Print

Programi 4 maj 2015

Muri lëvizës(Ndarja mes qeverisë dhe besimit) 3

Problemet e shkollimit

Puna është kështu. Nëse shkollat e drejtuara prej qeverisë, këtu ka një problem. A po e përdor autoritetin e vet në arsim për të bërë disa gjëra të këqija? Para së gjithash a po ndodh kjo se qeveria nuk duhet ta kontrollojë arsimin? Nuk ka dyshim që mësuesit e vendosur prej qeverisë janë duke bërë disa gjëra të këqija. Ata mësojnë lëndë në të cilat Perëndia nuk figuron fare. As bëhet fjalë për lutjen dhe leximin e Biblës. Ata jo vetëm që shpërfillin Biblën, por ndonjëherë ata e kundërshtojnë atë. Dëgjo se çfarë shkruhet në një manual për mësuesit e klasës së parë në disa shtete perëndimore, në shkollat shtetërore. Manuali thotë "Orët e mësimit duhet të përfshijnë referenca për njerëzit gej dhe lesbikë në të gjitha lëndët e kurrikulës. Sfida e përballjes me mitet seksuale mund të fillojë në ditën e parë të shkollës”. Kjo është në manualin e mësuesve për nxënësit e klasës së parë.

Sot është normale që mësuesit të promovojnë atë çka është në kundërshtim me mësimet e krishtera.

Por nëse ti je mësues dhe i thua nxënësve se: "Perëndia e krijoi njeriun sipas imazhit të vet, mashkullin dhe femrën i krijoi ai," apo thua se Bibla ndalon seksin jashtë martese, mund të hysh në telashe se po imponon një pikëpamje fetare.

Disa prindër dëshirojnë të kenë një zë në mënyrën se si edukohen në shkolla që reflektojnë vlerat e tyre, dhe ata do të donin që paratë e taksave të tyre të mbështesin shkolla më të mira se sa ato që përjashtojnë Perëndinë. Megjithatë një pjesë e jona që dëshiron të ketë një zë në shkollimin dhe edukimin e fëmijëve tanë duhet të jenë të kënaqur me mendimin që i shikon fëmijët si fëmijë të qeverisë.

Kam lexuar një artikull, ku një përfaqësues i Unionit të të drejtave civile në Amerikë thoshte: Feja mund të bëjë çfarë të dojë, me përjashtim të rastit, kur bëhet fjalë për fondet publike. Ai thotë "Marrja e ujit në kanalin e ujërave publike do të thotë se duhet të pranosh standardet e ujërave publike." Shumë e bukur. Por çfarë do të thotë ai me “standardet e ujërave publike”? Sigurisht që asnjë fe: nuk drejton klasat sikur Perëndia të mos ekzistojë dhe sikur Jezusi nuk ka jetuar asnjëherë. Ky është një qëndrim e çuditshëm "për ujërat e standardeve publike," duke pranuar faktin se në Amerikën e Veriut, 90 (nëntëdhjetë)përqind e njerëzve besojnë te Perëndia, dhe më shumë se 80 (tetëdhjetë) përqind thonë se Jezusi është Perëndi, apo Biri i Perëndisë. Në një qeveri "të popullit, prej popullit dhe për popullin," kur vetëm një minoritet shumë i vogël njerëzish janë gnostikë apo ateistë, çfarë i jep qeverisë të drejtën të drejtojë shkolla të cilat përjashtojnë Perëndinë?

Nëse qeveria do të drejtojë shkolla, ky është një rast i mirë që ato shkolla të inkurajojnë besimin, meqenëse shumica e qytetarëve atje të paktën besojnë disi. Por në vend që të themi se shkollat e drejtuara prej qeverisë duhet të promovojnë fenë, dua të ngre pyetjen: A i takon qeverisë të drejtojë shkollat apo jo?

Ndoshta problemi kryesor me shkollat publike nuk është thjesht një gabim që bën qeveria herë këtu e herë atje në arsim, mund të jetë që arsimi nuk është fare detyrë e qeverisë. Është përgjegjësi e prindërve. Edukimi me të drejtë i përket shtëpive të drejtuara prej prindërve apo shkollave të kontrolluara prej prindërve. Në Bibël nuk gjendet asgjë e shkruar që të thotë se është detyra e qeverisë të trajnojë dhe edukojë fëmijët.

Pikërisht tani e vetmja mënyrë që shumë prej nesh mund të edukojmë fëmijët tanë në shkolla të krishtera është që të gjejmë së pari apo të ngremë shkolla të tilla, si edhe të jemi të gatshëm të paguajmë mirë, nëse duam që fëmijët të marrin shkollimin që duam ne.

Dakord mund të themi se një pjese e prindërve mendojnë kështu dhe numri po rritet për vit. Por çfarë mund të themi për ata prindër që nuk kanë para, dhe mund të paguajnë vetëm për shkollën shtetërore? Ata nuk kanë zgjidhje tjetër vetëm të dërgojnë fëmijët në shkolla publike.

Një slogan i njohur mes disa njerëzve në monopolin e arsimit është: "Ne kundërshtojmë të përdorim fonde publike për shkollat private." Kjo duket mjaft e ndjeshme derisa kujtojmë se fondet publike janë realisht fonde private, të cilat qeveria i ka marrë prej qytetarëve me anë të taksave. Kur qeveria dëshiron të “ndihmojë familjet” ajo merr fonde private që na përkasin ne, i deklaron ato si fonde publike dhe më pas na tregon ekzaktësisht se çfarë mund të bëjmë ose jo me ato para. Ti mund të pyesësh veten se pse paratë e taksapaguesve duhet të mbështesin shkollimin fetar? Por meqenëse shumë taksapagues janë fetarë, ndoshta është më mirë të pyesim: Pse përdoren paratë e taksapaguesve për të përkrahur shkollimin ateist?

