Dëshira për shlyerjen e fajit 3
Shumica prej nesh, nëse do të mundnim të gjurmonim rrënjët tona, do të gjenim njerëz në familjen tonë të cilët ishin të përfshirë në sakrifica njerëzore. Në Evropë fiset gjermane praktikuan sakrificat njerëzore derisa besimi në Krishtin fitoi mbi paganizmin. Fiset irlandeze sakrifikuan foshnja për perënditë e të mbjellave, po kështu sakrifikuan të burgosur lufte për perënditë e tyre të luftës. Ata ndaluan vetëm pasi Shën. Patriku solli ungjillin për popullin irlandez. Italianët mbushën stadiumet e Romës për të shijuar betejat e përgjakura njëra pas tjetrës siç ishte edhe therja e robërve nga kombet e tjera, duke detyruar gladiatorët të luftonin, njeri me tjetrin. Kur krishterimi filloi të përhapej, perandorët romakë, akuzuan të krishterët për pothuajse gjithçka që kishte shkuar keq në perandorinë romake dhe, i vranë ata në mënyrat më mizore. Por krishterimi vazhdoi të përhapej dhe, faktikisht vrasja nëpër stadiume mori fund.
Kohët e fundit, sakrifica njerëzore pak a shumë ka marrë fund, falë përhapjes së Krishterimit. Por ideologji kundër krishterimit, kanë gjetur mënyra të tjera për të akuzuar dhe sakrifikuar njerëzit. Revolucioni francez ishte kundër Perëndisë dhe masakroi me qindra njerëz si një sakrificë e përgjakshme, për të prodhuar një shoqëri të re dhe të lavdishme, e cila doli se nuk ishte asgjë tjetër veç sundim terrori. Hitleri dhe nazistët akuzuan judenjtë për problemet e Gjermanisë dhe masakruan me miliona njerëz si sakrificë për të prodhuar një perandori një mijë vjeçare për racën ariane. Lenini dhe Stalini akuzuan të krishterët, dhe kapitalistët për të gjithë armiqtë e Rusisë dhe vranë miliona njerëz në përpjekjen për të blerë një parajsë të re me gjakun e tyre. Mao Ce Duni fajin për problemet e Kinës ia vuri çdo njeriu që kishte aftësi dhe prona, kështu shfarosi miliona prej tyre. Pol Pot bëri të njëjtën gjë në Kamboxhia.
Këta tiranë dhe terroristë ishin njerëz që e kishin refuzuar shlyerjen e Krishtit për mëkatin. Ata bënin dikë tjetër si sakrificë shlyerjeje për ligësinë e tyre dhe, më pas e vrisnin me gjakftohtësi. Disa terroristë i hyjnë vrasjes apo vetëvrasjes me sy të verbër, duke menduar se kjo gjakderdhje e kënaq Perëndinë e tyre dhe hap rrugën drejt një bote të re dhe më të mirë. Ky është thjesht një shembull ndër të tjerët, që tregon se kur nuk pranohet sakrifica shpenguese e Krishtit, pasojat sociale dhe politike mund të jenë të ashpra.
Shlyerja e vërtetë e fajit
Vuajtja dhe vdekja e Jezusit në kryq, nuk është një ngjarje që ka ndodhur shumë kohë më parë. Shlyerja e fajit përmes gjakut të Jezusit nuk është një doktrinë e çuditshme dhe primitive pa lidhje me botën e sotme. Ne e kemi parë atë besim në shlyerjen reale të fajit. Po ashtu kemi parë se si mungesa e saj, ka pasoja të mëdha personale dhe ekonomike. Shlyerja e fajit me anë të gjakut të Jezusit, është e vetmja mënyrë që të shlyhet faji i individëve, dëshira e tyre për të shlyer vetë fajin largohet, dhe kështu janë më në fund të lirë, nuk kanë pse t’i shkaktojnë dhimbje të tjerëve. Shlyerja e fajit me anë të gjakut të Jezusit është po ashtu një burim jetëdhënës për lirinë dhe shenjtërinë. Ungjilli i Krishtit të kryqëzuar dhe të ringjallur i dha fund sakrificës njerëzore nga njëra shoqëri tek tjetra, përgjatë historisë. Ende sot besimi në shpengimin e Krishtit, na mbron prej fajit, fyerjes, dhe luftës së klasave, gjëra që tregojnë dëshirën për shpengim dhe sjellin tirani dhe terrorizëm.
Brenda secilit prej nesh dhe në zemër të çdo shoqërie, ka një sekret të jashtëzakonshëm. Ne të gjithë jemi mëkatarë në zemër, fajtorë para Perëndisë dhe të padenjë për të lumturinë. Diçka thellë brenda nesh, na thotë se duhet të derdhim gjak ose të vuajmë, apo që dikush tjetër të vuajë apo të derdhë gjak për ne. Ne e dimë se diçka duhet të ndryshojë tek ne dhe që ai ndryshim duhet të vijmë me anë të vuajtjes. Dhe kjo është e vërtetë: ne e meritojmë të derdhim gjak, por ndryshimi mund të vijë vetëm nëse dikush tjetër vuan në vendin tonë.
