Gëzim në burg 2
Prej vetëvrasjes në shpëtim
Falënderimi mbështet më shumë tek ajo që kemi brenda nesh se sa tek ajo që po ndodh jashtë nesh. Pali dhe Sila ishin një provë e gjallë e kësaj. Ata e lavdëruan Perëndinë nga një qeli e sigurisë së lartë, dhe pse i ishte bërë një abuzim dhe padrejtësi e tmerrshme. Bibla tregon se çfarë ndodhi më pas:
Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.
26 Befas u bë një tërmet i madh, saqë u tundën themelet e burgut; dhe në atë çast u hapën të gjitha dyert dhe të gjithëve iu zgjidhën prangat.
27 Rojtari i burgut, kur u zgjua dhe pa dyert e burgut të hapura, nxori shpatën dhe donte të vriste veten, duke menduar se të burgosurit kishin ikur.
28 Por Pali thirri me zë të lartë: “Mos i bëj ndonjë të keqe vetes, sepse ne të gjithë jemi këtu''.
29 Atëherë ai kërkoi një dritë, u turr brenda dhe duke u dridhur i tëri u ra ndër këmbë Palit dhe Silës;
30 pastaj i nxori jashtë dhe tha: “Zotërinj, ç'duhet të bëj unë që të shpëtohem?''.
31 Dhe ata i thanë: “Beso në Zotin Jezu Krisht dhe do të shpëtohesh ti dhe shtëpia jote''.
32 Pastaj ata i shpallën fjalën e Zotit atij dhe gjithë atyre që ishin në shtëpinë e tij.
33 Dhe ai i mori që në atë orë të natës dhe ua lau plagët. Dhe ai dhe të gjithë të tijtë u pagëzuan menjëherë.
34 Mbasi i çoi në shtëpinë e vet, ua shtroi tryezën dhe u gëzua me gjithë familjen e tij që kishte besuar në Perëndinë. (Veprat 16:25-34)
Të çudit fakti që Pali dhe Sila mund të këndonin me gëzim në mes të rrethanave të tmerrshme, po aq befasues është fakti që rojtari i burgut mund të transformohej krejtësisht.
Një çast ai rojtar ishte i tërbuar fare, i gatshëm t’i fuste në qelinë më të keqe që ekzistonte e t’ia shtrëngonte deri në mish këmbët në dru. Ndërsa momentin tjetër ai ishte i mirë dhe i sjellshëm me ta, i gatshëm t’ia mjekonte plagët dhe t’i ndihmonte sa të kishte mundësi.
Një çast rojtari i burgut ishte gati të vetëvritej dhe të ngulte një shpatë në trupin e vet. Ndërsa momentin tjetër u mbush me gëzim. Pse? Sepse ai kishte besuar te Perëndia. Ai mori shpëtimin duke besuar tek Jezusi. Jezusi transformoi marrëdhënien e tij me të tjerët dhe pikëpamjen e tij për jetën.
Kur them se pikërisht ajo që është brenda nesh, ka më shumë rëndësi se gjërat që ndodhin jashtë nesh, unë nuk po them se duhet të punojmë për të zhvilluar një mendim pozitiv dhe një ndjenjë më të madhe optimizmi. Ne kemi nevojë që brenda nesh, të jetojë Krishti. Me Krishtin në zemër, Pali dhe Sila, kishin arsye për të kënduar, edhe atëherë kur dukej sikur gjithçka po shkonte keq. Me Krishtin në zemër, rojtari i burgut dhe familja e tij ishin të mbushur me gëzim. Nuk po flasim vetëm për fjalë të ëmbla apo për një mënyrë pozitive të menduari, që e ndryshoi atë rojtar burgu. Ai ishte Jezusi.
"Beso në Zotin Jezus dhe do të shpëtohesh." Ai rojtar burgu ndryshoi kur besoi te Jezusi. Po kështu besimi i Palit dhe Saulit në Jezusin i dha atyre një shpirt lavdërues për të falenderuar, ndaj edhe ty miku imi besimi në Jezusin të duhet më shumë se gjithçka tjetër.
