Gjykatësi i caktuar 2
Përtej
ryshfeteve
Kam
dëgjuar për një shtet në Amerikë, Illinois, që aty jetojnë politikanë shumë të
korruptuar, që u interesojnë më shumë paratë se sa drejtësia. Në një skandal të
fundit, shumë zyrtarë publik, ishin përfshirë në plane korrupsioni. Ata i
jepnin leje qarkullimi shoferëve të pakualifikuar në këmbim të pagesave plus
nën dorë.
Aksidentet
më të rrezikshme me makinë, janë kryer nga njerëzit që e kanë marrë patentën me
lekë. Ndërkohë, paratë e ryshfeteve nuk u përdorën për të mirën publike, por
për të paguar punonjësit e fushatave politike dhe për pasurimin e individëve të
korruptuar. Madje një guvernator u akuzua për një skandal. Si ka mundësi që
arriti deri këtu? Epo, çdo njeri që nuk pranonte të bashkëpunonte, ose
shpërfillej ose pushohej nga puna. Dhe nëse provonin të flisnin me hetuesit,
nuk bënte aspak punë sepse ata që ishin në krye të drejtësisë, ishin kryesisht
njerëz të korruptuar. Vetëm pas caktimit të një zyrtari të ri jashtë atij
shteti, i cili nuk ishte i korruptuar prej sistemit, u morën seriozisht dhe u
ekspozuan akuzat e korrupsionit. Kjo kërkonte gjykim të bazuar tek e vërteta.
Caktimi
i Jezusit si gjykatës garanton se abuzimi i parave dhe pushtetit është i
detyruar të dështojë dhe se drejtësia është e sigurt se do të fitojë. Mashtrimet
nuk do të fitojnë në fund. Jezusi është një me Zotin për të cilin Bibla thotë: ” sepse Zoti, Perëndia juaj, është Perëndia i
perëndive, Zotëria i zotërive, Perëndia i madh, i fortë dhe i tmerrshëm që nuk
është fare i anshëm dhe nuk pranon dhurata (Ligji i Përtërirë10:17) Ky është
një lajm i mrekullueshëm.
Në
shumë vende, shtete, provinca, qytete dhe fshatra, forca më madhe në politikë
dhe në sistemin e drejtësisë është paraja. Influenca mund të blihet dhe të
shitet legalisht përmes lobimit, patronazhit politik dhe, kontratave qeveritare
për kompanitë që kontribuojnë miliona në fushata politike. Shumë prej këtyre
gjërave mund të jenë ligjore por janë të gabuara. Do të vijë një ditë, kur
gjykatësi do të jetë Jezusi dhe, aty nuk do të diskutohet se çfarë ishte
ligjore por çfarë ishte e drejtë.
Sigurisht,
pjesa më e madhe e korrupsionit nuk është as ligjore. Në disa vende, pagesat
nën dorë dhe ryshfetet janë pjesë normale e jetës. Mund të jetë e
jashtëligjshme por është një praktikë e zakontë. Shumë prej njerëzve i hyjnë
politikës apo kërkojnë të jenë gjykatës jo që t’i shërbejnë së mirës publike,
por që të rritin fuqinë dhe të mbushin xhepat e tyre me para. Nëse ti je tepër
i varfër për të paguar një ryshfet, këta zyrtarë nuk të ndihmojnë. Nëse je i
ndershëm dhe nuk dëshiron ta paguash ryshfetin, këta zyrtarë nuk të ndihmojnë.
Kërcënimet dhe zhvatjet janë të zakonshme. Ryshfetet dhe përdorimi i parave për
mbrojtje shihen si pjesë e kostos normale, për të bërë biznes, dhe nëse nuk do
të luash në atë mënyrë, je jashtë loje.
Perëndia,
në Bibël, i urdhëron gjykatësit të jenë të drejtë. Ai thotë, ” Nuk
do ta prishësh drejtësinë, nuk do të tregohesh i anshëm dhe nuk do të pranosh
dhurata, sepse dhurata i verbon sytë e njerëzve të urtë dhe korrupton fjalët e
njerëzve të drejtë. Do të zbatosh plotësisht drejtësinë.”
