Print

Programi 22 prill 2015

Kodi i da Vinçit apo Bibla?

Libri “Kodi i Da Vinçit” është një roman misterioz që ka shitur më shumë se njëzetë milion kopje dhe i ka sjellë miliona dollarë fitim autorit Dan Braun(Dan Brown). Si çdo mister tjetër i famshëm, Kodi i Da Vincit, ofron shumë gërshetime dhe sekrete. Misteri kryesor i romanit, sekreti i thellë që pretendon të zbulojë ai është sekreti i Jezusit të vërtetë.

Sipas këtij romani "pothuajse gjithçka që etërit na mësuan për Krishtin është e gabuar." Kur zgjidhet misteri i Jezusit, del se Jezusi u martua. Ai dhe gruaja e tij, Maria Magdalena, lindën pasardhës. Këta pasardhës u sollën në Francë dhe u bënë pjesë e një linje mbretërore.

Sipas autorit, Jezusi nuk ishte realisht Perëndia që erdhi në tokë si një njeri. Për më tepër drejtuesit e kishës shpikën hyjninë e Krishtit qindra vite pas vdekjes së Jezusit. Këta drejtues dëshironin të rrisnin fuqinë e tyre, kështu që deklaruan se Krishti ishte Perëndia dhe bënë gjithë përpjekjet për të fshehur të vërtetën reale.

Këshilli i Niceas, që u mblodh në vitin 325, shpalli Jezusin si të vetmin Bir të Perëndisë dhe personin e dytë të Trinitetit të shenjtë." Deri në atë pikë të historisë", thotë autori i Kodit të Da Vinçit "Jezusi shihej prej ndjekësve të Tij si një profet i vdekshëm. Një njeri i madh dhe i fuqishëm, por njeri gjithsesi."

Historia misterioze e Dan Braunit ka argëtuar me miliona lexues ndërsa versioni film i shfaqur në ekranet e mëdha ka argëtuar miliona amatorë kinemaje. Nëse e lexon librin apo filmin, ki parasysh se informacioni që po merr është letërsi e trilluar, nuk është fakt. Libri është një trillim. Filmi është trillim. Dan Brauni nga ana e tij pohon se ofron më tepër se një trillim. Në libër thuhet se "gjithë përshkrimet e dokumenteve në këtë roman janë të sakta." Kodi i Da Vinçit është shumë më tepër se një përpjekje për të argëtuar njerëzit dhe për të bërë para. Ai është një përpjekje për të promovuar një këndvështrim të Jezusit që ndryshon nga ai i Biblës dhe i kishës së Krishterë. Ky është një sulm i mirëfilltë mbi atë që shumë të krishterë kanë besuar për Jezusin.

Dan Braun pohon se ndjekësit e parë të Jezusit e panë atë si një njeri të madh dhe vetëm në shekujt e më vonshëm disa njerëz shpikën idenë se Jezusi është Perëndi, po ashtu edhe njeri.

Librat e Biblës, ishin shkruar prej dëshmitarëve brenda disa dekadave të Jezusit në tokë; shkrimet që Dan Braun i ishte referuar ishin prodhuar shumë kohë më parë prej grupeve devijuese që nuk kishin lidhje personale me Jezusin.

Miqtë e hershëm të Jezusit dhe ndjekësit e dëgjuan që deklaroi se ishte Perëndi po ashtu edhe njeri dhe ata e bënë të qartë këtë me anë të shkrimeve të Biblës. Vetëm vite më vonë të tjerët bënë një Jezus ndryshe dhe shkruan histori të reja duke mohuar hyjninë e Jezusit dhe duke kundërshtuar faktet origjinale të Biblës.

Por kur del një roman që sfidon përshkrimet e Biblës për Jezusin, miliona të krishterë dhe gjysmë të krishterë vrapojnë për të blerë librin dhe tundohen që të kapërdijnë idetë e tij gjysmë të gatshme.

Kur filmi i Kodit të da Vinçit u shfaq, qindra njerëz vërshuan në arkë jo për të protestuar por me qëllim që të fitonin para për të shijuar një sulm argëtues kundër Krishtit Zot.

Nuk ka kuptim të veprosh në ekstreme, në të cilat njerëzit, që shpesh e quajnë veten të krishterë e shijojnë argëtimin që sulmon besimin e tyre dhe paguajnë miliona për njerëzit përgjegjës.

Mund të jetë e gabuar të përdorësh dhunën kundër atyre që e shtrembërojnë të vërtetën për Jezusin, por kjo nuk e justifikon shpërblimin e përpjekjeve të tyre apo blerjen e ideve që ata promovojnë. Prej librit dhe filmit Kodi i Da Vinçit, mund të rezultojë diçka e mirë: Më shumë njerëz mund të jenë më të ashpër ndaj Jezusit dhe të pyesin veten për identitetin e tyre të vërtetë. Por nëse dëshiron të zgjidhësh misterin e identitetit të vërtetë të Jezusit, mos bjer dakord me çdo histori që shpiket për Jezusin.

Rrëfenja për Jezusin

Kodi i Da Vinçit pohon se bazohet në dokumente realë nga e kaluara që flasin për Jezusin. Disa prej këtyre dokumenteve ekzistojnë ende, por njerëzit erdhën me rrëfenja nga më të ndryshmet shumë kohë pas Jezusit. Të gjitha llojet e historive dhe ideve kanë dalë për Jezusin në shekujt pas ardhjes së tij. Kjo nuk i bën ata po aq të besueshëm sa Shkrimet biblike të prodhuara prej atyre që panë realisht dhe dëgjuan Jezusin drejtpërdrejtë.

