Edhe pak ditë dhe do të jetë krishtlindje. Krishtlindja duket sikur rrëmben zemrat e të gjithëve. Ne kemi përgatitur dhurata të veçanta, për miqtë dhe familjen.
Kemi planet tona familjare. Ndoshta kemi marrë pjesë në mbrëmje të veçanta, apo festime që kanë lidhje me Krishtlindjen. Kemi parë zbukurime gjithandej. Dhe kemi dëgjuar muzikën e Krishtlindjes që ndoshta e kishim lënë në sirtar për një vit të tërë.
Dua të pyes se çfarë mendimesh dhe kujtimesh të sjell Krishtlindja?
Kjo është një kohë shumë e mirë për jetën e familjes?
Apo është një kohë vetmie, kur ndjehesh i veçuar nga të tjerët apo është një kohë kur të mungon një person që është larguar nga kjo jetë? Apo është një kohë konfuzioni dhe mërzie, sepse ndjen se në njëfarë mënyre duhet të kishte më shumë se sa kaq?
Sigurisht që për njerëz të ndryshëm Krishtlindja ka domethënie të ndryshme.
Ndoshta ti je ndër ata njerëz, që është intriguar prej ëmbëlsisë se një foshnje në një grazhd, apo të një nëne në moshë adoleshente, që është hutuar nga e gjitha kjo, dhe ti thjesht pyet veten: Çfarë do të thotë kjo?
Ndoshta ti ke dëgjuar histori për Betlehemin, për barinjtë, për engjëjt, për dijetarët që ndoqën yllin dhe këto histori të pëlqejnë, por ti në të vërtetë pyet, përse është e gjithë kjo?
Më lejo të të tregoj një anë të Krishtlindjes që është krejt ndryshe nga ajo që ne njerëzit mendojmë zakonisht.
Krishtlindja shënon kohën kur Perëndia hyri në historinë njerëzore, dhe i dha botës mundësinë fantastike për të parë lavdinë e tij të mrekullueshme.
Gjatë programeve të kaluara, kemi folur se kush është Perëndia dhe kemi menduar se si është Ai dhe, si na i zbulon veten e Tij, dhe çfarë do të thotë kjo në këtë periudhë Adventi apo prag Krishtlindjesh. Kemi thënë se ai nuk është një Perëndi i largët apo i paarritshëm, që rrit lart në qiell.
Ai është Perëndia që vjen pranë dhe, përfshihet në gjithçka të jetës sonë dhe të botës sonë, kështu Ai bën një ndryshim! Sot do të mendojmë rreth këtij fakti: se kur Perëndia vjen, në ardhjen e tij ne shohim lavdinë e Tij.
Shumë njerëz bien dakord se Krishtlindja dhe lavdia shkojnë krah për krah.
Unë kam kaseta dhe disqe me titullin:”Lavdia e Krishtlindjes”. Mendoj se ka shumë programe apo këngë për krishtlindje që kanë po këtë titull.
Është shumë e natyrshme: Lavdia e Krishtlindjes.
Por a e di se çfarë do të thotë kjo me të vërtetë?
Historia që lexojmë nga kapitulli i dytë i ungjillit të Lukës na çon në këtë drejtim. Këtë ne e njohim si “Historia e Krishtlindjes”, ose “Lindja e Krishtit”.
Historia fillon me takimin e barinjve jashtë Jerusalemit, që po kujdeset për delet e tyre.
Është natë.
Në shumë mënyra, “lavdia” dhe barinjtë janë dy koncepte që nuk duket sikur shkojnë fare bashkë. Barinjtë nuk kanë lavdi. Ata qëndrojnë në fusha, zakonisht vetëm. Kjo është një punë e vetmuar. Ata në të vërtetë nuk bëhen dhe aq të suksesshëm.
Nuk kanë shuam ngritje dhe pushtet krahasuar me njerëzit në qytet. Madje disa i quajnë barinjtë si njerëz të parespektueshëm.