(Ligji
i Përtërirë16:18-20) Të korruptuarve, Perëndia u thotë: ” ju
shtypni të drejtin, pranoni dhurata dhe u bëni padrejtësi të varfërve në gjyq.”(Amosi
5:12) Kjo i dëmton individët dhe i bën keq tërë shoqërisë. Drejtuesit e
ndershëm forcojnë shoqërinë; drejtuesit dhe gjykatësit e korruptuar e
shkatërrojnë atë. Shkrimet thonë, “Mbreti që u siguron drejtësi të
varfërve në të vërtetë do ta ketë fronin të vendosur për gjithnjë.” (Fjalët
e Urta 29:4)
Bibla
flet për gjykatësit dhe drejtuesit e korruptuar, por njëherazi na flet për të
mirët. Jozafati, mbreti i perëndishëm nga Juda ia përkushtoi zemrën e tij
Perëndisë dhe drejtësisë, sa kohë ishte në pushtet.
Kur
caktonte gjykatësit, Mbreti Jozafat u thoshte atyre:
” Pastaj
ai emëroi gjyqtarë në vend, në të tëra qytetet e fortifikuara të Judës, qytet
pas qyteti,
dhe u tha gjyqtarëve:
“Kini kujdes për atë që bëni, sepse nuk gjykoni për njeriun por për Zotin,
që do të jetë me ju kur do të administroni drejtësinë.
Prandaj tani frika e
Zotit qoftë mbi ju. Tregoni kujdes për atë që bëni, sepse tek Zoti, Perëndia
ynë, nuk ka asnjë padrejtësi, as anësi, as pranim dhuratash.
(2 Kronikave19:5-7)
Çfarë
do të ndodhte nëse çdo qeveri dhe çdo gjykatës të mbante atë qëndrim? Po sikur
ta shikonin veten po aq të përgjegjshëm ndaj Perëndisë dhe standardeve të Tij
të drejtësisë? Po sikur ta dinin se Perëndia ishte në gjykatë sa herë që ata
vunë një rregull apo dhanë një verdikt? A do të merrte ryshfete një gjykatës po
ta dinte se në krah kishte Jezusin? A do të guxonte çdo qytetar të ofronte një
ryshfet Gjykatësit Jezus?
Kur
Jezusi të vijë sërish të gjykojë botën, do të ketë drejtësi të përsosur dhe, Ai
nuk do të marrë ryshfete. Ndërkohë, para se Ai të vijë, ata që e njohin Zotin
do të kërkojnë të përkrahin drejtësinë. Me Perëndinë pranë nesh dhe me Frymën e
Shenjtë brenda nesh, si punonjës dhe qytetarë të krishterë mund ta bëjmë
drejtësinë prioritetin tonë. Qytetarët e krishterë, nuk ofrojnë ryshfete. Punonjësit
e krishterë nuk marrin ryshfete. Përndryshe turpërohesh jo vetëm ti, por edhe
emri i Jezusit.
Fitimtarët
e drejtësisë
Nëse
beson se kur vepron drejt dështon, apo beson se gënjeshtrat, mashtrimet në
biznes, politika e ndyrë, ryshfetet, dhuna fizike dhe frikësimi janë rruga
drejt suksesit në jetë, atëherë nuk do të kesh arsye pse të bësh apo të kërkosh
drejtësinë. Por nëse e di se drejtësia do të fitojë në fund, që qëndrimi në
anën e të drejtëve do të shpërblehet, qe në fund gjithë kriminelët do të kapen
dhe do të ndëshkohen, nuk do të tundohesh sa të bësh diçka të gabuar apo të
luash me një sistem të korruptuar.
A
ka ndonjë mënyrë për të kuptuar se drejtësia do të fitojë? Po ka.
Ne
mund të jemi të sigurt se drejtësia do të fitojë dhe se gjykimi hyjnor do të
kryesojë për shkak të ringjalljes së Jezusit. Thjesht mendo se çfarë ndodhi me
Jezusin. Zyrtarët e pabesë kryen krimin e tmerrshëm që e vranë atë, por Perëndia
e vuri në vend atë padrejtësi duke e ngritur Jezusin prej së vdekurish, duke
treguar se Ai është Biri i Perëndisë, duke e caktuar Atë si gjykatës mbi tërë
botën.
Gjykatësi
Jezus ka kaluar një presion dhe padrejtësi të tmerrshme, dhe Ai e ka mposhtur
atë duke u ngritur sërish. Ringjallja e tij na nxit të mos heqim dorë prej
drejtësisë por të besojmë që Zoti i vë vulën gjithçkaje. Nëse e di që Jezusi
jeton dhe se Ai është vendosur si gjykatës, ti e di se drejtësia do të
triumfojë dhe se padrejtësia do të ndëshkohet në fund.
Ndryshim
i madh ndodh kur ti e di se gjithçka që bën do të shihet prej gjykatësit Jezus.
