Bota reale
Ti po vrapon me sa ke fuqi, por asnjëherë aq shpejt sa duhet. Ushtarët armiq po të ndjekin nga pas. Ata po afrohen gjithmonë e më shumë. Degët po të gërvishtin krahët. Plumbat po të kalojë mbi kokë. Këmbët po të dhembin. Zemra po të rreh fort. Kraharori sa s’po të del nga vendi. Ti mundohesh të vraposh më shpejt, por nuk mundesh. Britmat dhe të shtënat vazhdojnë të afrohen. Ti e kthen kokën pas për të parë kush po të ndjek, dhe papritur e gjen veten duke rënë në ajër. Nuk e di se si por, kur ktheve kokën mbrapa, nuk e vure re se po vrapoje drejt skajit të një humnere, dhe tani ja ku je duke rënë poshtë… poshtë e më poshtë drejt vdekjes tënde. Por ti zgjohesh menjëherë, i trembur. Oh ishte veç një ëndërr, ti je në shtrat, shëndoshë e mirë. Ai makth dukej kaq real, por tashmë ka përfunduar. Ti merr frymë i çliruar. Më pas rrotullohesh dhe tulatesh nën batanijen e ngrohtë.
A nuk është mirë kur zgjohesh prej një makthi dhe të kuptosh se nuk ishte i vërtetë? Ndonjëherë zgjimi të ndihmon që të shpëtosh prej vdekjes tënde. Herë të tjera të shpëton prej vdekjes së dikujt tjetër. Fatkeqësia e zë njeriun tënd të dashur. Zemra jote po vuan prej hidhërimit. Sytë e tu, janë mbushur me lot. Mendja të vjen vërdallë teksa pyet veten, si mund të jetosh pa atë person. Por pastaj bie alarmi. Makthi ka marrë fund. Fatkeqësia zhduket. Vuajtja jote kthehet në gëzim. I dashuri yt është gjallë.
Makthet duken të vërteta, apo jo? Ja pse ato duken kaq të frikshme. Ti i shikon i dëgjon dhe ndjen gjithçka sikur të ishte e vërtetë. Ti kalon përmes dhimbjeve nga më të ndryshmet, panikut dhe hidhërimit. Por pasi zgjohesh, ti kthehesh sërish në realitet.
Nëse e ke ndier se si është të zgjohesh nga një makth dhe, ke provuar gëzimin e të kuptuarit se gjithçka po shkon mirë, atëherë ti mund të kuptosh miqtë e Jezusit, se si janë ndier ata kur panë se Jezusi ishte gjallë. Ata e kishin vendosur gjithë shpresën e tyre tek Ai dhe, kur Ai vdiq, shpresa e tyre vdiq bashkë me Të. Vdekja e tyre ishte kaq e tmerrshme dhe kaq përfundimtare. Por ky makth mori fund me pashkën. Zoti i tyre ishte gjallë. Çfarë çlirimi. Çfarë gëzimi!
Realisht nuk ishte dhe aq e lehtë. Sepse kur zgjohesh nga një makth, ti kupton se ishte veç një ëndërr e keqe. Por miqtë e Jezusit e dinin se kryqëzimi i Tij, nuk ishte thjesht një ëndërr e keqe. Vdekja e Tij kishte qenë shumë reale.
Veshët e tyre ende po jehonin nga britmat e turmës, fishkëllima e kamxhikut, zhurma e mizave që zienin, kërcitja e gozhdëve të çekanit mbi mishin e tij. Vdekja e Jezusit ishte po aq reale sa një tra druri, po aq e qëndrueshme sa një njollë gjaku. Ishte një fakt po aq i ashpër dhe gjakftohtë, sa një gur varri.
Miqtë e Jezusit ishin kaq të sigurt për vdekjen e Tij sa që kur mësuan në fillim se Ai ishte gjallë, e kishin të vështirë ta besonin. Për ta ishte njëlloj sikur të ishin gjysmë përgjumësh dhe gjysmë zgjuar. E kuptoni atë ndjesi? Ti ke parë një ëndërr të keqe. Mendja jote është trazuar mjaftueshëm për të thënë se ke parë ëndërr dhe se gjithçka do të jetë mirë kur ti të zgjohesh. Por ti je ende gjysmë përgjumësh dhe ai makth është kaq i freskët për ty sa që nuk mund ta heqësh nga mendja. Kështu ishte edhe për miqtë e Jezusit atë Pashkë.