Por menjëherë këta barinj, sido që të ishin, dalin përballë lavdisë. Dhe kjo është lavdia e Zotit! Thuhet se një engjëll zbriti dhe “lavdia e Zotit i rrethoi ata!” Imagjinoni pak këtë! Nuk habitem që ata u tmerruan. Mendoj se edhe ne do të tmerroheshim para diçkaje kaq misterioze.
Por menjëherë engjëlli u mundua tu shpjegonte atyre atë që kishte ndodhur. “Mos kini frikë”, i thotë engjëlli, sepse unë po ju sjell lajmin e mirë. Dhe lajmi i mirë është ky : një shpëtimtar ka lindur, në Betlehem, dhe ai është Krishti, Zoti. Do ta gjeni atë në një grazhd , të mbështjellë me një rrobë.
Dhe menjëherë gjithë skena ndryshoi. Praktikisht u shfaq një turmë e madhe engjëjsh që iu shtuan lajmëtarit të parë.
Pra u shfaq një ushtri e tërë qiellore, dhe ata po përlëvdonin Perëndinë. Dhe cila ishte ideja që theksohej në lavdërimin e tyre? “Lavdi Perëndisë në lartësi”.
Pra këtu kuptojmë se lavdia dhe krishtlindjet shkojnë krah për krah.
Barinjtë me siguri që e përjetuan gjithë këtë.
Ndoshta edhe ne mund ta dimë këtë, por mendoj se shumë prej nesh nuk e kanë idenë se çfarë është “lavdia” apo jo?
Pra dua të them, çfarë është kjo “lavdia e Perëndisë” që ndriçoi përreth tyre?
Dhe çfarë donte të thoshte korri i engjëjve kur këndoi: “Lavdi Perëndisë në lartësi”?
Në të vërtetë si ideja por edhe koncepti pas tyre është shumë i ndërlikuar.
Teologët kanë shkruar faqe të tëra për të shpjeguar se çfarë do të thotë e gjitha kjo.
Le ta përmbledhim edhe një herë çfarë ata thonë përmes këtyre dy pikave:
Pikë së pari, lavdia e Perëndisë, është për Perëndinë dhe personin që ai është. Kjo ka të bëjë më praninë e Perëndisë dhe gjithë përsosmërinë e Perëndisë.
Perëndia është i lavdishëm, Perëndia ka lavdi.
Pra gjithçka është drejtuar drejt Perëndisë. Për Atë bëhet fjalë. Dhe së dyti, lavdia e Perëndisë i referohet mënyrës se si ne kuptojmë reputacionin, nderin dhe shkëlqimin që vjen prej shenjtërisë së Perëndisë.
Pra “lavdia” këtu është për Perëndinë dhe për nderimin e Perëndisë.
Dhe ky është një koncept i gjerë, vështirë se mund ta fusim në këto kuti të vogla që ne i quajmë “fjalë.” Duhen engjëj për ta treguar atë.
Thelbi i kësaj historie, thelbi i Krishtlindjes, ç’është e vërteta edhe vetë thelbi i ungjillit të krishterë është se kur ne bëhemi të krishterë, ne njerëzit takohemi me lavdinë e Perëndisë. Ose të paktën ne bëhemi shumë më të vetëdijshëm për këtë.
E di që kjo është e vështirë për tu përshkruar. Ndoshta gjëja më e mirë që duhet të bëj është t’ju tregoj disa histori të tjera që dhe ju të mund ta kuptoni qartë.
Ju e dini se ndonjëherë kur mundoheni t’i shpjegoni diçka miqve tuaj, por shihni se ata nuk arrijnë ta perceptojnë mesazhin si duhet. “Atëherë ti thua, thjesht duhet të vish dhe ta shikosh vetë!” Prandaj më lejo të të tregoj tri vende ku ti mund ta shikosh vetë.
Le të shkojmë bashkë në Dhjatën e Vjetër ku Izraelitët po adhurojnë në tabernakullin që kanë ndërtuar vetë.
