Titulli:
Vjedhësi i varrit 1
Njerëzit
ishin të shqetësuar. Siguria ishte një problem i madh. Po sikur disa vjedhës të
hynin brenda dhe ta plaçkitnin a të vend? Kjo do të ishte e tmerrshme! Më mirë
të jemi të sigurt dhe të vendosim roje të armatosur dhe të fortë dhe jo një
roje sigurie të moshuar. Kjo detyrë kërkonte njerëz profesionistë, të fortë dhe
mjaft të zgjuar për të dalluar çdo shenjë trazimi, roje aq të frikshëm sa të
trembnin çdo hajdut të mundshëm.
Një
skuadër me ushtarë të fortë, të armatosur deri në dhëmbë, do të ishte idealja. Por
si mund të merrte ky grup civilësh disa ushtarët për çështje sigurie? Ata do të
kishin nevojë për një urdhër qeveritar. Kështu që ata shkuan drejt e tek
guvernatori dhe i kërkuan disa ushtarë.
Cili
ishte ky vend që ata dëshiron të mbronin? Një bankë? Një dyqan bizhuterish? Një
muze? Një laborator me çështje sekrete? Jo, ata po mundoheshin të mbronin një
varr! Ata nuk ishin të shqetësuar se do humbisnin paratë apo bizhuteritë e
çmuara, apo pikturat e paçmuara, a shpikjet sekrete. Ata ishin të shqetësuar se
mos humbisnin një trup të vdekur. Ata vetë kishin stisur gjithçka që të vrisnin
këtë njeri, dhe tani donin të siguroheshin se Ai do të qëndronte në varr. Ditën
pasi Jezusi vdiq, një grup fetarësh të shqetësuar shkuan te guvernatori. Ja se
çfarë ndodh:
Dhe të
nesërmen, që ishte mbas ditës së Përgatitjes, krerët e priftërinjve dhe
farisenjtë u mblodhën te Pilati,
duke
thënë: “Zot, na ra në mend se ai mashtruesi, sa ishte gjallë, tha: “Pas
tri ditësh unë do të ringjallem”.
Prandaj
urdhëro që varri të ruhet mirë deri në ditën e tretë, se mos vijnë dishepujt e
tij natën e ta vjedhin trupin dhe pastaj t’i thonë popullit: “U ringjall
së vdekuri”; kështu mashtrimi i fundit do të ishte më i keq se i pari”.
Por
Pilati u tha atyre: “Rojen e keni; shkoni dhe e siguroni varrin, si t’ju duket
më mirë”.
Dhe
ata, pra, shkuan dhe e siguruan varrin dhe, përveç rojës, vulosën gurin. (Mateu
27:62-66)
Kjo
është mënyra se si Bibla i përshkruan masat e sigurisë të marra prej armiqve të
Jezusit. Ata ishin të frikësuar deri në palcë se mos trupi vidhej dhe ndodhte
një ringjallje e rreme. Asgjë nuk i shqetësonte më shumë, përveç mundësisë se
mos ndodhte një ringjallje e vërtetë. Por ata nuk donin as ta çonin nëpër mend
këtë. Kështu ata dëshiron të merrnin çdo masë që të siguronin që askush nuk do
të merrte trupin e Jezusit.
Pilati
ua plotësoi dëshirën. Ai nuk donte t’ia dinte për trupat e vdekur dhe vjedhjen
e varreve, por ishte më e lehtë për të që t’i jepte këtyre njerëzve të
bezdisshëm atë që donin. Ata do të vazhdonin ta shqetësonin nëse nuk do të
merrnin atë që donin, dhe mjaft goditje politike kishte, por të duronin edhe
ata!
Pilati
mendoi, “Më mirë ti japim atë që duan”.
Një
ditë më parë ai kishte urdhëruar vrasjen e një njeriu të pafajshëm vetëm që të
kënaqte këta drejtues fetare. Nëse ata donin një favor të fundit, pse të mos ua
jepte? Pilati nuk mund të rrinte pa qenë sarkastik:”Shkoni dhe bëjeni atë
varr sa më të sigurt që të mundeni.” Dukej qesharake për Pilatin, që të
arrinin në këto ekstreme vetëm për të mbrojtur një trup të vdekur. Por nëse
donin këtë, pse të mos e merrnin?
Ai
i la të bënin çfarë të donin, për të bërë që miza mos pipëtinte në atë varrezë.
Kështu drejtuesit fetarë, dolën dhe vunë një vulë mbi gurin që bllokonte hyrjen
e varrit. Ishte krim federal të hiqej vula dhe të lëvizej guri. Më pas ata
caktuan një skuadër me ushtarë të qëndronin me turne, për të mos ia ndarë për
asnjë çast sytë varrit të Jezusit.
Imagjino
se çfarë do të kenë qenë duke menduar këta ushtarë. Ata ishin luftëtarë
veteranë. Ata kishin luftuar ushtri të forta dhe kishin detyruar turmat të zmbrapseshin.
Mund të ishte dukur diçka qesharake dhe e ekzagjeruar që dikush të rrinte si
roje varri. Epo mirë, të paktën puna ishte e lehtë. Vjedhësit e mundshëm nuk
ishin asgjë më shumë se sa peshkatarë të humbur dhe disa gra frikacake. Me atë vulë
zyrtare mbi varr, ushtarëve ju duhej vetëm të qëndronin aty pranë me armët plot,
dhe as kush nuk do të kishte guxim të bënte diçka. Trupi nuk kishte për të
lëvizur prej varrit. Në rregull?
