Print

Programi 2 tetor 2015

Titulli:
Asnjë mbret veç Cezarit 1

Çfarë
do të ndodhte nëse Jezusi do hynte duke i dhënë një makine rrugës për në
Jeruzalem, të Dielën e Palmave? Atë ditë, Jezusi në fakt hyri hipur mbi një
gomare, i shoqëruar me turma njerëzish që e përshëndetnin atë me degë palmash,
sikur të ishte mbret. Përfytyro Jezusin, por jo hipur mbi një gomare por mbi
një motoçikletë, apo makinë, shoqëruar prej njerëzve me tabela nëpër duar dhe e
shpallin Atë si drejtues. Po sikur kjo gjë të ndodhte pikërisht sot në Londër,
Moskë, Uashington, Prishtinë, apo në Tiranë?

Nëse
Jezusi do të hynte në kryeqytetin e vendit, a do të përkuleshin para tij
politikanët? Apo do të përpiqeshin ta arrestonin? A do ta nderonte Gjykata
Supreme si gjykatësin më të lartë? Apo do ta hidhnin jashtë Jezusin dhe ta
quanin drejtimin e tij jo konstitucional? Nëse Jezusi do të hynte në shkollën
tënde publike, a do të kërkonte bordi i shkollës këshillën e tij mbi
kurrikulën, dhe ta ftonte për të dhënë mësim, apo do t’i ndalohej hyrja në
pronën shtetërore? Nëse Jezusi do të hynte në kishën tënde, a do ta pëlqente
atë çka po ndodh atje, apo do t’i nxirrte jashtë ata të cilët e përdorin kishën
më shumë si një biznes se sa një vend lutjeje? Nëse Jezusi do të hynte në
vendin tënd të punës, a do të pëlqente që të shihte atë që po bën ti, apo do të
doje që Ai të largohej e të të linte rehat të vazhdoje punën si zakonisht? Nëse
Jezusi do të hynte në shtëpinë tënde ndërsa ti shikon televizor, a do ta ftoje
që të ulej me ty, apo do të vinte turp për atë që po shikoje dhe do të ndërroje
kanalin me nxitim, me shpresën se Ai do qëndronte pak dhe më pas do ikte?

Jezusi
nuk është tmerrësisht i mërzitshëm, për sa kohë që rri larg. Problemet vijnë kur
shfaqet Ai. Jezusi nuk është shumë shqetësues për sa kohë që Ai ngelet në zonën
e opinioneve personale dhe ndjenjave të brendshme. Pikërisht atëherë kur pohon
se është mbret, dhe tregon autoritetin e Tij, atëherë na bën të jemi në siklet.
Shumë njerëz nuk duan t’ia dinë për Jezusin, derisa Ai mban vendin e vet. Por
pavarësisht kësaj, Jezusi nuk do të qëndrojë në distancë as nuk do ta reduktojë
veten në disa ndjenja të brendshme. Ai ka të drejtë të pohojë se është mbret
dhe sundon mbi gjithçka.

Mbreti
Jezus, është mbreti mbi mbret, drejtuesi i presidentëve, kryeministrave,
qeveritarëve dhe kryetarëve të bashkisë. Mbreti Jezus është gjykatësi suprem,
dhe tërë gjykatësit dhe gjykatat duhet t’i përgjigjen gjykatës supreme të
Krishtit. Mbreti Jezus është kreu i kishës, dhe i tërë priftërinjve, prelatëve,
pastorëve, dhe famullitarëve. Të gjithë duhet t’i japin llogari atij. Mbreti
Jezus është mjeshtër i edukimit, dhe çdo shkollë, universitet, çdo parim dhe
profesor, çdo anëtar bordi dhe administrator, përballet me vlerësimin se si
përshtatet mësimi dhe kërkimi i tyre me të vërtetën e Tij. Mbreti Jezus
mbretëron mbi çdo vend pune, dhe çdo CEO, menaxher, dhe çdo punëtor duhet t’i
raportojë atij. Mbreti Jezus ka juridiksion mbi familjen, dhe çdo baba, nënë,
djalë dhe vajzë duhet të përballet me Të.

Përplasja
me mbretin

Para
të dielës së palmave, shumë njerëz në Jeruzalem, kishin dëgjuar vetëm histori
për Jezusin, por në të vërtetë nuk e kishin takuar asnjëherë Atë.

Për
ta, ai ishte pak më shumë se sa fjalë të ardhura nga Galilea e largët. Por kur
Jezusi u shfaq, ai nuk erdhi si një histori apo si ndjenjë, por si mbret. Jezusi
e quajti Jeruzalemin “qyteti i Mbretit të Madh” (Mateu 5:35), dhe kur
Jezusi hyri në qytet të Dielën e Palmave, Ai u prit si mbret. Ai përmbushi
profecinë e Biblës që thoshte:” Ja po të vjen mbreti
yt, zemërbutë, hipur mbi një gomare. ” (Mateu
21:5) Turmat e mbështetësve të Jezusit që ishin në Jeruzalem atë ditë, brohorisnin:” Bekuar
qoftë Mbreti që po vjen në emër të Zotit” (Luka 19:38)

Jo
të gjithë njerëzit u gëzuan kur panë Jezusin që hyri në qytet. Disa dëshironin
që Ai të qëndronte larg,  dhe nëse nuk do
ta bënte këtë, do ta hiqnin qafe. Drejtuesit fetarë ashtu si qeveritarët nuk u
gëzuan shumë për këtë mbret. Krye priftërinjtë nuk donin që Mesia të
ngatërrohej me sistemin e tyre.