"Beso në Zotin Jezus dhe do të shpëtohesh." Prano mëkatet e tua dhe se ke nevojë për shpëtimin që ofron Zoti. Beso te Jezusi. Mbështetu tek ai për ndryshimin tënd të brendshëm. Kur beson në Jezusin, Ai të fal mëkatet, të jep paqe me Perëndinë dhe të siguron jetë të përjetshme. Ai vjen të banojë brenda teje përmes Frymës së Tij të Shenjtë dhe Ai fillon të të bëjë ty atë lloj personi që Ai dëshiron që ti të jesh. Dhe në gjithë këtë, Zotit të jep ty një siguri të patundur dhe qetësi ndonëse gjërat po shkojnë keq dhe Ai të mbush ty me gëzim dhe falënderim.
Prandaj më lejo të të pyes: A beson se Jezusi është Zot? A e do Zotin? A ndihesh mirënjohës që je biri i Tij? A je mbushur me atë gëzim që është i papërshkrueshëm dhe i lavdishëm.
Nëse jo, nuk e ke idenë se çfarë po humbet. Nëse nuk je i lumtur sepse gjërat nuk po shkojnë siç doje, nëse nuk gjen asgjë në jetën tënde për të qenë falenderues, atëherë nuk ke nevojë për rrethana të tjera
Nuk duhet të ndryshojnë rrethanat, por ti. Dhe për këtë, të duhet ndihma e Jezusit. Nëse nuk ke besuar ende te Jezusi dhe nuk ia ke dhënë jetën Atij. Atëherë të inkurajoj ta bësh tani, pikërisht tani. "Beso në Zotin Jezus Krisht dhe do të shpëtohesh." Beso në Zotin Jezus dhe do të kesh gjithmonë diçka për të qenë i gëzuar, gjithmonë do të kesh diçka për të falenderuar, gjithmonë do të kesh diçka për të kënduar. Madje mund të kesh gëzim edhe në burg.
Të ruajmë fokusin
Nëse ti je i krishterë, ashtu si unë dua që t’i bëjmë bashkë këtë pyetje vetes: Kur përballemi me shqetësime, a mbajmë atë frymën e gëzuar dhe mirënjohëse në thellësi të qenies sonë? Apo priremi të harrojmë të gjitha dhuratat e përjetshme që kemi në Krishtin dhe fokusohemi vetëm në gjërat e fundit që nuk kanë shkuar siç donim ne?
Nuk dua t’i quaj të lehta problemet dhe vështirësitë që hasim shpesh. Shqetësimi është shqetësim, kot nuk i thonë shqetësim. Vështirësitë janë të vështirësia, kot nuk i thonë vështirësi. Ne nuk duhet të hiqemi sikur na pëlqen të jemi në dhimbje dhe hidhërim. Ne mund të qajmë sa të duam dhe nuk kemi pse të na vijë turp për këtë. Gëzimi i Zotit nuk na kthen ne në robotë. Jezusi nuk na programon që të qeshim, e të ngërdheshemi a të këndojmë ditë e natë. Sepse vetë Jezusi nuk e bëri këtë. "I cili, në ditët e mishit të tij, me klithma të larta dhe me lot… " (Hebrenjve 5:7)
Mos mendoni se Pali dhe Sila ishin imunë ndaj trishtimit, thjesht se po këndonin në një qeli të nëndheshme. Kjo nuk ishte e vetmja gjë që ata bënë. Ata kënduan, por edhe u lutën. Ata i kërkuan ndihmë Perëndisë që të bashkëpunonin me këtë situatë të tmerrshme. Ata nuk menduan me vete: “O sa qejf që na rrahën dhe u sollën si barbarë me ne”. E vërteta është se problemet nuk mundën t’ia vidhnin gëzimin. Ata u lutën, me shumë mundësi kanë derdhur edhe disa pika lot, për atë që po përjetonin, por nuk ndaluan asnjëherë së kënduari se ata ishin bijtë e Perëndisë. Ata nuk filluan t’i urrenin asnjëherë armiqtë e tyre apo t’i hidhnin fjalë sharëse. Ata ishin realistë për problemet e tyre, por nuk i ndanë sytë nga Jezusi asnjëherë dhe, për shkak se kishin Jezusin ata kishin ende arsye për të kënduar dhe për të qenë falenderues.
Çfarë po ndodhte në mendjen e Palit, teksa këndonte në qelinë e nëndheshme? Për më shumë na ndiqni në programin tonë të herës së ardhshme , deri atëherë jeto me privilegjin e njohjes së Krishtit dhe sigurinë që kemi për jetën e përjetshme. Gjërat e rëndësishme të jenë në rregull, se të tjerat rregullohen. Gjej paqe në këtë miku im.
Nga unë Berti mirë u dëgjofshim!