Dëshira për shlyerjen e fajit 2
Ne kemi folur për mizorinë e Aztekëve të lashtë dhe mizorinë e të rinjve modernë, por çfarë mund të themi për mizorinë që shfaqin të rriturit? Shumë partnerë martesorë keqtrajtojnë partneren dhe fëmijët e tyre. Abuzimi midis personave të pamartuar që bashkëjetojnë është shumë herë më i madh. Pse duhet të jemi kaq mizorë me njerëzit që kemi pranë? Kërkimi i shpengimit është një faktor madhor. Abuzuesit shpesh e drejtojnë fajin e tyre tek të tjerët dhe i ndëshkojnë ata në mënyrë të dhimbshme, por vuajtja e të tjerëve nuk mund të shuajë dëshirën e abuzuesve për të shlyer fajin. Ndërkohë, një numër i konsiderueshëm të personave të abuzuar, qofshin këta në martesë apo bashkëjetesë vazhdojnë të praktikojnë rrahjen.
Për njëfarë arsye, ata nuk e braktisin abuzuesin. Dhe nëse e bëjnë, pra nëse e lënë atë dhe kërkojnë një marrëdhënie të re me dikë tjetër, shpesh duket se një magnet i tërheq ata drejt një abuzuesi tjetër. Pse ndodh kështu? Ndoshta për arsye se ata po përdorin vuajtjen e tyre dhe sjelljen si viktimë si një mënyrë për të kënaqur dëshirën për shlyerjen e fajit.
Një tjetër mënyrë vetë ndëshkimi ndodh mes pijanecëve dhe përdoruesve të drogës. Shumë persona që kanë këto varësi, kanë edhe një ndjenjë pavlefshmërie, dhe një dëshirë për shlyerje të fajit. Diçka brenda tyre, thotë se nuk e meritojnë të jenë të shëndetshëm dhe të lumtur por meritojnë dhimbjen dhe mizorinë. Dehja dhe katandisja e jetës tënde apo çdo gjë tjetër si mos më keq, vetëm që t’ia bësh varrin vetes, nuk është një mënyrë për të paguar për mëkatin. Kjo dëshirë e fortë për shlyerje të fajit dominon jo vetëm te njerëzit me varësi, por edhe ata që janë të tërhequr prej njerëzve me varësi. Mund të them se ka shumë njerëz që janë rritur me njërin prind të alkoolizuar, dhe martohen po me një të alkoolizuar dhe vazhdojnë mjerimin e tyre! Pse njerëzit që martohen me të alkoolizuar, qëndrojnë me këta persona dhe vazhdojnë të mbulojnë fajet e tyre? Dhe pse personat të cilët ndahen me burrin apo gruan, apo njeriun me të cilin bashkëjetojnë, përfundojnë me një partner tjetër që ka varësi, dhe ka të njëjtat ligësi si partneri i mëparshëm? Të sjellurit si viktimë tërheq shumë njerëz, madje i tërheq ata si me një magnet. Ata janë të tërhequr prej pavlefshmërisë, dhe dëshirës për të vuajtur për të dashurit e tyre dhe për veten.
Disa njerëz thjesht nuk mund të durojnë që të trajtohen mirë dhe të shijojnë jetën. Nëse ata gjejnë një punë të paguar mirë, ata menjëherë krijojnë një acarim me shefin e tyre që të pushohen nga puna. Nëse kanë mjaftueshëm para që të plotësojnë shpenzimet mujore, ata luajnë kumar, apo ndjekin skema financiare të çmendura, derisa mbyten në borxhe. Nëse bashkëshorti i tyre është i mirë dhe besnik, ata provokojnë bashkëshortin e tyre që ta shtyjnë të bëjnë marrëzi dhe tradhti.
Këta njerëz kanë nevojë për një krizë në jetën e tyre. Ata kanë nevojë që gjërat tu shkojnë keq. Ata kanë nevojë ta ndëshkojnë veten dhe në të njëjtën kohë të akuzojnë dikë tjetër për këtë. Ata nuk mund të jetojnë me një situatë normale dhe të kënaqshme. Ata duhet të dinë, se çfarë i tërheq, por e vërteta është se ata duan të provojnë dhimbjen dhe të qenit viktimë për të dënuar kështu veten për kotësinë e tyre.
Kur njerëzit nuk janë mizorë me të tjerët, apo me veten në jetën e përditshme, ata sërish mund të duan të zhyten në dhimbje duke i hyrë një argëtimi që fokusohet tek vuajtja. Ata shohin telenovela me histori të trishtueshme njëra pas tjetrës. Ata dëgjojnë muzikë për abuzimin, torturën dhe marrëdhëniet e thyera. Ata shohin filma për vrasës serial, kanibalë, vampirë që thithin gjak, dhe përbindësha. Ata tërhiqen prej gjakut dhe dhimbjes. Diçka brenda tyre, gjen kënaqësi në vuajtjet e të tjerëve dhe po kështu shkakton tmerr tek ta.
