Print

Programi 26 maj 2015

Gëzim në burg 1

Dua ta filloj pa humbur kohë me një histori, që jam i sigurt se do t’ju bëjë të qeshni.

Në një qytet jetonin dy djem binjakë, të cilët ishin identikë në pamje por jo në pikëpamje. Njëri ishte pesimist, ndërsa tjetri optimist. Nuk kishte rëndësi se sa mirë shkonin gjërat për pesimistin, ai gjithmonë kishte diçka për tu ankuar. Ndërsa për optimistin sido që të shkonin gjërat, ai gjente gjithmonë diçka për tu gëzuar.

Prindërit e dy binjakëve nuk dinin se çfarë të bënin. Ata menduan se këto ekstreme nuk ishin të shëndetshme, kështu që shkuan te një konsulent për këshillim. Konsulenti sugjeroi një plan, që do të ndihmonte pesimistin të bëhej më pozitiv, ndërsa optimistin të qetësohej pak. Ky plan kishte të bënte me dhuratat e tyre të ditëlindjes.

Kur erdhi dita e madhe, pesimisti mori një pirg të madh me dhurata të shtrenjta: rroba të reja, një biçikletë të re, një kompjuter të ri, dhe një tufë me video lojëra të reja. Patjetër që do të gëzohej me kaq shumë dhurata. Por pesimisti thjesht i hodhi një sy, më i ngrysur se kurrë dhe filloi të ankohej: "Tani që kam rroba të reja, do të kem më shumë probleme po i bëra pis. Biçikleta do të prishet, në mos do të prishet, do të ma vjedhin para se të jetë prishur. Ndërsa kompjuteri do të vjetrohet shumë shpejt, se dalin kompjutera të rinj çdo vit. Dhe këto video lojëra do të më lodhin sytë dhe trurin." Prindërit u zhgënjyen nga ky reagim.

Më pas ata shkuan në dhomën tjetër për të parë çfarë po bënte optimisti. Atij i kishin dhuruar vetëm një kuti të mbushur me pleh kali. Me siguri kjo dhuratë do ta ulte pak entuziazmin e tij. Por kur hynë në dhomë, djali po qeshte dhe po kërcente nga gëzimi duke hedhur në ajër plehun me errën e keqe. Kur i pa prindërit e tij ai bërtiti me sa kishte në kokë:"Oh, faleminderit, Faleminderit shumë! Kjo është dhurata më e bukur që kam marrë ndonjëherë për ditëlindje! Me gjithë këtë pleh, me siguri që diku duhet të jetë edhe një poni!"

Shumica prej nesh, nuk jemi aq të zymtë sa pesimisti në atë histori, por as aq entuziastë sa optimisti. Por ne kemi një gjë të përbashkët me të dy ata: pikëpamja jonë për jetën mbështet në qëndrimin e brendshëm dhe jo tek rrethanat e jashtme. Disa njerëz duket sikur kanë gjithcka, shëndetin e mirë, pamjen e bukur, të ardhura të mira, shtëpi të bukur, makinë të bukur, familje të mirë, megjithatë nuk janë të lumtur.

Ka njerëz të tjerë të cilët duket sikur nuk kanë shumë gjëra, ata janë të varfër, duken të dobët në shëndet, kanë mbetur të ve, janë shfrytëzuar, sulmuar e  shtypur, megjithatë janë të gëzuar dhe falenderues.

Sigurisht që do të na pëlqente që të gjitha gjërat të na shkonin vaj. Na pëlqejnë situatat e këndshme më shumë se sa ato të dhimbshmet. Por përsëri pikëpamja jonë mbështet më shumë në qëndrimin tonë të brendshëm se sa te rrethanat e jashtme.

Nëse ke simptomën e ankimit kronik, kjo nuk ndodh për shkak se gjithçka të shkon gjithmonë keq. Por sepse ke diçka të gabuar brenda vetes. Nëse je kryesisht i gëzuar dhe falenderues, kjo nuk është për shkak se gjërat shkojnë gjithmonë ashtu siç do ti, por sepse ti ke një burim të thellë gëzimi brenda vetes. Një miku im pastor ka një thënie për këtë. Ai thotë: "Gjërat e rëndësishme të jenë në rregull, se të tjerat rregullohen."

Këngët në burg

Historia që ju thashë pak më lart ishte shaka. Nuk ndodhi me të vërtetë. Por tani le të shikojmë diçka që ka ndodhur me të vërtetë. Te veprat 16 Bibla përshkruan përvojat e dy misionarëve, Palit dhe Saulit, në qytetin e Filipisë. Një vajzë kishte frymën e parashikimit të së ardhmes. Sa keq që ajo vajzë ishte robëruar nga një frymë e tillë. Por për pronarët e saj kjo ishte diçka që i sillte fitime të mëdha. Kjo vajzë u takua me Palin dhe Silën dhe ai u lut në ermin e Jezus Krishtit që Fryma të dilte prej saj. Dhe fryma doli. Kjo ishte diçka e mirë për vajzën por jo për pronarët e saj.

