Më i larti

Print

Titulli: Më i larti (pjesa 2)

Do të flasim për ëndrrën e frikshme të Nebukadnetsarit.

Ëndrra e frikshme

Danieli kapitulli 4 tregon se çfarë i ndodhi mbretit Nebukadnetsari, përshkruar me vetë fjalët e tij:

” Unë, Nebukadnetsari, isha i qetë në shtëpinë time dhe i gëzuar në pallatin tim.

Pashë një ëndërr që më tmerroi; mendimet që pata në shtratin tim dhe vegimet e mendjes sime më tmerruan. Kështu dhashë urdhër që të sillnin para meje gjithë të diturit e Babilonisë, që të më bënin të njohur interpretimin e ëndrrës. (v. 4-6)

Asnjëri prej tyre nuk mund të kuptonte ëndrrën. Më në fund profeti i Perëndisë Danieli u soll për interpretimin. Danieli e kuptoi se çfarë thoshte ëndrra: mbreti do të kishte telashe të mëdha. Danieli i tha Nebukadnetsarit:

Imzot, ëndrra u bëftë realitet për armiqtë e tu dhe interpretimi i saj për kundërshtarët e tu.

20  Druri që ti ke parë, që ishte bërë i madh dhe i fortë, maja e të cilit arrinte deri në qiell dhe që dukej nga të gjitha skajet e dheut,

21  gjethnaja e të cilit ishte e bukur, fryti i bollshëm, dhe ku gjenin strehë kafshët e fushave dhe mbi degët e së cilës bënin folenë zogjtë e qiellit,

22  je ti, o mbret, që u bëre i madh dhe i fortë; madhështia jote është rritur dhe ka arritur deri në qiell dhe sundimi yt deri në skajet e dheut.

23  Sa për rojën, një i shenjtë, që mbreti e ka parë të zbresë nga qielli dhe të thotë: “Priteni drurin dhe shkatërrojeni, por lini në tokë cungun me rrënjë, të lidhur me zinxhirë hekuri dhe bronzi midis barit të fushave. Le ta lagë vesa e qiellit dhe le të ketë pjesën e tij bashkë me kafshët e fushave deri sa të kalojnë mbi të shtatë kohë”.

24  Ky është interpretimi, o mbret; ky është dekreti i Shumë të Lartit, që është lëshuar për mbretin, zotin tim;

25  ti do të dëbohesh nga njerëzia dhe banesa jote do të jetë bashkë me kafshët e fushave; do të të japin të hash bar si qetë dhe do të lagesh nga vesa e qiellit; do të kalojnë mbi ty shtatë kohë, deri sa të pranosh që Shumë i Larti sundon mbi mbretërinë e njerëzve dhe ia jep atij që ai dëshiron.

26  Sa për urdhrin për të lënë cungun me rrënjë, kjo do të thotë se mbretëria jote do të rivendoset, mbasi të kesh pranuar që është qielli ai që sundon.

27  Prandaj, o mbret, prano këshillën time: jepu fund mëkateve të tua duke praktikuar drejtësinë dhe paudhësive të tua duke treguar mëshirë ndaj të varfëve; ndofta begatia jote do të zgjasë”.

Nebukadnetsari do të njihte sundimin e Perëndisë, por kjo është e vështirë për dikë që mendon se mund të bëjë çfarë të dojë pa i dhënë llogari askujt. Lordi anglez Akton, ky burrë shteti tha: “Pushteti korrupton. Pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute. Nebukadnetsari kishte pushtet absolut. ” Ai vriste kë të donte dhe linte të gjallë kë të donte, ngrinte kë të donte dhe ulte kë të donte.” (5:19)

Fjala e mbretit ishte ligj, ose së paku kështu mendonte ai. Danieli fliste për një ligj më të lartë dhe e paralajmëroi mbretin që të largohej prej mëkatit e të bënte të mirën.

Nebukadnetsarit i pëlqente lavdia e pushtimit, pavarësisht se sa shumë trupa civile humbisnin në fushatat e tij. Ai e donte shkëlqimin e projekteve të ndërtesave të mëdha, pavarësisht se skllevërit mundoheshin mjerisht për t’i bërë ato.

