Drejtësi për të gjithë 1
Përshëndetje edhe nga unë Berti. A është realisht e
mundur drejtësia për të gjithë? Është pyetje shumë e mirë, por, si mund të
arrihet drejtësia për të gjithë kur kudo gjen politikanë të korruptuar, që janë
më tepër të interesuar për pushtetin politik dhe si të pasurohen vetë se sa të
venë drejtësinë në vend? Si mund të ketë drejtësi për të gjithë kur vendet me zgjedhje
të lira dhe me ligje shumë të mira, nuk mund të sigurojnë drejtësi për të
gjithë? Madje edhe në vendet më të mira, njerëzit e pasur dhe të fuqishëm kanë
më shumë pushtet në marrëdhëniet publike se sa njerëzit e varfër. Edhe në
sistemin ligjor që synon drejtësi, hajdutët shpesh largohen prej skenës së
krimit dhe pasojat i vuajnë njerëzit e pafajshëm. Pra a mund të ketë realisht
drejtësi? Pas muzikës kthehemi për këtë pyetje.
Drejtësi për të gjithë është një synim me vlerë dhe
një moto fisnike, por a është vërtetë e mundur kjo? Asnjë qeveri apo sistem
juridik në çdo kulturë njerëzore nuk ka siguruar asnjëherë drejtësi për të
gjithë. Megjithatë, pavarësisht shifrave tronditëse, drejtësia për të gjithë
është ende e mundur.
Në fakt nuk është thjesht një mundësi, por një
realitet çlirues.
Drejtësi për të gjithë është një siguri absolute
sepse nuk mbështetet në qeverinë njerëzore
apo në gjykatat dhe gjykatësit njerëzor, por në qeverinë hyjnore dhe në
një gjykatës hyjnor, Jezus Krishtin. Drejtësia e Perëndisë, ka fjalën e fundit
për çdo person dhe për çdo komb. Te Psalmi 9 Bibla thotë: “Por Zoti mbetet
përjetë; ai ka vendosur fronin e tij për të gjykuar. Ai do ta gjykojë botën me
drejtësi, do t’i gjykojë popujt me paanësi.” (9:7-8)
Tema që përsëritet te psalmi 9 por edhe përgjatë
Biblës është: drejtësi për të gjithë. Le të shqyrtojmë katër pika kryesore. Së
pari, drejtësia për të gjithë sigurohet prej fuqisë së Perëndisë. Së dyti,
drejtësia për të gjithë është rrënjosur në natyrën e Perëndisë. Së treti,
drejtësia për të gjithë, realizohet në kohën e Perëndisë. Së katërti, drejtësia
për të gjithë është një Lajm i Mirë për disa, ndërsa për të tjerët lajm i keq.
Drejtësia sigurohet prej fuqisë së Perëndisë
Le të fillojmë duke shqyrtuar fuqinë e Perëndisë.
Ne tundohemi të mendojmë se drejtësia është e mirë por jo e fuqishme. Ne
mendojmë se drejtësia është një ideal fisnik por nuk jemi në gjendje të
sigurohemi që pala e drejtë do të fitojë dhe, se të gjithë do të marrin
shpërblimin apo dënimin e duhur. Por ky
lloj të menduari e shpërfill fuqinë e Perëndisë. “Zoti mbetet përjetë”,
pohon Psalmi 9. Perëndia i plotfuqishëm është ulur në fron, kështu që mund të
jemi të sigurt se në fund do të ketë drejtësi për të gjithë.
Asgjë nuk del prej kontrollit të Perëndisë. Zoti
është i pranishëm në të gjitha vendet dhe në çdo kohë, duke siguruar energji,
jetë dhe drejtim për të gjitha gjërat. Dikush shkroi këto vargje që thonë:
Një djalë i vogël, në ditën e parë të javës,
po sodiste
rrugës duke u kthyer për në shtëpi,
nga takimi i fëmijëve në kishë.
Ai i zhgërreu këpucët në bar; dhe gjeti një vemje,
ai gjeti një lule qumështore dhe e fryu në ajër.
Një fole zogjsh vendosur kaq bukur mbi një pemë, ishte
thjesht një tjetër mrekulli që kapi sytë e tij të mahnitur.
Një fqinjë vuri re ecjen e tij soditëse dhe i
thirri nga lëndina,
E pyeti se ku kishte qenë dhe se çfarë po ndodhte.
“Kam qenë në takimin e kishës”, u
përgjigj ai dhe shkuli një plis bari.
Aty kapi një krimb dhe duke e lëkundur në ajër tha
“Kam mësuar shumë për Perëndinë.”
Hmm …një mënyrë shumë e mirë,” tha fqinji,
“për të kaluar ditën , o djalë i vogël.” Pastaj vazhdoi
“Nëse më thua se ku është Perëndia, do të jap
një monedhë fare të re.”
E shpejtë si vetëtimë erdhi përgjigja! Pa ju
dridhur zëri fare djali tha:
“Do të jap unë ty një kartëmonedhë, zotëri, nëse
më thua një vend ku Perëndia nuk është i pranishëm!”
