PYETJA E JEZUSIT
Dhe më pas dëgjojmë Pjetrin që na thotë: “O ju njerëz besimpakë, pse dyshuat?”.
Tani në pamje të parë përgjigja është e dukshme. Ne jemi thjesht njerëz, fundja fare. Ne kemi gjithfarë arsyesh për të dyshuar. Atëherë pse natyra e Jezusit bëhet subjekt i pyetjeve në mendjen tonë? Jezusi po shkon drejt kryqit. Rruga për në Golgota nuk ishte rruga që kalonin mbretërit. Mesia i Izraelit supozohej që të kurorëzohej dhe jo të kryqëzohej. Ai është një Shpëtimtar i vendosur të vizitojë një qytet që dëshiron ta vrasë. Kjo është diçka që vërtetë ngre dyshime në mendjet tona.
Dhe nëse kjo nuk mjafton, forma e jetës sonë personale ofron shumë arsye për të dyshuar. A nuk i përshkruajnë Shkrimet problemet tona si erë dhe dallgë në mes të një deti të trazuar?
Ujërat më kanë rrethuar deri në shpirt, humnera më ka mbështjellë, algat u mblodhën rreth kokës sime.
Zbrita deri në themelet e maleve, toka mbylli shufrat e saj pas meje për gjithnjë, por ti e ngrite jetën time nga gropa, o Zot, Perëndia im. (Jona 2:5,6)
Kjo është thirrja e Jonës mes ujërave. Pak a shumë kështu jemi ndier edhe ne, kur duket sikur do të rrëzohemi për të tretën herë. Ne i themi Jezusit: “Si mund të kërkosh më shumë prej nesh? Si mund të na kërkosh të mos dyshojmë?”
DYSHIMI I DYSHIMEVE TONA
Si mund t’i përgjigjemi pyetjeve të ashpra dhe realitetit të vështirë, që na bën ta dyshojmë Perëndinë?
Sigurisht që përgjigja gjendet te Ai që eci me Pjetrin mbi ujëra. Sepse ai që vjen te ne është realiteti përfundimtar, e vërteta më e madhe, besnikëria absolute.
Çfarë është REALITETI PËRFUNDIMTAR? Bota jonë post moderne dëshiron të thotë se realiteti përfundimtar nuk ekziston. Dyshimi është e vetmja gjë që ekziston. Por Krishti nuk pajtohet me këtë. Ai OFRON VETEN E TIJ si realitetin përfundimtar. Sepse Krishti vetë, Perëndia është me në përmbi ujërat e jetës.
Historia që gjejmë te Mateu 14 e bën të qartë natyrën hyjnore të Jezusit të paktën në tre mënyra. Së pari, është prania e Krishtit mbi ujëra. Ne tashmë kemi mësuar se ecja e Jezusit mbi ujëra është shenjë e pranisë hyjnore. Jezusi, përmbush atë që thuhet në Psalmin 77:
Ti e hape rrugën tënde në mes të detit,
shtegun tënd në mes të ujërave të mëdha
Por në këtë episod ka më shumë. Sepse Jezusi e identifikon veten me njerëzit në varkë. Ai nuk thërret, jam Jezusi! Jo ai thotë:” Unë jam.” Ose, e thënë ndryshe ai u tha kështu dishepujve që po dëgjonin: ” Unë Jam! Unë Jam.” “Unë Jam” është emri i Perëndisë. Kur Mojsiu e pyeti Perëndinë për emrin e tij, ai u përgjigj: “Unë jam ai që jam.” Mojsiu do tu thotë Izraelitëve: “Unë Jam-i më ka dërguar te ju.” Dhe tani, i njëjti emër vjen edhe mbi ujëra. Unë jam! Unë jam! Perëndia i besnikërisë dhe i së vërtetës është pranë dishepujve të tij. Jezusi po vjen.
Ndër këto është edhe shenja e tretë e identitetit të Krishtit. Është vetë fashitja e stuhisë. Vetëm Perëndia i Krijimit, Krijuesi i erës dhe stuhive, mund të urdhërojë erën dhe dallgët që të qetësohen. Fjala përmes së cilës u thirr gjithçka në ekzistencë, vazhdon ende sot të komandojë natyrën. Stuhitë e detit të Galilesë i binden zëri të Zotit.
