Gëzim në burg 3
Çfarë po ndodhte në mendjen e Palit, teksa këndonte në qelinë e nëndheshme? Ja se çfarë shkruan ai në një prej letrave të tij.
Dhe ne e kemi këtë thesar në enë prej balte që epërsia pashoqe e kësaj fuqie të jetë nga Perëndia dhe jo nga ne.
8 Ne jemi të shtrënguar në çdo mënyrë, por nuk jemi të ngushtuar deri në fund; jemi ndërdyshas por jo të dëshpëruar;
9 jemi të përndjekur por jo të braktisur; të rrëzuar, por jo të shkatërruar;
Prandaj nuk na lëshon zemra; por, edhe pse njeriu ynë i jashtëm shkon në shkatërrim, ai i brendshëm përtërihet nga dita në ditë.
17 Sepse trishtimi ynë i lehtë që është vetëm për një moment, prodhon për ne, një peshë të pamasë e të pashoqe të amshueshme lavdie;
18 ndërsa ne nuk i drejtojmë sytë ndaj gjërave që duken, por ndaj gjërave që nuk shihen, sepse gjërat që duken janë për një kohë, kurse ato që nuk shihen janë të përjetshme.
(2 Korintasve 4:7-9, 16-18)
Pali mbështetej tek fuqia e Perëndisë dhe jo tek fuqia e tij. Ai fokusohej më shumë në lavdinë e përjetshme se sa në problemet e përkohshme. Ky ishte ai lloj besimi që e bën një njeri të këndojë madje edhe në një qeli të nëndheshme, ky është ai besim që kemi nevojë unë edhe ti. Mos shiko dobësitë e tua, fokusohu më shumë në fuqinë e Perëndisë! Fokusohu më shumë në jetën e përjetshme që Jezusi të ka dhënë ty, mos shiko vështirësitë që has rrugës. Ti edhe unë nuk duhet të hiqemi sikur vështirësitë na pëlqejnë, megjithatë duhet të ruajmë fokuson e duhur. Ne nuk duhet ta heqim nga mendja se nëse jemi të krishterë, çfarëdo që të ndodhë, nuk duhet të nënvlerësojmë privilegjin e njohjes së Krishtit dhe sigurinë që kemi për jetën e përjetshme. A nuk themi ne: Gjërat e rëndësishme të jenë në rregull, se të tjerat rregullohen. Gjej paqe në këtë miku im. Tani po ju lë në shoqërinë e muzikës.
Gëzimi ngjitës
Ne si të krishterë duhet t’ia kujtojmë vetes këtë, për të mirën tonë dhe për të mirën e të tjerëve. Kush do ta besojë se Jezusi është burim i gëzimit të përjetshëm nëse ndjekësit e Tij janë të zymtë dhe të hidhëruar? Kush do jetë i interesuar për Krishtin nëse të krishterët qëndrojnë vetëm duke u ankuar apo duke u vrenjtur, a duke u kapur pas fjalëve? Nëse jemi aq të athët sa njerëzit të mendojnë se jemi pagëzuar në lëng limoni, me siguri ata nuk do të jenë shumë entuziastë për tu bashkuar me ne.
Njerëzit nuk kanë nevojë të mësojnë si të jenë të zemëruar, sepse dinë ta bëjnë shumë mirë vetë këtë.
Ne po jetojmë në një shoqëri ku rënkimi është kthyer në stil jetese. Çdo njeri është viktimë. Çdo njeri është duke u përballur me çështje të vështira. Nëse diçka nuk shkon mirë, kjo është për faj të dikujt tjetër, jo tonin. Nëse një foshnjë vuan defekte të lindjes, dikush tjetër duhet paditur për këtë. Në këtë shoqëri ku të gjithë ankohen për diçka, padisin dikë për diçka, e ku të gjithë janë viktima të diçkaje, është e lehtë të bëhesh një njeri që ankohet si gjithë të tjerët, është e lehtë të ngecesh në ndjenjën e keqardhjes për vetveten dhe të shash ata që ti mendon se janë shkaktarët e problemit tënd. Po, edhe të krishterët mund të rrëshqasin në këtë.
Pali dhe Sila po këndonin në qeli, po nw qeli burgu. Ndërsa shumë të krishterë edhe në kishë kur janë nuk këndojnë por kapen pas fjalëve të këngëve. Shumë jetojnë në shtëpi të mira, dhe shijojnë liritë e shumta që kanë, dhe prapëseprapë ankohen vazhdimisht. Ata janë ankues në jetën e tyre personale, mërziten me prirjet sociale, mërziten edhe me kundërshtarët e tyre politikë. Sa herë që një vendim ligjor bie ndesh me pozicionin e tyre, ata ndiejnë keqardhje për veten. Ata ankohen për diskriminimet kundër krishterimit dhe hidhërohen, madje bëhen të keq fare me drejtuesit e tjerë dhe ua hedhin fajet atyre për shqetësimet që kanë. Ata janë kaq të zënë duke sulmuar këta drejtues dhe duke deklaruar ligësinë e tyre sa që zor se gjejnë kohë për të falenderuar Perëndinë për mirësinë e Tij.