Ata janë çliruar nga Egjipti dhe janë rrugës për në Tokën e premtuar, për një jetë të re.
Tabernakulli shërbente si vendi ku Perëndia takohej me popullin e tij; ata e quanin atë çadra e mbledhjes. Atje ata takoheshin me Perëndinë. Ata e ndërtuan sipas urdhërimeve të Perëndisë dhe më pas ai thotë tek Eksodi 40 (v. 34-35)…
“Atëherë reja e mbuloi çadrën e mbledhjes dhe lavdia e Zotit e mbushi tabernakullin. Dhe Moisiu nuk mundi të hyjë në çadrën e mbledhjes, sepse reja e kishte mbuluar nga sipër dhe lavdia e Zotit mbushte tabernakullin.”
Dhe nëse ti e pyet atë për ta përshkruar, me siguri do të thonë se “duhen shumë fjalë për ta përshkruar, por bukuria e perëndisë ishte kudo!”
Le të shkojmë edhe njëherë për vizitë tek profeti Isaia.
Ai së bashku me Perëndinë, bëri një vizitë të ngjashme në Tempullin që ishte ndërtuar në Jerusalem.
Dëgjoni se si e përshkruan Isaia:
“…unë pashë Zotin të ulur mbi një fron të ngritur dhe të lartë, dhe cepat e mantelit të tij mbushnin tempullin. Mbi të ishin serafinët; secili prej tyre kishte gjashtë krahë: me dy mbulonte fytyrën, me dy të tjerë këmbët dhe me dy fluturonte. Njeri i bërtiste tjetrit dhe i thoshte: “I Shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti i ushtrive. Tërë toka është plot me lavdinë e tij.
Isaia thotë se gjithë vendi u tund, dhe tempulli u mbush me tym, njëlloj si Tabernakulli në ditën e Mojsiut.
Isaia u shtang ashtu si barinjtë. Ai tha,
“I mjeri unë, jam i humbur!” Dhe ai rrëfeu gjithë mëkatet e tij. Atje ai ishte i rrethuar nga lavdia e Perëndisë.
Tani a je gati për të vizituar një vend tjetër? Kjo ndodh pak më vonë në Dhjatën e Re, është lart në një mal në Palestinë. Atë e quajmë Mali i shpërfytyrimit. Jezusi mori miqtë e tij më të ngushtë, Pjetrin, Jakobin dhe Gjonin, dhe i çoi në një mal ku mund të takonin Mojsiun dhe Elian.
Jezusi po përgatitej për vuajtjen e madhe që kishte përpara, dhe po përgatitej duke u lidhur me lavdinë e Perëndisë, e cila do ta pajiste atë për udhëtimin që kishte përpara.
Kjo tregon se tre dishepujt “panë lavdinë e Tij”. Me sa duket e gjithë skena rrezatonte prej lavdisë së Perëndisë.
Tani e gjitha kjo duket misterioze, dhe e tmerrshme. Por më lejo të të kujtoj se Krishtlindje do të thotë të jesh në gjendje të shohësh lavdinë e Perëndisë.
Bëhet fjalë për Perëndinë që vjen në botën tonë dhe në jetën tonë që ne të shohim lavdinë e tij.
Po, Krishtlindja është që të shohim Lavdinë e perëndisë. A nuk është fantastike kjo?
Kështu e përshkruan edhe Apostulli Pal Krishtlindjen e parë.
Në ungjillin e tij, Gjoni, jep një koment për atë që përfshin Jezus Krishti, Biri i Perëndisë dhe ardhja e tij në këtë botë.
Dhe ai tha këtë: ” Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë.” (Gjoni 1:14)
Pra nga Tabernakulli, tek tempulli, tek grazhdi, Perëndia është i interesuar të vijë tek ne, të hyjë në jetën tonë dhe në botën tonë. Dhe pasi Ai vjen, ne kemi mundësi të shohim lavdinë e Tij.