar në një Matriks.
Ai film eksploroi në toka të reja, sepse shprehte një këndvështrim të ri për botën që shumë shpejt u kthye në një normë. Shumë njerëz sot pyesin veten nëse mund të jenë të sigurt për gjithçka. Një numër i madh njerëzish mendojnë se ekzistojnë realisht në Matriks, pra bota e krijimit tonë, ku ne, ndoshta dhe të tjerët, i japin formë realitetit tonë. Po dyshimi? Njëherë e një kohë dyshimi ishte diçka që duhej shmangur. Tani, për shumë njerëz, dyshimi, është bërë një modë, një filozofi e jetës. Është bërë pa diskutim e modës, që të DYSHOJMË gjithçka!
DYSHIMI DHE TË MENDUARIT
Ndoshta ti nuk ke shkuar aq larg. Filozofia e dyshimit nuk të ka prekur ty. Dhe përsëri ti je i tërhequr prej fisit të Thomait. Ndoshta ti po lufton me dyshimin sepse e vret shumë mendjen për gjërat shpirtërore. Dje kam folur me një person që kishte arritur në atë pikë, ku mendonte se nuk mund të besonte mesazhin e ungjillit thjesht për faktin se prindërit e tij e besonin. Një besim i tillë duket i lirë dhe i pavlerë për dikë që ka kaluar në një moshë madhore. Ai po përballej me dyshimin sepse po mendonte seriozisht për besimin e krishterë në jetën e tij.
Ai kishte parë rëndësinë e pohimeve të ungjillit dhe për herë të parë në jetën e tij si i rritur, ai po pyeste nëse pohimet e tij ishin të vërteta.
Ndoshta ti je si ajo grua e re. Nëse je, unë dëshiroj të të nxis në betejat e tua. Ti e di, disa njerëz nuk kanë pasur asnjë dyshim për besimin e krishterë sepse ata asnjëherë nuk kanë menduar sa duhet rreth besimit. Për disa besimi i krishterë ka shkuar aq larg qendrës së jetës sa që ka kaluar pa u vënë re prej disave.
Këta njerëz mund t’ju thonë se ata nuk kanë pasur asnjëherë dyshime për besimin, e po kështu që besimi i tyre nuk i ka ndikuar asnjëherë seriozisht.
Atij djaloshi që kishte dyshime për besimin dua t’i them disa fjalë: të përballesh me pyetje apo dyshime për shkak të besimit nuk është akt bindjeje ndaj Jezus Krishtit. Jo, dyshimi nuk është diçka me të cilin të mburremi.
Por mund të jetë një gur për të arritur në një siguri dhe bindje më të madhe rreth besimit të krishterë.
DYSHIMET DHE KOHËT E VËSHTIRA
Ti ndoshta je duke u përballur me dyshimin sepse po rritesh në jetën tënde shpirtërore. Por ndoshta dyshimi yt mund të jetë ndryshe. Nuk fiton shumë duke e vrarë mendjen, por më shumë fiton duke bërë një jetë të vështirë. Ndoshta ti ke dyshime për besimin e krishterë sot, sepse po kalon vështirësi në jetën personale. Ungjilli të fton t’i besosh Perëndisë që është i madh dhe i mirë. Megjithatë jeta jote personale duket kaq e padrejtë. Si mund të jetosh me një tension kaq të madh?
Ndoshta ti sapo zbulove se ke kancer. Apo dikush që ti e doje shumë u preh në paqe. Ndoshta martesa jote është rrënuar pavarësisht përpjekjeve të tua për ta mbajtur atë në këmbë. Dhe me këto kohë të vështira që të godasin, ndien sikur besimi i krishterë ka filluar të shtypet nën peshën e vuajtjes. Ti u trondite kur kjo gjë ndodhi. Ti e kishe menduar se ishe një besimtar i fortë. Por tani për herë të parë kupton mjerimin e Jobit, teksa ai ulet në pirgun e hirit. Ti e kupton fuqinë që qëndron pas tundimit të gruas së Jobit, kur ajo e ftoi Jobin të mallkonte Perëndinë dhe të vdiste. Po për herë të parë në jetë, ti lufton me dyshimin. Ti e numëron veten ndër anëtarët e fisit të Thomait.
Përballë dyshimit, do të ishte mirë të mësoje nga dikush tjetër që ka kaluar vetë skepticizmin rreth dyshimit. Ky ishte Pjetri. Pyetja që Jezusi i bëri Pjetrit na sfidon edhe ne sot: “O ju njerëz besim pak, përse dyshoni?”.
Ne do të eksplorojmë më gjatë së bashku se çfarë e shtyu Jezusin t’i bënte Pjetrit atë pyetje pak pasi ai dëgjoi këtë këngë, këngën e stuhisë në det. Por më tepër rreth kësaj se si ia dalim në kohë frike dhe dyshimi, na ndiqni herën e ardhshme.