Të sillesh si burrë 2
Folëm herën e kaluar për sjelljen e një burri që sillet si çupëlinë. Ai e shfaq mungesën e burrërisë edhe në mënyrë të tjera. Cilat janë ato? Përveç dëgjimit të muzikës, si e kalojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre, burrat çupëlina? Duke bërë pazare.
Asnjë burrë nuk duhet të sillet si dem barbar apo si qenush ledhatar. Por deri tani kemi folur se si nuk duhet të jetë një burrë. Pyetja është cilat janë tiparet e një burri të vërtetë? Bibla thotë:" Silluni si burrat." Por çfarë do të thotë kjo? Për një barbar, "silluni si burra" mund të ketë kuptimin pirja e shumë birrave, bashkimi në një bandë të dhunshme, shikimi i filmave për maço si ata, dhe trajtimi i seksit thjesht si një sport më shumë. Për një burrë çupëlinë, "të sjellurit si burrë" mund të duket shumë primitiv për epokën tonë të shkolluar, tepër mashkullore për kohën e përzierjes së gjinive, tepër e fortë për qenushin e ëmbël dhe të ndjeshëm në të cilin ai është kthyer tashmë. Çupëlinat mendojnë se urdhërimi më i madh është, "Jini të mirë." Por Bibla thotë: "silluni si burra." Atëherë ke të zbulojmë se çfarë do të thotë Bibla me këtë shprehje.
Forca dhe dashuria
Thirrja për tu sjellë si burrë është një ndër shumë urdhërimet e qitjes, ashtu si një komandant që jep urdhra para se të dërgojë trupat në detyrat e tyre:
" Rrini zgjuar, qëndroni të palëkundshëm në besim, silluni si burrat, jini të fortë. Dhe çdo gjë që bëni, ta bëni me dashuri!" (1 Korintasve 16:13-14)
Katër urdhërimet e para, rrini zgjuar, qëndroni të palëkundshëm në besim, silluni si burrat, nuk mund të realizohen prej qenushëve të butë. Urdhërimi i fundit, veproni në dashuri, nuk mund të realizohet prej dema barbarë. Burrat që u ngjajnë çupëlinave mund të flasin për dashurinë por tu mungojë guximi burrëror. Barbarët mund të jenë të fortë por nuk marrin vesh nga dashuria. Burrat e vërtetë kanë guxim që të qëndrojnë për atë që besojnë po ashtu kanë dashuri për të sakrifikuar veten e tyre për të tjerët në vend që t’i shërbejnë vetes.
Burrëri do të thotë të përdorësh forcën tënde, forcën e trupit, forcën e intelektit, forcën e vullnetit për të mbrapsur të keqen, përparuar të vërtetën dhe mirësinë, për të mbrojtur të dashurit prej sulmit dhe për të siguruar për nevojat e të njerëzve të dashur, pavarësisht se sa e rrezikshme apo e kushtueshme mund të jetë për ty.
Një pjesë e mirë e të qenurit burrë është të jesh i fortë dhe të mposhtësh pengesat për arritjen e një misioni. Mua më pëlqen historia e një djali të ri i cili ishte punësuar si një asistent trajner futbolli. Pjesë e punës së tij ishte të zbulonte talentet dhe të rekrutonte lojtarë të rinj për skuadrën e tij të kolegjit. Para udhëtimit të të tij të parë të rekrutimit, ai pyeti trajnerin kryesor, i cili kishte një rekord të paparë suksesi, "çfarë lloj lojtarësh dëshiron që të rekrutoj?"
Trajneri kryesor u përgjigj: "Bir, unë kam një kohë të gjatë me këtë punë dhe kam vënë re se ka lojtarë nga më të ndryshmit, Për shembull, tha ai "do të gjesh lojtarë të cilët marrin nokaut dhe qëndrojnë përtokë. Por ky nuk është lojtari që duam ne!" Më pas ai tha: "Ti do të gjesh disa lojtarë që rrëzohen dhe ngrihen prapë, pastaj rrëzohen prapë dhe rrinë përtokë. Ky nuk është lojtari që duam ne!" Më pas trajneri i moshuar tha: "Do të gjesh po ashtu disa lojtarë të cilët rrëzohen dhe rrëzohen, dhe rrëzohen dhe sa herë që rrëzohen, ngrihen menjëherë në këmbë!"
Në këtë pikë trajneri i moshuar u emocionua dhe tha: "Atëherë ky është lloji i lojtarit që duam ne apo jo trajner?"
"Jo!" tha trajneri më i moshuar. " Ne duam lojtarin tërë ato nokaut!"