Mos u çudit atëherë se si Jezusi mund të bëjë që Pjetri të ecë mbi ujëra. Mos u çudit prej rrëfimit të dishepujve: “Me të vërtetë ti je Biri i Perëndisë!”
Perëndia i mishëruar vjen te populli i tij mbi ujëra. Dhe ky është mesazhi që ne ndajmë në botën tonë sot. Ne e ndajmë këtë mesazh me një botë që është lodhur kaq shumë sa që është gati të dyshojë gjithcka, të pyesë për gjithçka. Pse njerëzit venë në dyshim gjithçka? Sepse ata mendojnë se jeta nuk ka themele. Por po ju them cila është e vërteta! Ne qëndrojmë mbi themelet që tashmë ekzistojnë. Po, është e mundur të dyshojmë dyshimet tona, sepse ka një Perëndi që zbriti në botën tonë dhe, afrohet te ne për të na ndihmuar me dorën e tij të fuqishme.
Por kjo do të thotë se ecja mbi ujëra ndërsa dallgët na përplasen në trup, është përvojë e njohur edhe për ne sot.
Fakti është se si ndjekës të Jezusit gjithmonë do të kemi një farë tensioni. Nga njëra anë, kemi gëzimin që po bëjmë gjëra të mëdha për Perëndinë! Nga ana tjetër, ndihemi sikur bindja jonë na ka shtyrë deri atje sa uji na mbulon kokë e këmbë. Ne e gjejmë veten në atë situatë që është bërja e një ndryshimi në jetën e njerëzve për hir të Jezusit, dhe dyshimit që thotë: “A i ndryshon shërbesa jonë me të vërtetë gjërat?”.
Të krishterët e bindur e gjejnë veten me Pjetrin mbi ujëra. Të jetosh në besim dhe të zbulosh se mes betejave tona, Krishti është me ne edhe kur jemi mbi ujëra.
Por ti ndoshta nuk je ende me Pjetrin mbi ujëra. Ndoshta ti je ende në varkë. Ti mendon se duhet të mbledhësh fuqitë dhe t’i lësh mënjanë gjithë dyshimet e tua para se të rrëzohesh fare. Më lejo të të tregoj diçka. Ti mund të kalosh gjithë jetën duke u përgatitur për të dalë jashtë varkës, për të ecur mbi ujëra, për hir të Jezusit.
Edhe atëherë kur të nxjerrësh këmbën prej varkës, ujërat do të prekin shputën tënde. Po kështu është jeta e krishterë. Kështu është edhe me dishepullizimin.
Ka ardhur koha që të dalësh mbi dallgët. Nëse e bën, jam i sigurt se Jezusi nuk do të shkurajojë. Ai të do ty kaq shumë. Kaq shumë të do sa është gati të afrohet , të kapë për dore dhe mos të lëshojë ty kurrë. Përfundimisht, ai që ti do të takosh në detin e besimit është Perëndia i DASHUR. Sot, një dorë po të afrohet ty.
Kape atë. Dhe teksa e kap, uroj që të ndiesh edhe kapjen e saj. Një kapje që është e pathyeshme.
ME NE NË STUHI
Gjatë viteve të mia si pastor, u kam lexuar disa vargje prej Shkrimeve njerëzve që kanë qenë shumë të sëmurë.
Unë ua kam lexuar këto fjalë shumë burrave dhe grave që vuanin prej vdekjes së papritur të bashkëshortit apo bashkëshortes së tyre. Unë ua kam lexuar këto fjalë personave që po kalonin kriza nga më të paimagjinueshmet. Këto fjalë i paraprijë historisë që pamë sot. Ato janë fjalë ku dishepujt që kalojnë nëpër stuhi mund të gjejnë ngushëllimin e tyre. Këto janë fjalët e Isaias 43:
Por tani kështu thotë Zoti, që të ka krijuar, o Jakob, që të ka formuar, o Izrael: “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.
2 Kur do të kalosh përmes ujërave unë do të jem me ty, ose do të kalosh lumenjtë, nuk do të të mbytin; kur do të ecësh nëpër zjarr, nuk do të digjesh dhe flaka nuk do të të konsumojë.
3 Sepse unë jam Zoti, Perëndia yt, i Shenjti i Izraelit
Cila është stuhia përmes së cilës po kalon tani?
Pse dyshon?
Nuk të pyes unë por Jezusi.