Kur
Jezusi pohoi autoritetin hyjnor mbi tempullin dhe i përzuri prej tempullit
tregtarët dhe këmbyesit e parave që bënin punën e tyre me miratimin e
priftërinjve, ata morën masa të shpejta për ta vrarë.

Kur
e kapën Jezusin dhe i bënë një gjyq të nxituar në mes të natës, ata nuk mund të
bënin asnjë akuzë përveç njërës: Ai pretendonte se ishte Mesia, një Mbret në
një nivel me Perëndinë vetë.

Por Jezusi rrinte në heshtje. Dhe
kryeprifti vazhdoi duke thënë: “Unë po të përbej për Perëndinë e gjallë të na
thuash në se ti je Krishti, Biri i Perëndisë”.

Jezusi i tha: “Ti po thua! Madje unë
po ju them se në të ardhmen ju do ta shihni Birin e njeriut duke ndenjur në të
djathtën e Pushtetit, dhe duke ardhur mbi retë e qiellit’.” (Mateu
26:63-64)

Kur
Jezusi tha këtë, a u përulën para Tij priftërinjtë dhe pleqtë dhe të thoshin: “Ai
meriton adhurimin”? Jo, ata pohuan, “Ai meriton vdekjen.”

Ata
vetë nuk kishin të drejtën ligjore për të vrarë dikë, kështu që e sollën para
guvernator, Ponc Pilatit, i cili kishte autoritet për të zbatuar dënimin me
vdekje.

Dhe
filluan ta paditin duke thënë: “Këtë ne e gjetëm që përmbyste kombin tonë dhe
ndalonte t’i jepeshin taksa Cezarit, duke u vetëquajtur një mbret, Krishti”.

Atëherë
Pilati e pyeti duke thënë: “A je ti mbreti i Judenjve?”. Dhe Jezusi iu
përgjigj dhe tha: “Ti po thua”. (Luka 23:2-3)

Jezusi
nuk ka folur asnjëherë për mospagimin e taksave ndaj Çezarit, kështu që ajo
akuzë ishte e rreme. Megjithatë Ai pohoi se ishte mbret, dhe jo një politikan
që konkurron për pushtet apo për të ardhurat nga taksat, por qendron si kampion
mbretëror i së vërtetës.

Jezusi u përgjigj:
“Mbretëria ime nuk është e kësaj bote; po të ishte mbretëria ime e kësaj bote,
shërbëtorët e mi do të luftonin që të mos u dorëzohesha Judenjve; porse tani
mbretëria ime nuk është prej këtej”. Atëherë Pilati i tha: “Ti, pra, qenke
mbret?”. Jezusi u përgjigj: “Ti thua se unë jam mbret; për këtë unë kam
lindur dhe për këtë kam ardhur në botë; që të dëshmoj për të vërtetën; kush
është për të vërtetën, e dëgjon zërin tim”.

Pilati e pyeti:
“Ç’është e vërteta?”

(Gjoni 18:36-38)

Kur
ti dëgjon Jezusin që thotë, “Mbretëria ime nuk është e kësaj bote,” ti
mund të thuash, “Uf! Çfarë çlirimi! Për pak mendova se Jezusi mund ta
kishte fjalën për këtë botë. Por jo, mbretëria e Tij nuk është e kësaj bote.  Ajo është e një tjetër bote dhe nuk ka aspak
lidhje me këtë. Jam i lumtur që mbretëria e Tij është plotësisht shpirtërore. Në
këtë mënyrë, politika ime, shkollimi, familja, puna, paratë, argëtimi, koha dhe
gjithçka tjetër në botën reale më përket mua dhe nuk ka të bëjë aspak me
Jezusin. Mund të jetë mbret i çdo gjëje tjetër, por nuk ka të bëjë me botën
time të përditshme. Nëse Jezusi mund të më japë një vend në qiell dhe një
ndjenjë të brendshme të veçantë, unë mund t’i kërkoj atij të hyjë në zemrën
time dhe të pres që ta shoh atë një ditë në qiell. Por mbretëria e Tij nuk
është e kësaj bote, kështu që mund ta shpërfill atë në çështjet e jetës së
përditshme.”

Nëse
mendon kështu, ti nuk e kupton se çfarë kishte ndërmend Jezusi kur tha:
“Mbretëria ime nuk është e kësaj bote.” Jezusi nuk po thoshte se nuk
kishte autoritet në politikë apo në çështjet e kësaj bote. Ai po thoshte se
autoriteti i Tij mbretëror nuk vjen prej kësaj bote por prej vetë Perëndisë. Mbretërimi
i tij nuk varet tek aftësia e ndjekësve të Tij për të luftuar, por tek pushteti
i Perëndisë. Jezusi drejton me fuqi hyjnore dhe jo me pushtet njerëzor. Mbretërimi
i Tij nuk varet tek njerëzit apo institucionet e kësaj bote. Mbretëria e Tij
nuk është e kësaj bote, por është mbi këtë botë. Jezusi shpall të drejtën e Tij
për të mbretëruar mbi ne njerëzit dhe mbi institucionet tona siç është qeveria,
kisha, shkolla, biznesi dhe familja.

Këtu më duhet të mbyll minutazhit
tonë, për ti lënë vend programeve të tjera. Por ju ftoj të na ndiqni sërish
herën e ardhshme. Deri atëherë mirë u dëgjofshim!