Danieli i tha mbretit që të ishte i mirë me popullin, të ndalonte mburrjen për fitoret e tij dhe të fillonte të kujdesej për viktimat, të ndalonte mahnitjen për bollëkun e tij dhe të fillonte të ndihmonte të shtypurit.

Danieli i tha mbretit se nëse do t’i vinte veshin paralajmërimit të tij: begatia e tij do të mund të vazhdonte. Në të kundërt, ëndrra e frikshme do të bëhej realitet.

Të qeshurat e qiellit

A u pendua Nebukadnetsari për krenarinë e tij dhe a ndryshoi rrugë? Jo ai e shpërfilli paralajmërimin e Perëndisë dhe vazhdoi me punët si zakonisht. Kaloi një vit dhe nuk ndodhi asgjë. Papritur jeta e tij u kthye në një makth.

Dymbëdhjetë muaj më vonë, teksa mbreti po ecte në çatinë e një pallati mbretëror të Babilonisë, ai tha:

” Nuk është kjo Babilonia e madhe, që unë ndërtova si seli mbretërore me forcën e pushtetit tim dhe për lavdinë e madhërisë sime?”

31  Këto fjalë ishin akoma në gojë të mbretit, kur një zë zbriti nga qielli: “Ty, o mbret Nebukadnetsar, të shpall: mbretëria jote të është hequr;

32  ti do të dëbohesh nga njerëzia dhe banesa jote do të jetë me kafshët e fushave; do të të japin të hash bar si qetë dhe do të kalojnë mbi ty shtatë kohë, deri sa të pranosh që Shumë i Larti sundon mbi mbretërinë e njerëzve dhe ia jep atij që ai dëshiron.

33  Në po atë çast fjala lidhur me Nebukadnetsarin u realizua. Ai u dëbua nga njerëzia, hëngri bar si qetë dhe trupi i tij u lag nga vesa e qiellit, deri sa flokët e tij u rritën si pendët e shqiponjave dhe thonjtë e tij si kthetrat e shpendëve. (v. 28-33)

Thjesht përfytyroje këtë! Mbreti del nga në lëndinën e pallatit të tij për të ngrënë drekën dhe fillon të hajë barin e lëndinës. I vetmi urdhër që mund të japë ai është “Muuuuuu.” Po të ishe ti një punonjës i oborrit të tij, çfarë do të bëje para kësaj skene? Sigurisht që ai kishte qenë një lider i fortë ushtarak, një administrator i zoti, një mjeshtër ndërtimi, por kur mbreti fillon të veprojë sikur është lopë, atëherë është koha për ta nxjerrë në kullotë!

Psalmi 2 thotë se kur politikanët dalin kundër Zotit dhe mundohen të shkëputen prej sundimit të Krishtit, Birit të Tij “Ai që ulet në qiejt do të qeshë, Zoti do të tallet me ta.” ( Psa 2:4) Sigurisht që Perëndia ka qeshur shumë kur e pa Nebukadnetsarin në atë gjendje. Për një moment ky njeri ishte një gjeni politik dhe mburravec; ndërsa çastin tjetër ai u bë i çmendur. Ai duhet të shiste rrobat e tij mbretërore, për një këmishë që do ta pengonte atë të ishte i dhunshëm me të tjerët. Në fakt shërbëtorëve të pallatit iu desh ta lidhnin me pranga që të pengonin këtë të çmendur të mos lëndonte asnjeri. Pasi e lidhën e çuan larg njerëzve që të mund të jetonte me kafshët, sepse kështu mendonte se ishte ai.

Asnjë vend tjetër nuk ishte më i përshtatshëm për të se sa banimi në një vend me bishat. Ai nuk mund të dallonte se çfarë ishte ai vetë. Ishte një dem, apo një zog? Kur ecte me këmbë e me duar dhe hante bar, ai dukej si dem. Me flokët e ngritura përpjetë si pupla dhe me thonjtë si kthetrat e një shpendi ai ishte si një zog.

Nebukadnetsari ishte gjysmë dem, e gjysmë zog, me pak fjalë ishte çmendur fare.

Por çfarë ndodhi me të? A ju kthyer arsyeja? A rifitoi shëndetin e tij mendor dhe mbretërinë e humbur?