Fëmijët e kujt janë ata?

Ajo çka ndodhi në shkollat publike do të ndodhë nëse qeveria përfshihet në kujdesin e përditshëm. Me sa duket, nëse qeveria siguron fonde për kujdesin e përditshëm, ajo duhet t’i marrë paratë diku tjetër. Kjo do të thotë një tjetër rritjes taksash, duke e lënë qeverinë në kontroll të më shumë parave, ndërsa prindërit dhe gjyshërit në kontroll të akoma më pak parave. E vetmja mënyrë që ata të shohin ato para sërish është nëse i dërgojnë fëmijët e tyre në qendra ditore, të cilat i përshtaten standardeve qeveritare dhe lënë jashtë besimin.

Ki kujdes kur politikanët flasin për ndihmë ndaj familjeve. Ajo çka ndodh zakonisht është se paraja, që dikur i përkiste familjeve përfundon në duart e qeverisë përmes shtimit të taksave. Pastaj në emër të ndarjes së kishës dhe shtetit, qeveria nuk do t’ia kthejë as një prej këtyre parave familjeve të cilat dëshirojnë të edukojnë fëmijët në themele të krishtera, dhe me moralin e krishterë. Me fjalë të tjera, Cezari merr gjithmonë e më shumë nga paratë e tua, dhe ai nuk do të lejojë që të përfitosh prej kësaj nëse nuk i bën gjërat siç do ai. Ti nuk ke për t’ia parë hajrin parave e taksave të tua, dhënë arsimit, nëse nuk i dërgon fëmijët e tu në shkollën e Cezarit. Kur Cezari ofron ndihmë, ai merr edhe drejtimin.

Është koha që të pyesim veten: A duhet t’ia japim fëmijët tanë Cezarit apo Jezusit? Qeverisë apo Perëndisë? Dhe a duhet  që vendimet tona për shërbimet sociale të kontrollohen prej politikanëve apo prej prindërve? Nëse je i krishterë, përgjigja është e qartë: Fëmijët e tu të përkasin ty. Ata nuk janë fëmijët e qeverisë.

Prandaj nëse ke mundësi dërgoji fëmijët e tu në një shkollë që mëson se “toka është e Zotit dhe gjithcka në të," ose mësojua vetë këto gjëra në shtëpi. Nëse shkollimi i krishterë, apo shkollimi në shtëpi është i pamundur në situatën tënde, dhe ndihesh se nuk ke zgjedhje tjetër veç shkollës publike, atëherë përfshihu në edukimin e fëmijëve të tu. Mos lejo atë mur, lëvizës që sa vjen e rritet, të të mbajë ty jashtë edukimit të fëmijës tënd. Mos lejo që ai mur ta largojë Perëndinë prej mendimeve të fëmijës tënd. Qëndro në krye të asaj çka janë duke mësuar fëmijët e tu. Tregoji se çfarë thotë Bibla. Dhe mos ki frikë të thuash mendimin tënd kur shikon mësimet me vlera anti të krishtera në shkollën e tyre. Fëmijët e tu janë të tutë dhe jo të qeverisë. Bëj të pamundurën për të pasur ndikimin tënd si prind i krishterë.

Ndërkohë, para se të jetë tepër vonë, ne si qytetarë duhet të kundërshtojmë çdo tendencë, e cila na merr frymën dhe nuk ka le ta jetojmë besimin tonë. Le të jemi të vetëdijshëm për atë mur lëvizës, që sa vjen e rritet. Le të hapim sytë për çdo gjë që mund të na bëjë ne fëmijë të qeverisë, dhe gjithmonë e më pak fëmijë të Perëndisë, të cilët janë të gatshëm ta ndjekin Atë kudo që Ai i drejton. Ne duhet të vazhdojmë të pyesim: A është e përfshirë qeveria në zona, prej të cilave duhet të qëndrojë plotësisht jashtë? Dhe nëse ka një nivel të caktuar përfshirjeje në gjëra siç janë: qendër ditore arsimimi, shërbim social, kujdes mjekësor, zhvillim ekonomik, e kështu me radhë, a përkthehen fondet qeveritare në kontroll qeveritar? A do të thotë liria fetare, liri prej fesë?

Nëse muri midis kishës dhe shtetit duhet të formojë një kufi ndarës, a duhet me doemos që ky mur të lëvizet vazhdimisht duke i dhënë më shumë territor qeverisë? Dhe a duhet të ngrihet sa më i lartë ky mur, duke ndarë politikën publike prej bindjeve të një pjese të madhe njerëzish, të cilët pohojnë se nuk i besojnë Perëndisë? Kjo nuk është demokratike e jo më e krishterë.

Qeveria nuk duhet lejuar që të ndërmarrë autoritetin që i përket me të drejtë familjes dhe kishës. Le të mos mendojmë se besimi është i kufizuar te opinionet dhe ndjenjat tona personale. Besimi biblik, funksionin në çastin e së vërtetës. Toka është e Zotit dhe gjithçka në të. Jezusi është Zoti i gjithçkaje. Kjo është arsyeja pse na nevojitet liria për ta hedhur besimin tonë në praktikë, për ta jetuar çdo pjesë të jetës sonë sikurse Jezusi dëshiron për ne dhe, të trajnojmë fëmijët tanë në të njëjtën mënyrë. Prandaj jepi Cezarit atë që i takon Cezarit, por jepi Zotit atë që i përket Zotit.