Bota reale 2
I panjohuri i tha atyre se ata ishin të marrë dhe ishin të ngadaltë për të besuar. Më pas ai u tregoi atyre se ishin të marrë dhe të ngadaltë për të besuar. Më pas ai u tha atyre se çfarë thonë Shkrimet për Mesian, veçanërisht se si ju duhej të vuanin dhe të vdisnin dhe të ngriheshin sërish. Në njëfarë mënyre fjalët e tij i bënë zemrat e tyre të ndizeshin brenda tyre. Teksa i afroheshin fshatit, shoqëruesi i tyre veproi sikur kishte ende rrugë për të bërë. Por ata e shtynë atë të qëndronte për darkë dhe të kalonte natën me ta, meqenëse po errësohej. Ai pranoi.
Kur u ulën në tavolinë, mysafiri i tyre mori bukën, falënderoi e theu dhe ua dha atyre. Më pas sytë e tyre u hapën dhe ata e njohën atë. Ishte Jezusi! Çastin që ata e njohën atë, Ai u zhduk. Ata ishin kaq të emocionuar sa që u kthyen në Jeruzalem dhe i treguan të tjerëve.
Teksa ishin ende duke folur për këtë, thotë Bibla, Jezusi vetë qëndronte në mes tyre, dhe u tha: "Paqja me ju."
Ata ishin të emocionuar dhe të frikësuar, dhe menduan se panë një fantazmë. Ai u tha atyre: "Pse jeni shqetësuar dhe pse në zemrat tuaja po lindin dyshime?
Shikoni duart e mia dhe këmbët e mia, sepse unë jam. Më prekni dhe shikoni, sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!''.
Kur ai e tha këtë, ai u tregoi atyre duart dhe këmbët. Dhe ndërkohë që ata nuk besuan këtë nga habia dhe gëzimi, ai u tha atyre:" A keni këtu diçka për të ngrënë?''.
Dhe ata i dhanë një pjesë peshku të pjekur dhe një huall mjalti.
Dhe ai i mori dhe hëngri para tyre
(v 36-43)
Kaq ishte. Tani ata nuk kishin asnjë dyshim se ai ishte i vërtetë. Makthi kishte marrë fund. Jezusi ishte gjallë. Tmerri i vdekjes i la vend gëzimit të madh. Ata më në fund u zgjuan në realitetin e Krishtit të ringjallur. Dhe sot, pothuajse dymijë vite më pas, teksa zgjohemi për realitetin e pashkës, zbulojmë se të gjitha ligësitë dhe vuajtjet e jetës do të përpihen prej fitores së Jezusit.
Përballja me faktet
Sa e rëndësishme është ringjallja e Jezusit? Le ta themi hapur: gjithçka varet prej kësaj. Nëse ringjallja nuk ka ndodhur asnjëherë, nëse Jezusi është ende i vdekur, atëherë të krishterët janë njerëzit më të mjerë në botë. Por nëse Jezusi u ngrit, atëherë është marrëzi madje fatalitet të mos jesh i krishterë.
Ndonjëherë ne dëgjojmë për drejtues kishash të cilët nuk besojnë në ringjalljen trupore, të Jezusit, drejtues që thonë se kjo nuk ka dhe aq rëndësi. Ndonëse trupi i Jezusit është i vdekur, ata thonë, mësimet e tij mbetën dhe kjo ka rëndësi. Drejtuesit e kishës që mendojnë apo thonë gjërat si këto duhet të lenë punën e tyre dhe të merren me diçka tjetër. Ne nuk duam predikues që sillen si grabitqarë, që sillen rrotull për të kërkuar ushqim në mbetjet e trupit të vdekur të Jezusit. Një predikues i vërtetë nuk është një grabitqar; ai është një zog lajmëtar, një pëllumb i cili mbart mesazhin e Krishtin e gjallë.
Krishterimi qëndron ose bie bashkë me ringjalljen e Jezusit. Mos e lejo askënd të të tregoje diçka ndryshe. Bibla thotë se nëse Krishti nuk është ngritur, atëherë krishterimi është i rremë, apostujt gënjeshtarë, ndërsa të krishterët nuk kanë shpresë përtej kësaj jete dhe besimi ynë i kotë. Nëse Krishti nuk është ngritur ne jemi ende në mëkatet tona dhe jemi ndër njerëzit më të mjerë. (1 Korintasve 15:14-19). Në rast se Krishti është i vdekur, atëherë edhe krishterimi është i vdekur.