Kur ata kuptuan se shpresa e tyre për të bërë para tashmë ishte shuar, ata e kapën Palin dhe Silën dhe i nxorën në mes të sheshit kryesor, që gjykatësit të jepnin dënimin. Por ata nuk mund të vërtetonin se asnjëri nga burrat ishte përgjegjës për ndonjë krim të vërtetë, kështu që ata u ndalën në pistën e paragjykimit racor dhe akuzimeve të pasakta."Këta burra ishin judenj”, ata thanë," Këta njerëz, që janë Judenj, e turbullojnë qytetin tonë,dhe predikojnë zakone që për ne, që jemi Romakë, nuk është e ligjshme t'i pranojmë dhe t'i zbatojmë'.'

Shumë prej spektatorëve u bashkuan për të sulmuar Palin dhe Silën. Ata i urrenin që i urrenin judenjtë kështu që përfituan nga rasti. Ata mendonin se shumica e judenjve ishin kriminelë të mirëfilltë dhe kundër Romës. Kështu që çdo ndëshkim që këta të dy mund të merrnin do të ishte tepër i lehtë për ta. Zyrtarët proceduan punën. Si shumë zyrtarë të tjerë, këta magjistratë dolën në përfundime të bazuara në stereotipa apo akuza të paprovuara dhe ata dhanë urdhër që Palit dhe Silës t’i jepej një mësim i mirë. Kështu, ua zhveshën rrobat dhe i rrahën mirë e mirë me shkop.

Më pas e hodhën Palin dhe Silën në burg dhe urdhëruan që rojtarët t’i ruanin me shumë kujdes ata. Rojtarët, nuk donin të  dështonin në këto urdhra, ndaj zgjodhën një qeli të sigurisë së lartë, pra një qeli të nëndheshme. Pasi i futën atje këmbët ia shtrënguan në drunj. Ato drunj jo vetëm që ishin të sigurta por ishin edhe sadiste. Ato hynin në mish, në trup dhe i pengonin këmbët që të lëviznin apo të shtriheshin.

Çfarë do të bëje ti në një situatë si kjo? Le të themi se ti je shënjestër e paragjykimit fetar dhe religjioz apo akuzave të rreme, por nuk të jepet mundësia që të flasësh për tu mbrojtur. Pastaj zyrtarët të shkelin me këmbë, se nuk duan t’ia dinë për ty; të zhveshin lakuriq dhe më pas ti i nënshtrohesh torturës dhe mizorisë policore. Në fund fare të marrin si thes dhe të hedhin në një  qeli të errët të nëndheshme, e të vendosin një lloj prangash druri që futen deri në mish.

Ai vend është i neveritshëm, ka errë të keqe sepse depërtojnë ujërat e zeza, dhe nuk mund të flesh nga dhimbja që tw sjellin a të prerat dhe plagët në trup, ndërkohë që këmbët janë shtrënguar aq fort sa që është e pamundur të gjesh rehat.

Dhe e gjitha kjo ndodhi sepse ti ndihmove një vajzë. Çfarë ke ndërmend të bësh pas kësaj? Flasim më shumë për këtë pas muzikës.

A mendon të hakmerresh? Apo të fillosh një ndjekje ligjore? Apo fillon të ankohesh për veten dhe ndiesh keqardhje pse të shkuan gjërat ashtu? A inatosesh me Perëndinë që i lejoi ato gjëra të të ndodhnin ty. Kështu do të reagonin njerëzit. Por çfarë bëri Pali dhe Sila? Ata u lutën dhe filluan ti këndonin këngë Perëndisë. Po pikërisht këtë bënë. Ata filluan të këndonin në qelinë e nëndheshme!

Ne do të flasim herën e ardhshme për burimin e gëzimit e tyre, po kështu do të zbulojmë se çfarë ndodhi me të burgosurit dhe me rojën e burgut dhe magjistratët. Kjo është një histori magjepsëse. Por tani le të dëgjojmë një këngë që na fton në të njëjtin lloj falënderimi që inspiroi Palin dhe Silën të gëzoheshin edhe pse ishin në burg.

Falënderimi mbështet më shumë tek ajo që kemi brenda nesh se sa tek ajo që po ndodh jashtë nesh. Pali dhe Sila ishin një provë e gjallë e kësaj. Por për më shumë na ndiqni në programin tonë të herës së ardhshme dhe deri atëherë, Gëzohuni gjithmonë, gjeni gjithmonë një arsye për tu gëzuar, sepse jeta është tepër e çmuar për ta kaluar i mërzitur.

Nga unë Berti Mirë u dëgjofshim!