Punë
e brendshme
Gjithë
ky plan mund të kishte funksionuar nëse kërcënimi i vetëm qenë hajdutët që do
të hynin nga jashtë. Por rreziku nuk vinte nga jashtë ,por nga brenda. Njeriu
brenda varrit, ishte ai që do të vidhte varrin. Ushtarët apo drejtuesit fetarë
nuk mund të bënin asgjë për ta
ndaluar vjedhjen e varrit.
” Rojën e keni; shkoni dhe e siguroni
varrin, si t’ju duket më mirë”, tha Pilati. Por sa e sigurt ishte kjo? A
mund ta ndalojë një shpatë lindjen e diellit.
Armiqtë
e Jezusit e panë të lehtë ta vrisnin Atë por jo dhe aq të lehtë ta mbanin të
vdekur. Tërë masat që morën, vulosja zyrtare dhe ushtarët e armatosur rëndë,
nuk mundën ta mbanin Jezusin në varr.
Tani
në fund të së shtunave, kur po zbardhte dita e parë e javës, Maria Magdalena
dhe Maria tjetër shkuan për të parë varrin. Dhe ja, ra një tërmet i madh, sepse
një engjëll i Zotit zbriti nga qielli, erdhi dhe e rrokullisi gurin nga hyrja e
varrit dhe u ul mbi të. Pamja e tij ishte si vetëtima dhe veshja e tij e bardhë
si bora. Dhe nga frika e tij, rojet u drodhën dhe mbetën si të vdekur; por
engjëlli, duke iu drejtuar grave, u tha atyre: “Mos kini frikë, sepse unë e di
se ju kërkoni Jezusin, që u kryqëzua. Ai nuk është këtu, sepse u ringjall,
sikurse kishte thënë; ejani, shikoni vendin ku qe vënë Zoti. Shkoni shpejt t’u
thoni dishepujve të tij se ai u ringjall së vdekuri; dhe ja, po shkon përpara
jush në Galile; atje do ta shihni; ja, jua thashë”. (Mateu 28:1-7)
Kur engjëlli erdhi dhe lëvizi gurin,
kjo nuk ndodhi që Jezusi të dilte prej varrit, por që të gjithë të mund të
shikonin se ai tashmë kishte ikur. Nuk kishte ndodhur asnjë vjedhje varri nga
hajdutët, por Jezusi ishte ngritur nga vdekja. Ishte ai vetë brenda varrit që
kishte organizuar gjithë punën.
Engjëlli erdhi vetëm për të shfaqur dhe
thënë atë që Jezusi tashmë kishte bërë.
Sa me gëzim duhet ta ketë bërë engjëlli
punën e tij! Pak ditë më parë, ushtritë e engjëjve ishin urdhëruar të zmbrapseshin,
ndërsa Jezusi u torturua dhe u vra. Sa e vështirë duhet të ketë qenë për
engjëjt të shihnin atë torturë njerëzore mizore, dhe vrasjen e mbretit të madh
të engjëjve dhe sunduesin e tërë Krijimit! Sa e lehtë do të kishte qenë për ta
të vrisnin armiqtë e Perëndisë! Por Zoti kishte diçka tjetër në mendje, dhe
kështu engjëjt vetëm mund të shikonin si Jezusi vuajti, vdiq dhe u vendos në
një varr. Por tani e gjithë ajo ka marrë fund.
Jezusi e ka mposhtur vdekjen dhe ka
dalë prej varrit, duke lënë pas rrobën
me të cilën ishte mbështjellë dhe kapërceu gurin sikur ai të mos ishte atje.
Jezusi më pas i dha engjëllit lejen që të shkonte e të bënte të qartë se vdekja
u mposht.
I ekzaltuar nga kjo detyrë, engjëlli
zbriti nga qielli me një fuqi të madhe që tundi dheun dhe me një shkëlqim
verbues. Ai pa tek varri një grup ushtarësh të cilët e mendonin veten të fortë
dhe ai e shpërndau atë togë qesharake në emrin e Zotit të plotfuqishëm.
Engjëlli pa gurin masiv në formën e një shkëmbi rrumbullak, që qëndronte në
hyrje të varrit, duke e bllokuar atë. Shumë burra të fuqishëm duhet të
lodheshin shumë e të djersiteshin për ta lëvizur atë gur, por engjëlli e kapi
atë gur sikur të ishte një pendë dhe e largoji prej varrit me aq forcë sa ky ra
përtokë. Pastaj engjëlli u ul mbi të. Kjo barrierë e madhe për të mbajtur Jezusin brenda dhe
miqtë e tij jashtë varrit, papritur u bë asgjë, por thjesht një karrige për
engjëllin. Ai gur, i shtrirë përtokë, nuk do të bllokonte më asnjë derë. Tani
të gjithë mund të hynin në varr dhe të shikonin se Jezusi nuk ishte atje.
Se çfarë ndodh më pas? Do ta ndjekim
në programin e ardhshëm! Deri atëherë ju uroj ta kaloni sa më mirë.