Një trajner futbolli dëshiron që lojtarët të jenë të fortë, dhe Perëndia dëshiron që njerëzit e tij të jenë të fortë. Bibla nuk thotë "Sillu si qenush; jini si femra." Ajo thotë, "Silluni si burra, jini të fortë!" Bibla nuk thotë "Perëndia më bën mua si çupëlinë." Shkrimi thotë, "Zoti është forca ime." (Eksodi 15:2)
Kur Davidi luftoi Goliathin, ai nuk e la Goliathin ta frikësonte atë; ai e gjuajti gjigantin për mirë dhe rrëzoi shumë armiq të tjerë. Davidi tha" Të dua, o Zot, forca ime. Perëndia është ai që më rrethon me forcë dhe që e bën jetën time të përsosur." (Psalmi 18:1,32).
Kur mbreti David ishte i moshuar dhe pranë vdekjes, ai e bëri të birin, Solomonin, mbret dhe i tha atij, " Respekto urdhrat e Zotit, Perëndisë tënd, duke ecur në rrugët e tij, duke zbatuar në praktikë statutet e tij, urdhërimet e tij, dekretet e tij dhe porositë e tij, ashtu siç është shkruar në ligjin e Moisiut, me qëllim që ti t'ia dalësh mbanë në të gjitha gjërat që do të bësh dhe nga çdo anë që të kthehesh." (1 Mbretërve 2:2-3)
Kur Jezus Krishti, njeriu kryesor ishte një djalë i ri, Bibla thotë për të: "Ndërkaq fëmija rritej dhe forcohej në frymë, duke qenë plot dituri; dhe hiri i Perëndisë ishte mbi të." (Luka 2:40). Ne nuk e dimë nëse Jezusi kishte muskuj si Zoti Univers, por e dimë se ai u rrit i fortë. Ai mund të mbante veglat e punës së rëndë të një zdrukthëtari. Ai mund të menaxhonte po ashtu sfidën mendore të diskutimit të çështjeve të rënda me mësuesit më të mirë të Izraelit. Jezusi nuk ishte një grek që e urrente punën fizike dhe mendonte se çdo njeri me muskuj duhet të jetë një rrotë. Jezusi nuk ishte një kalorës që e urrente arsimin dhe mendonte se çdo njeri i zgjuar duhet të jetë si pulë e larguar. Jezusi kishte muskujt të fortë dhe urtësi të madhe. Kur erdhi sfida përfundimtare, Jezusi ushtroi krahun e fuqishëm të Perëndisë për të rrëzuar gjigantin më të keq ndër të gjithë , Satanin dhe vdekjen. Dashuria e Jezusit ishte e mjaft e madhe për të sakrifikuar veten për mëkatet e populli të tij , dhe fuqia e tij ishte e madhe mjaftueshëm për të mposhtur armiqtë e popullit të tij.
Forca e tij mund të jetë edhe e jona. Bibla i tregon besimtarëve se Jezusi, "do t’ju mbajë të fortë deri në fund."(1 Korintasve 1:8)
" Unë mund të bëj gjithçka me anë të Krishtit që më forcon." (Filipianëve 4:13). " Ne jemi më shumë se fitimtarë për hir të atij që na deshi." (Romakëve 8:37) Perëndia nuk na thotë të sillemi si burra me forcën tonë, por në forcën e tij: "forcohuni në Zotin dhe në forcën e fuqisë së tij."(Efesianëve 6:10)
Forca burrërore ndonjëherë përfshin guximin dhe përpjekjet fizike. Por një burrë i vërtetë e njeh pushtetin e mendjes dhe e dashuron të vërtetën. "Njeriu i urtë është plot forcë, dhe njeriu që ka dituri e rrit fuqinë e tij." (Fjalët e Urta 24:5)
Forca dhe energjia spikasin në mënyrë të veçantë tek të rinjtë. Shkrimet thonë, "Lavdia e të rinjve është forca e tyre." (Fjalët e Urta 20:29) Shkrimi thotë për një djalë "Ji i fortë në hirin që është në Jezus Krishtin." dhe e krahason misionin e tij për Krishtin me përpjekjet burrërore të ushtarëve, atletëve dhe fermerëve.(2 Timoteu 2:1-7) Bibla regjistron një letër të apostullit Gjon në të cilën Gjoni thotë: " Etër, ju kam shkruar sepse e keni njohur atë që është nga fillimi. Të rinj, ju kam shkruar sepse jeni të fortë dhe fjala e Perëndisë qëndron në ju dhe sepse e mundët të ligun." (1 Gjoni 2:14)
Burrëria e vërtetë është një përzierje e forcës dhe dashurisë. Burrëri do të thotë të përdorësh forcën, forcën e trupit, forcën e intelektit, forcën e vullnetit për të prapsur të keqen, për të përparuar të vërtetën dhe mirësinë, për të mbrojtur njerëzit e dashur më të dobët, dhe për të siguruara për nevojat e njerëzve të dashur, pavarësisht se sa e rrezikshme mund të jetë për ty.