Nuk janë vargje shumë poetike, por kanë shumë
kuptim. Perëndia është mbi ne, ai na rrethon kudo dhe është marrëzi të mendosh
se ekziston ndonjë vend “ku Perëndia nuk ekziston”, një krimb toke,
apo galaktika jashtë kufijve të fuqisë së tij, çdo ngjarje apo rrethanë përtej
kontrollit të Tij, ndonjë person apo komb përtej prekjes së drejtësisë së Tij.
Nëse Perëndia i gjithëdijshëm, i kudogjendur dhe i plotfuqishëm, dëshiron
drejtësi për të gjithë dhe më pas do të ketë drejtësi për të gjithë.
Fuqia e Perëndisë do të thotë se drejtësia do të
fitojë në fund dhe pranimi i fuqisë së Perëndisë është themeli mbi të cilin
kombet mund të fillojnë të punojnë për ligje të drejta, dhe të barabarta, për
të gjithë njerëzit. Formulimi hyrës i Kartës të Lirive dhe të drejtave kanadeze
shpall: “Kanadaja është themeluar mbi parimet që
pranojnë madhështinë e Perëndisë dhe rendin ligjor.” Amerika zotohet për
Aleancë, para se të flasë për lirinë dhe drejtësinë për të gjithë, thotë se
kombi është “nën Perëndinë.” Ateistët mund të pëlqejnë që të shmangin
përmendjen e Perëndisë në jetën publike, por besimi në Perëndinë ka luajtur
historikisht një rol jetësor në kufizimin e Perëndisë dhe në vendosjen e të
drejtave dhe lirive të qytetarëve.
Ekziston një rrezik i mundshëm kur njerëzit me
qëllime politike përmendin emrin e Perëndisë. Ata mund të ndjekin idetë e tyre
dhe më pas të flasin sikur Perëndia është në anën e tyre. Është e rrezikshme të
pretendosh se çdo politikan apo dokument, që përmend Perëndinë po ndjek
urdhërimin e Perëndisë.
Por është akoma më e rrezikshme kur njerëzit me
qëllime politike, nuk flasin asnjëherë për Perëndinë, ose flasin kundër
Perëndisë. Kur epërsia e Perëndisë shpërfillet apo mohohet, politikanët në
mënyrë të pashmangshme pohojnë epërsinë për veten.
Qëllimet e tyre politike bëhen standardi suprem për
gjithçka. Ata ndihen të lirë për çdo gjë që dëshirojnë, nuk ka rëndësi se çfarë
standarde shkelin, nuk ka rëndësi se sa njerëz shkatërrojnë ata. Njerëzit
ndonjëherë mund ta bëjnë të keqen kur flasin për Perëndinë,
por më keq akoma bëjnë kur e largojnë Perëndinë.
Revolucioni Amerikan, ndonëse nuk ishte
i përsosur, përfshiu njerëz të cilët
besonin se Perëndia është në fron dhe kjo solli shumë rezultate të mira. Nga
ana tjetër, Revolucioni francez disa vite më vonë, refuzoi Perëndinë dhe
rezultoi në një pushtet të tmerrshëm terrori që në të vërtetë i hapi rrugën ushtrisë
diktatore të Napolonit. Revolucioni rus dhe revolucionet e tjera ateiste të
vitit 1900 vranë miliona njerëz sepse perënditë e tyre të vetëm ishin programet
politike dhe drejtuesit të etur për pushtet. Drejtuesit të cilët harrojnë se
janë “nën Perëndinë” bëhen lehtësisht tiranët më të këqij dhe më të dhunshëm.
Kombet që pranojnë Perëndinë nuk janë të përsosur, por ka më pak gjasa që
qeveria të rregullojë jetën dhe të drejtat njerëzore.
Deklarata amerikane e Pavarësisë, nënshkruar
në 4 Korrik,1776, përshtatet me “ligjet e natyrës dhe natyrën e Perëndisë”
dhe ngulmon që dinjiteti njerëzor dhe, të drejtat njerëzore jepen prej Perëndisë,
jo prej qeverisë. “Ne i konsiderojmë këto të vërteta si të qarta”,
thotë Deklarata, “që të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, dhe që
Krijuesi i ka veshur me disa të drejta të pa mohueshme, midis këtyre janë jeta,
liria dhe kërkimi i lumturisë.” Sepse të drejtat themelore të njeriut,
vijnë prej Perëndisë dhe jo prej qeverisë, asnjë qeveri njerëzore nuk mund të
largojë atë ka dhënë Perëndia. Asnjë qeveri nuk është ligj në vetvete dhe, nuk
përgjigjet për asnjë. Qeveria duhet t’i shërbejë mirëqenies së njerëzve dhe
duhet t’i përgjigjet Perëndisë. Kombet që e pranojnë këtë mund të punojnë më
shumë për drejtësinë se sa ato kombe që refuzojnë ta pranojnë këtë.
Me këto fjalë më duhet ta mbyll këtu
miqtë e mi dhe ju lë takim herën e ardhshme për të vazhduar temën tonë drejtësi
për të gjithë. Deri atëherë mirë u dëgjofshim!