Si thua çfarë mendojnë njerëzit jashtë kishe kur i dëgjojnë të krishterët që ankohen? E vetmja gjë që dëgjojnë është një tjetër grup interesi që ankohen, rënkojnë dhe nxjerrin vrer ndaj armiqve të tyre. Ata dëgjojnë një tjetër grup interesi që mundohet të pohojë statusin e viktimës ashtu si grupet e tjera të interesit. Nëse Pali dhe Sila do kishin këtë qëndrim, do të ishin tepër të zënë për tu ngatërruar me politikën dhe rojet e burgut sa nuk do të kishin kohë t’i këndonin këngë Perëndisë. Ata do të kishin qenë më të interesuar të hidhnin në gjyq rojtarin e burgut se sa t’i tregonin për lajmin e Shpëtimit.
Si thua cila ishte arsyeja që kriminelët që ishin në burg me Palin dhe Silën nuk shfrytëzuan rastin e të arratiseshin kur ju hapën dyert dhe ju liruan prangat? Si thua pse e pyeti rojtari i burgut Palin dhe Silën se si mund të merrte shpëtimin? Arsyeja e të gjitha këtyre ishte se Pali dhe Sila ishin ndryshe nga të burgosurit e tjerë! Ata nuk ishin viktimat e ngrysura të padrejtësisë. Gëzimi që i karakterizonte ishte një çudi për të burgosurit e tjerë dhe vetë rojtarin e burgut.
Veprat16:25 thotë: "Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin." Sot do të kishe më shumë kuptim të thoshim: "Të krishterët po rënkonin dhe po dënoheshin, por askush nuk donte t’ia dinte." Është tepër e rëndësishme për shëndetin dhe lumturinë e shpirtit tonë, ashtu si edhe për të arritur njerëzit që na rrethojnë, që ne si të krishterë të fokusohemi sërish te Jezusi, të rigjejmë gëzimin tonë në Të, dhe të fillojmë të këndojmë në vend që të ankohemi. Vetëm atëherë njerëzit do të kenë më shumë dëshirë për të na dëgjuar. Edhe sikur të mos fitojmë betejat gjyqeve, do të fitojmë zemrat e njerëzve.
Të të shkelin me këmbë?!
A jam duke thënë se nuk duhet të kërkojmë asnjëherë të drejtat tona? A duhet të jemi udhë që të tjerët të shkelin mbi ne? A duhet të lejojmë që njerëzit të abuzojnë me ne sipas dëshirës? Kurrsesi! Nëse të kujtohet historia e Palit dhe e Silës, reagimi i tyre ndaj padrejtësisë mizore që iu bë. Mëngjesin tjetër pasi ishin rrahur dhe futur në burg, drejtuesit e qytetit dërguan drejtuesit e qytetit, te rojtari i burgut dhe i dhanë urdhër të lironin Palin dhe Silan.
Ata ishin të lirë të shkonin. Por pali i tha zyrtarëve: "Mbasi na kanë rrahur botërisht pa qenë të dënuar në gjyq, ne që jemi qytetarë romakë, na futën në burg dhe tani na nxjerrin fshehtas? Jo, kurrsesi! Le të vijnë vetë ata të na nxjerrin jashtë'". ( Veprat 16:37)
Oficerët nuk e kishin kuptuar se Pali dhe Sila ishin qytetarë të ligjshëm të perandorisë romake. Ata nuk e kishin marrë mundimin të pyesnin dhe, mund të hynin në telashe të mëdha për thyerjen e të drejtave të Palit dhe Silës si qytetarë romakë. Pali e dinte këtë, dhe donte tu jepte atyre një mësim të mirë. Ai nuk donte t’i kallëzonte fshehurazi. Ai donte që të dridheshin pak nga frika dhe më pas të pranonin se kishin gabuar, jo thjesht për hir të tij, por që oficerët e atij qyteti t’i trajtonin më me kujdes të krishterët në të ardhmen.
Pali e ruajti gëzimin e Tij të brendshëm, pavarësisht padrejtësive që kishte kaluar, ai e ndau me dëshirë mesazhin e ungjillit me rojtarin e burgut, ai nuk ra asnjëherë në dëshpërim, as nuk pati ndjenja hakmarrjeje, por kjo nuk e bëri atë një udhë që ta shkelnin të tjerët. Pali i njihte të drejtat e tij si qytetar dhe ai nuk dëshironte që oficerët e atij vendi t’i keqtrajtonin të krishterët sipas qejfit të tyre.
Pra ndonjëherë është e drejtë të ngrihemi e të kërkojmë të drejtat tona. Por para së gjithash vijnë gjërat më të rëndësishme: fokusi ynë kryesor duhet të jetë gjithmonë Zoti dhe Shpëtimtari ynë. Qëndrimi ynë dominues duhet të jetë gjithmonë gëzimi dhe mirënjohja, dhe jo zemërimi apo keqardhja për veten.
Ndoshta kohët e fundit punët të kanë ecur mbarë dhe ty nuk të mungon asgjë, ndaj e ke të lehtë ta falënderosh Perëndinë. Nëse është kështu, sa mirë, jam i lumtur për ty! Por edhe sikur të jesh duke kaluar vështirësi, apo të jesh rrethuar me probleme, edhe sikur të jesh duke duruar padrejtësinë dhe ashpërsinë e të tjerëve, ti ke ende diçka për të qenë falenderues, ti ke ende diçka për të kënduar, për sa kohë i përket Zotit Jezus Krisht.