Jezusi është një figurë kaq influencuese sa që (dhe  Satani mundohet shumë ta imitojë) me të gjitha llojet e historive që ekzistojnë për Jezusin, madje mes atyre që nuk pranojnë faktet origjinale që gjenden në Bibël. Historitë për Jezusin të përmendura te Kodi i Da Vinçit, janë shumë larg prej historive jobiblike, për Jezusin. Këto histori ekzistojnë në shumë vende. Libri i Mormonit, i shkruar prej një amerikani rreth njëqind e tetëdhjetë vite më parë, pohon se Jezusi erdhi për popujt që jetojnë në Amerikë. Sekti Ahmadija pohon se Jezusi vdiq paqësisht në Kashmir, në Indi. Një vend në Japoninë veriore pohon se është vendi ku pikërisht u varros edhe Jezusi. Harold Netland, një ekspert në fetë botërore dhe, banor i Japonisë për një kohë të gjatë, tregon se çfarë thonë legjendat lokale për Jezusin:

“Pasi u rrit në Galile [në Izraelin verior], Jezusi erdhi në Japoni para se të fillonte shërbesën e tij publike. Ai u kthye në Galile në moshën tridhjetë vjeçare dhe filloi të predikonte kur ishte tridhjetë e tre për mbretërinë qiellore: pikërisht për

Japoninë. Kur ra në telashe me drejtuesit judenj,

Jezusi u largua prej Galilesë dhe u kthye në qytetin Shingo, pranë liqenit të bukur Touada. Sipas legjendës, vëllai i Jezusit, Isukiri, u kryqëzua në vend të Jezusit në kryq. Jezusi jetoi në Japoninë veriore derisa vdiq në moshën 106 vjeçare. Banorët vendas tregojnë varrin ku supozohet që u varros ai.”

Tani, a duhet të besojmë atë që fshatarët japonezë thonë për Jezusin në vend që t’i besojnë asaj që thotë Bibla? Sigurisht që jo. Përshkrimet e ungjillit, në Bibël u shkruan të gjitha në shekullin e parë.

Kjo është konfirmuar prej shqyrtimit të dorëshkrimeve antike. As analistët më skeptikë  nuk mohojnë se që të katër ungjijtë e Dhjatës së Re për jetën e Jezusit ishin shkruar gjatë jetës së njerëzve që ë njohën Jezusin personalisht.

Në kontrast me këtë, historia në fshatin japonez, është thjesht një legjendë lokale që u shfaq në njëfarë mënyre dhe nuk mund të krahasohet me përshkrimet reale, historike të Jezusit. Kësisoj, rrëfimet për Jezusin në Kodin e Da Vinçit ishin të thjeshta për tu shpikur dhe nuk duhen marrë seriozisht.

Për të njohur Jezusin real, ti nuk duhet të besosh çdo rrëfim që dikush tregon për të, po kështu ti nuk mund të shpikësh versionin tënd për Jezusin. Ti duhet të dëgjosh përshkrimet e dëshmitarëve okularë në Bibël prej vetë atyre që e panë dhe e dëgjuan atë.

Njerëz nga shumë vende dhe fe të ndryshme kanë idetë e tyre për Jezusin. Fare pak refuzojnë Jezusin menjëherë apo nuk besojnë asgjë rreth tij. Shumë faltore dhe shtëpi Hindu përfshijnë një imazh të Jezusit. Disa banorë hindu e përshtatin Jezusin në mendimin hindu dhe e bëjnë atë një avatar, pra një prej miliona perëndive hindu dhe, nuk e quajnë Birin e vetëm të Perëndisë sikurse e shpalli Jezusi veten e tij. Disa Budistë, si Dalai Lama, e shikojnë Jezusin si një qenie plotësisht e ndriçuar apo si një  drejtues i një niveli të lartë, qëllimi i të cilit ishte të ndante me të tjerët mendimin budist. Pra ata nuk e shikojnë Jezusin si Shpëtimtarin që vdiq për mëkatet tona dhe u ngrit sërish që të mund të marrim trupa të pavdekshëm në ringjalljen tonë.

Disa libra, të shkruara shekuj pas vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit, ngulmonin se Jezusi nuk pohoi se ishte hyjni dhe realisht nuk vdiq në kryq, por në vend të kësaj u mor menjëherë në qiell.

Por vetë dishepujt e Jezusit e panë atë duke vdekur dhe e shkruan në ungjijtë e Dhjatës së Re; historianët romakë të shekullit të parë pajtohen se Jezusi vdiq. Fe të ndryshme kanë historitë e tyre për Jezusin dhe këndvështrimin e tyre për identitetin e Jezusit dhe rëndësinë e Tij. Por vetëm Bibla përfshin atë që bashkëkohësit e Jezusit e dëgjuan apo panë prej Jezusit.

Pra le të themi sërish: cili është libri më i shitur që shpalos një mister dhe shqyrton sekretet e fshehura prej një kohe të gjatë dhe, zbulon të vërtetën për Jezusin? Nuk është libri Kodi i Da Vinçit, por Bibla!

Shpresoj të jesh bindur për këtë sot. nëse ke pyetje apo komente na shkruaj. Do të përgjigjemi me kënaqësi.

Nga unë Berti Mirë u dëgjofshim!