Në fillim u dukej pa kuptim. Ata nuk e kuptuan se i priste një botë krejt e re, shumë herë më plotë dhe reale. Madje do të ishte shumë herë më e lavdishme se sa e kishin menduar, apo imagjinuar. Vdekja e Jezusit ishte ende kaq reale për ta. Ata të dy ishin tepër të zënë me dyshimin e tyre, sa që nuk u shkoi mendja të festonin. Megjithatë më në fund, Jezusi i zgjoi ata në realitetin e ringjalljes së tyre. Më në fund ata erdhën në vete. Jezusi ishte gjallë! Vdekja e Tij ishte vetëm e përkohshme dhe ringjallja e Tij ishte e përjetshme. Makthi kishte marrë fund! Ata mund të gëzoheshin.
Njohja e realitetit
Tani dua t’ju tregoj se çfarë thotë Bibla te Luka 24.
Tani ditën e parë të javës, shumë herët në mëngjes, ato me gra të tjera shkuan te varri, duke sjellë erërat e mira që kishin përgatitur.
2 Dhe gjetën që guri ishte rrokullisur nga varri.
3 Por, kur hynë, nuk e gjetën trupin e Zotit Jezus.
4 Dhe, ndërsa ishin shumë të hutuara nga kjo, ja, iu paraqitën atyre dy burra të veshur me rroba të ndritshme.
5 Dhe, mbasi ato, të tmerruara, e mbanin fytyrën të përkulur për dhe, ata u thanë: “Pse e kërkoni të gjallin midis të vdekurve?
6 Ai nuk është këtu, por është ringjallur; kujtohuni si ju foli, kur ishte ende në Galile,
7 duke thënë se Biri i njeriut duhej të dorëzohej në duar të njerëzve mëkatarë, duhej kryqëzuar dhe do të ringjallej ditën e tretë''.
8 Dhe ato kujtonin fjalët e tij.
(v. 1-8)
Gratë nxituan dhe i treguan gjithcka burrave që ishin në rrethin e ngushtë të dishepujve, si edhe ndjekësve të tij. “por”, thotë Bibla "këto fjalë atyre iu dukën si dokrra; dhe ata nuk u besuan atyre. Megjithatë Pjetri u çua, vrapoi te varri, u përkul dhe nuk pa tjetër përveç çarçafëve që dergjeshin vetëm; pastaj u largua, i mrekulluar me veten e tij për sa kishte ndodhur". (Luka 24:11-12)
Pjetri nuk kishte përse ta vriste mendjen aq shumë. Ai e zbuloi më vonë. Krishti i ringjallur, iu shfaq atij. Pjetri shkoi dhe u tregoi të tjerëve.
Pjetri shkoi e u tregoi edhe të tjerëve, dhe në fund preku shpirtrat e tyre ankues dhe të mpirë: gratë kishin pasur të drejtë! Jezusi ishte gjallë! Atë mbrëmje një grup prej dishepujve të Jezusit, ishin së bashku në një dhomë, kur dy prej ndjekësve të Jezusit erdhën atje. Grupi i tha të sapoardhurve. "Është e vërtetë! Zoti është ngjallur dhe i është shfaqur Simon[ Pjetrit]."
Por edhe këta të dy kishin lajmin e tyre për të dhënë. Ata thanë se kishin qenë duke ecur në rrugën që të çon nga Jeruzalemi në Emaus, kur dikush iu afruar rrugës. Ata nuk e njohën. Fytyrat e tyre ishin kaq të ngrysura, sa që as ia kishin hedhur sytë atij. Kur i pyeti se për çfarë po flisnin, ata u përgjigjën se po bisedonin për Jezusin nga Nazareti. Ata folën për vdekjen e Tij të tmerrshme, dhe shpresat e tyre të shkatërruara. Ata përmendën po ashtu varrin bosh, dhe vizionin e gruas, ku një engjëll i thoshte se Jezusi ishte gjallë, por ato nuk po i mbanin shpresat te ato fjalë.
Çfarë ndodhi me ta, çfarë i tha i panjohuri? Na ndiqni për më shumë në programin tonë të herës së ardhshme. Ku do të mësojmë se si përballen dishepujt me faktet e ringjalljes së Jezusit. A ishte vdekja e Jezusit një makth për dishepujt, apo ishte thjesht një trishtim i vdekjes që i la vend gëzimit të Ringjalljes së Jezusit. Mos e humbisni programin tonë të radhës.