Nxitja për ta bërë dikë që të vuajë, apo për ta shtyrë veten drejt vuajtjes mund të sjellë rezultate të frikshme. Një autor i huaj tregon për një histori të vërtetë për një grua e cila zbuloi se burri i saj kishte një marrëdhënie me një grua tjetër. Ajo ishte mërzitur jashtë mase. Ajo nuk u nda prej tij, por ishte tërbuar fare dhe donte ta bënte burrin të vuante për hir të tradhtisë së tij. Bashkëshorti i saj donte shumë që të kishin një fëmijë, kështu që ajo vendosi të abortonte fëmijën e tyre për ta ndëshkuar burrin për tradhtinë. Megjithatë pas kësaj, u ndie më keq për abortin se sa për tradhtinë e bashkëshortit të saj. Vdekja e foshnjës ishte zgjedhje e saj, jo e tij; fajin për abortin e kishte ajo, jo ai. Por si reagoi ajo? Kur ngeli sërish shtatzënë, ajo abortoi edhe foshnjën e dytë! Ajo dha këtë shpjegim: "Abortova edhe fëmijën e dytë që ta urreja veten më shumë për atë që i bëra të parit." Ndërgjegjja e saj fajtore dhe, dëshira për të shlyer fajin, e nxiti të vazhdonte të mëkatonte dhe të vuante.
Mënyrat se si individët i dëmtojnë të tjerët dhe veten janë të ngatërruara dhe të trishta, por në rrënjë të këtyre gjërave është diçka me vlerë: nevoja për shlyerjen e fajit. Kur dikush mëkaton, dikush duhet ta paguajë. Nëse nuk mbështetemi në shlyerjen që bëri Krishti, dëshira jonë për shlyerjen e fajit, do të përmbushet, dhe ne do të kërkojmë çlirim duke i shkaktuar dhimbje të tjerëve apo vetes. Ja se çfarë ndodh kur nuk gjejmë prehje në shlyerjen e fajit që Perëndia siguron me anë të sakrificës së Jezusit në kryq.
Kulturat dëshirojnë fort shlyerjen e fajit
Dëshira për të shlyer fajin i tërheq jo vetëm individët por edhe kulturat në përgjithësi. Nuk është aksident që kaq shumë shoqëri dhe fe pa Krishtin kanë praktikuar ritualin e sakrificës njerëzore, apo spektakle të tjera të vuajtjes dhe therjes. Përgjatë historisë këto tmerre janë kryer masivisht në shumë vende të ndryshme të botës.
Në Amerikën qendrore aztekët dhe fisi i maja ishin dy prej kulturave më të shquara dhe therën qindra fëmijë. Në Amerikën e Jugut, fisi Inkas i Perusë ofronte fëmijët si sakrificë dhe fisi Tupi në Brazil ishin kanibalë. Në Amerikën e Veriut, kishte shumë fise të tjera kanibale si Pani, Naçez, Irokuz, Anasazi, dhe Huron etj. Vetëm disa përmenda, por këta kishin zakone kanibale. Për shembull, sipas një historiani të shquar, që përdor përshkrimet e dëshmitarëve, Huronët, merrnin një njeri që e kishin zënë rob, dhe me radhë digjnin lëkurën e tij në vende të ndryshme. Ata e kalonin gjithë natën duke mbajtur në zjarr shkopinj hekuri me forma të ndryshme që i përdornin për ti lënë gjurmë në trup. Më pas ata ai nxirrnin sytë, ia prisnin duart dhe këmbët, ndërkohë që viktima ishte gjallë, i prisnin kokën dhe e piqnin atë për një vakt.
(Miq, më besoni, e urrej faktin që më duhet t’ju përshkruaj me detaje këto gjëra tmerrshme, madje disa detaje më të tmerrshme i lashë pa përmendur. Edhe fiset afrikane dhe banorët e Paqësorit, praktikuan sakrificat njerëzore dhe kanibalizmin. Regjisorët e filmave dhe personat të tjerë nga ana politike, mundohen të përshkruajnë një pamje të zbutur të asaj që kanë bërë këta banorë vendas, pa Krishtin. Por realiteti është shumë më i hidhur.
Lindja e mesme, dhe bota mesdhetare përdorte po ashtu sakrificën njerëzore. Qytetërimi i madh me emrin Karthixh kërkoi sukses me anë të sakrifikimit të foshnjave për perënditë e tyre pagane. Para se Izraelitët e Dhjatës së Vjetër të pushtonin Kanaanin, kanaanitët paganë u munduan të kënaqnin perënditë dhe perëndeshat e tyre duke sakrifikuar fëmijët. Kombet në kufi me Izraelin, vazhduan me mizori të tmerrshme dhe sakrifica humane, dhe kishte raste kur edhe në Izrael dhe në Judë, dogjën fëmijët e tyre. Kjo ndodhi kur mbretërit mësuan për të vërtetën e Perëndisë por u larguan prej saj, drejt feve të tjera.( shiko 2 Mbretërve 16:3, 21:6) Një tjetër varg te Jeremia thotë: Njerëzit bënë të njëjtën gjë, duke sakrifikuar "bijtë e tyre dhe vajzat e tyre në zjarr ". Jeremia 7:31)
Praktika e sakrifikimit të njerëzve ka qenë e përhapur edhe në Evropë. Gladiatorët mbushnin stadiumet e Romës në luftën e mbijetesës së më të fortit.
Por kur mori fund sakrifikimi i qenieve njerëzore dhe sakrifikimi i çdo krijese tjetër si shenjë e shlyerjes së fajit? Në programin tonë të herës së ardhshme do të dëgjojmë se si krishterimi i dha fund çdo sakrifice njerëzore. Por për më shumë na ndiqni në programin tonë fjalët e Shpresës ora 8:00 dhe 20:45. Deri në takimin tonë të radhës ju uroj t’ia kaloni sa më mirë.