Supozo sikur ti je një gjykatës në një gjykatë të shkallës së ulët dhe, ti e di
se nëse merr vendimin e gabuar apo drejton në mënyrën e gabuar, ky vendim do të
apelohet në një gjykatë më të lartë. Nëse nuk dëshiron që vendimi yt të
përmbyset, atëherë mundohu të marrësh vendimin e duhur. Në të njëjtën mënyrë,
nëse ti njeh gjykatën më të lartë nga të gjitha të tjerat, gjykatësin mbi çdo
gjykatës, Jezus Krishtin, do ti shikosh mirë tërë veprimet e tua dhe do t’i
kërkosh falje çdokujt ndaj të cilit ke gabuar, ti do të jesh i etur për të bërë
drejtësi.
Te
Isaia 11 Bibla përshkruan se çfarë lloj gjykatësi do të jetë Jezusi:
Fryma e Zotit do të pushojë mbi të; fryma e
diturisë dhe e zgjuarsisë, fryma e këshillës dhe e fuqisë, fryma e njohurisë
dhe e frikës të Zotit.
I dashuri i tij do të
qëndrojë në frikën nga Zoti, nuk do të gjykojë nga pamja, nuk do të japë
vendime sipas fjalëve që thuhen,
por do t’i gjykojë të
varfrit me drejtësi dhe do të marrë vendime të drejta për njerëzit e përulur të
vendit. Do ta godasë vendin me shufrën e gojës së tij dhe me frymën e buzëve të
tij do ta bëjë të vdesë të pabesin.
Jezusi
ka frymën hyjnore të njohurisë, kështu që është e pamundur t’ia hedhësh Atij. Ai
nuk ka nevojë të studiojë provat për të zbuluar se çfarë ndodhi dhe kush është
fajtori. Ai nuk shikon nga pamja. Ai nuk mbështetet te herezia, as tek dëshmitë
nën betim. Ai nuk ka nevojë që dikush t’i tregojë Atij se çfarë ndodhi. Ai
tashmë e di këtë. Ai nuk ka nevojë të dëgjojë njerëzit që akuzojnë njëri-
tjetrin apo mundohen të shpjegojnë sjelljen e tyre. Ai e di shkallën e drejtë
të përgjegjësisë. Ai nuk ka nevojë për një juri që të vendosë nëse dikush është
fajtor përtej dyshimit të arsyeshëm. Ai tashmë e di, s’ka dyshim për këtë. Avokatët
me pushtet të lartë nuk do të ndihmojnë fajtorët. Mungesa e avokatëve nuk do
t’i dëmtojë të pafajshmit. Paratë nuk do të blejnë Jezusin, dhe mungesa e
parave nuk do të ketë rëndësi. Ai do të gjykojë të pasur dhe të varfër sipas
drejtësisë së tij, dhe jo sipas pasurisë apo ndikimit të tyre.
Ata
që janë të pabesë dhe nuk duan të largohen prej paudhësive të tyre dhe t’i
besojnë Perëndisë janë të destinuar të gjykohen. Ajo pjesë e gjykimit, shpesh
shihet si lajm i keq, por duhet thënë sepse pas saj vjen kjo: një botë në
harmoni të përsosur. Pasi tregoi se si Jezusi do të gjykojë me urtësi të
pabesët dhe do t’i ndëshkojë, Isaia 11 thotë,
Ujku do të banojë
bashkë me qengjin dhe leopardi do të rrijë me kecin; viçi, luani i vogël dhe
bagëtia e majmur do të rrinë bashkë dhe do të udhëhiqen nga një fëmijë. Lopa do
të kullosë bashkë me arushën, të vegjlit e tyre do të rrinë bashkë, dhe luani
do të ushqehet me kashtë si kau.
Foshnja e gjirit do të lozë mbi vrimën
e gjarprit dhe fëmija e zvjerdhur do të vërë dorën e tij në çerdhen e nepërkës.
Nuk do të bëhet asnjë e keqe, asnjë shkatërrim mbi tërë malin tim të shenjtë,
sepse vendi do të mbushet me njohurinë e Zotit, ashtu si ujërat mbulojnë detin.
Kjo është e ardhmja e mrekullueshme, që
i bën njerëzit e Perëndisë të këndojnë për gjykimin.
Gjykimi
përfundimtar është hapi që do ta çojë këtë botë përtej padrejtësisë dhe
gjakderdhjes, në një krijim të ri të lulëzuar. Triumf drejtësie do të thotë
triumf gëzimi.
Këtu
e mbyllim programin tonë edhe për sot. Mirë u dëgjofshim herën e ardhshme.