Por nëse Krishti është gjallë, atëherë krishterimi është e vetmja rrugë për tu ndjekur. Nëse Jezusi u ngrit prej së vdekurish atëherë Ai është Ai që thotë se është: Biri i Perëndisë dhe Zot i universit. Ai është e vetmja rrugë për të qenë në raport të drejtë me Perëndinë; Ai do të vijë sërish për të gjykuar të gjallët dhe të vdekurit, fakti nëse do ta kalosh përjetësinë në parajsë apo në ferr përcaktohet te marrëdhënia jote me Krishtin e ringjallur.
Prandaj pyetja më e rëndësishme në botë është kaq e thjeshtë: A u ngrit Jezusi me të vërtetë prej së vdekurish? Konsidero provat.
Një provë e mirë është fakti që varri i Jezusit ishte bosh. Trupi i tij nuk gjendej askund. Nëse armiqtë e tij do të prodhonin trupin e Jezusit, ata mund t’i kishin vënë kapakun thashethemeve për ringjalljen e Tij atje. Por atje nuk kishte asnjë trup të vdekur për tu prodhuar. Varri ishte bosh.
Megjithatë kjo nuk ishte e vetmja provë. Sikurse e kemi parë varri bosh nuk mjaftoi për të bindur shumicën e dishepujve. Ata filluan të besonin vetëm kur panë Jezusin e ringjallur dhe e dëgjuan atë, e prekën madje ndanë ushqimin me të. Dëshmia e dëshmitarëve të shumtë, që gjendet në Bibël, është prova më bindëse për ringjalljen e Jezusit.
Por ti mund të pyesësh, si ta kuptojmë se dëshmia e tyre është e vërtetë? Si ta dimë se ata nuk e kanë shpikur vetë? Mirë më lejoni t’i përgjigjem pyetjes me një pyetje. Pse duhet të gënjejnë dishepujt? Çfarë do të fitonin ata po të gënjenin? Mashtruesit religjiozë mund të shpikin histori për të tërhequr ndjekësit që mashtrohen lehtë dhe që të pasurohen. Por dishepujt e Jezusit nuk u pasuruan; ata u vranë. Pothuajse të gjithë ata përfunduan me ekzekutim sepse predikuan Krishtin e ringjallur. A do t’ia nënshtroje veten kërcënimit dhe burgosjes, apo torturës dhe vdekjes për hir të një historie që ke shpikur? Nuk besoj! Fakti i thjeshtë është ky: dishepujt e panë, e dëgjuan dhe e prekën Krishtin e ringjallur dhe ishin shumë të sigurt se do të merrnin pjesë në ringjalljen e Tij. Për çfarë arsye tjetër do të ishin më shumë të gatshëm të vdisnin se sa të ndryshonin historinë e tyre?
Jezusi u ngrit prej së vdekurish. Kjo nuk është një fantazi, por një fakt. Krishti i gjallë është real. Në fakt, Ai është shumë më tepër real se gjithçka tjetër në univers. Trupi i tij i përlëvduar është po aq real sa trupi yt apo imi , vetëm se më i mirë. Ai ka mish dhe kocka të vërteta, por ndryshe nga mishi dhe kockat tona, trupi i Jezusit nuk i nënshtrohet vdekjes dhe korruptimit. Trupi i tij është fizik, por nuk i nënshtrohet ligjeve të fizikës.
Pas ringjalljes Jezusi, mund të shfaqej papritur në një dhomë, ku të gjithë dyert ishin mbyllur dhe, Ai mund të zhdukej po aq shpejt. A do të thotë kjo se Zoti ekziston vetëm si një frymë, apo shpirt. Jo, Jezusi i tha dishepujve të tij: "Shikoni duart e mia dhe këmbët e mia, sepse unë jam. Më prekni dhe shikoni, sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!''." Atëherë me një dorë reale, ai u zgjat dhe mori një copë peshku të pjekur, e futi në gojë dhe filloi ta përtypte me dhëmbë të vërtetë, dhe e kapërdiu poshtë përmes një fyti të vërtetë. Po të ishte Jezusi një shpirt apo një frymë, apo një halucinacion, ai nuk do të kishte mundësinë të hante peshkun me ta!
Fakti që Jezusi mund të shfaqej dhe të zhdukej sipas qejfit do të thotë se trupi i Tij i lartësuar është real por jo i kufizuar si trupat tanë të vdekshëm. Krishti i ringjallur zbret në këtë botë, që njeh kufijtë e vdekjes.
Nga unë Berti Mirë u dëgjofshim!