Zgjidhja nuk është që të sjellim dhimbje mbi vete apo ta drejtojmë fajin tonë te të tjerët dhe, t’ia lemë gjithë mizorinë atyre. Kjo është një përpjekje e paperëndishme për shlyerjen e fajit, por zgjidhja jetëdhënëse e Perëndisë për shpengimin tonë është gjaku i Jezus Krishtit. Ai u tejshpua për mëkatet tona. (Isaia 53:5) Gjaku i Jezusit, që u derdh në kryq, ka pushtet të bëjë atë që nuk mund ta bëjë derdhja e gjakut tonë. Gjaku i Tij pastron gjithmonë mëkatin dhe ndërgjegjen tonë më mirë se askush tjetër.
Ti mund të mendosh se mëkati nuk është dhe aq serioz, apo se nuk është e nevojshme të ketë derdhje gjaku për shpengimin nga mëkati. Por Perëndia mendon ndryshe. Bibla tregon se ka një ligj, që qëndron mbi themelet e gjithë universit: kur dikush mëkaton, dikush duhet të paguajë për të. Mëkati që thjesht nënvlerësohet apo harrohet nuk ekziston. Duhet shlyer i gjithë mëkati. Kështu e ka urdhëruar Perëndia. Kështu e ka strukturuar realitetin Ai. Kur dikush mëkaton, dikush duhet të paguajë dhe shlyerja duhet të jetë vuajtja dhe vdekja. Asgjë në botë nuk mund ta ndryshojë atë ligj themelor të universit. Kjo gjë është më e sigurt se vetë ligji i gravitetit.
Çdo mëkat duhet paguar, qoftë me jetën e mëkatarit ose me jetën e një zëvendësuesi. Ne kemi diskutuar shumë mënyra se si njerëzit i bëjnë keq vetes dhe tregohen mizorë me të tjerët, të shtyrë prej dëshirës së papërmbushur që të shlyejnë fajin e tyre. Por asnjë mëkatar nuk mund të paguajë dënimin e plotë për mëkatet e veta dhe asnjë mëkatar nuk mund të zëvendësojë dikë tjetër për t’ia shlyer fajin. Vetëm dikush që është plotësisht pa mëkat, mund të jetë një zëvendësues i përshtatshëm për dikë tjetër.
Si njeri i përsosur, Jezusi mund të zinte vendin e njerëzve të tjerë, dhe si Biri i Perëndisë, Ai pati fuqinë të mbante gjithë mëkatet e botës. Bibla thotë se Jezus Krishti na deshi dhe e dha veten e tij për ne, si ofertë e flijim Perëndisë " (Efesianëve 5:2) Nuk ishin gozhdët që e mbajtën Jezusin në kryq, po dashuria! Ai siguroi shlyerjen e fajit që ne kemi nevojë me qëllim që të falemi dhe të pranohemi prej Perëndisë.
Në sytë e Perëndisë, kryqi ishte realisht një altar. Gjaku që rrodhi prej plagëve të Jezusit, nuk ishte vetëm shterim i jetës së tij njerëzore, por edhe një ofrim për shlyerjen shpirtërore, për të paguar për mëkatet e botës. (1 Gjoni 2:2) Pas asaj sakrifice, Perëndia nuk ka kërkuar asnjëherë sakrificë kafshësh dhe si gjithmonë, Ai refuzoi çdo sakrificë njerëzore përveç sakrificës së Birit të Tij. Vdekja e Jezusit ka vlerë të jashtëzakonshme. Është më tepër se mjaft të paguash për të gjitha mëkatet e tua, ato të miat dhe të kujtdo tjetër. Jezusi pagoi çmimin për të gjithë ne, dhe nuk duhet asnjë sakrificë tjetër për të paguar për mëkatin.
Pak para se të vdiste, Jezusi thirri:"U krye!". (Gjoni 19:30) Kjo nuk ishte vetëm një shprehje çliruese, që vdekja i kishte dhënë fund vuajtjes së Tij. Kur Jezusi tha"U krye", Ai e kishte fjalën që tashmë kishte përfunduar gjithcka që duhej të bënte për t’i pajtuar njerëzit me Perëndinë. Ai kishte jetuar një jetë të përsosur, kishte vuajtur në vend të të tjerëve dhe kishte dhënë gjakun e Tij për të shlyer mëkatet e tyre. Në gjuhën origjinale të Biblës, fjala “u krye”, që Jezusi tha, përdorej në botën e biznesit, zakonisht në kuptimin “i shlyer plotësisht”. Pra nuk duhej bërë më asgjë. Nuk kishte më detyrime. Dënimi për mëkatin u pagua. Askush tjetër nuk duhej të vuante një dënim.
"Por janë shfajësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus." (Romakëve 3:25) Beso këtë Lajm të Mirë. Beso se Perëndia të pranon ty për hir të dashurisë së Krishtit. Beso se gjaku i Jezusit paguan për mëkatet e tua dhe fshin fajin Tënd. Lere Jezusin të kënaqë dëshirën tënde të brendshme për shlyerjen e fajit. Me anë të besimit në shpengimin e Krishtit, ji i lirë prej dëshirës së rrezikshme për të ndëshkuar veten. Çlirohu prej nxitjes që të bën t’i akuzosh dhe dënosh të tjerët, vetëm që të ndihesh më mirë në veten tënde.
Ji i lirë të gëzohesh në dashurinë e Perëndisë për ty dhe, ji i lirë të duash të tjerët.
Këtu minutave tona i ka ardhur fundi, edhe për sot. Shpresoj të jeni inkurajuar sadopak dhe ju ftoj të na shkruani nëse keni pyetje. Nga unë Berti mirë u dëgjofshim!