Print

Programi 5 tetor 2015

Titulli:
Asnjë mbret veç Cezarit 2

Pak pasi Pilati i tha Jezusit, "Mbretëria ime nuk është e kësaj bote," ai i tha guvernatorit, "  Jezusi u përgjigj: “Ti nuk do të kishe asnjë pushtet përmbi mua, po të mos të qe dhënë prej së larti; " (Gjoni 19:11) Perëndia i qiellit, bir i të cilit është Jezusi, dhe qoi  jep autoritet Jezusit, është i njëjti Perëndi që e aftësoi Pilatin të ishte guvernator.

Për
çdo vendim që Pilati merrte si guvernator, ai do ti përgjigjej Zotit, i cili i
dha atij atë juridiksion. Në të vërtetë, çdo zyrtar qeveritar, duhet t’i llapë
llogari Zotit për mënyrën se si ai e menaxhon juridiksionin e dhënë prej
Perëndisë.

Kjo
është e vërtetë jo vetëm për drejtuesit, por edhe për secilin prej nesh, dhe
zonën tonë të ndikimit. Çdo njërit prej nesh i është dhënë një masë pushteti
nga lart, pak juridiksion dhe, ne jemi përgjegjës ndaj Perëndisë për mënyrën si
e menaxhojmë pushtetin tonë në sfera të ndryshme. Politikanët kanë pushtet mbi
qytetarët. Pastorët kanë pushtet mbi bashkësitë. Prindërit kanë pushtet mbi
fëmijët. Mësuesit kanë pushtet mbi studentët. Shefat kanë pushtet mbi
punonjësit e tyre. Artistët kanë pushtet mbi imagjinatën. Pushtetet tona në
këto sfera të ndryshme apo juridiksione vijnë prej Perëndisë dhe janë nën
autoritetin e Jezusit. Ne duhet ta nderojmë Atë në gjithçka që bëjmë, dhe të mos
ndeshemi me sovranitetin e Tij. Ne i menaxhojmë pushtetet tona si duhet vetëm
kur jemi në një linjë me të vërtetën që Jezusi na ka zbuluar.

Çfarë
është e vërteta?

Pilati
nuk donte të përballej me të vërtetën. Ai nuk donte të dinte të vërtetën për
Perëndinë. Ai nuk donte që karakteri dhe vendimet e tij të krahasoheshin me të
vërtetën e Krishtit. Kur Jezusi tha, “çdo njeri që është në krah të së vërtetës
më dëgjon mua”, Pilati
ndaloi së dëgjuari. “Çfarë është e vërteta?” pyeti Pilati. Pastaj
doli nga dera pa pritur për përgjigjen.

Shumë
politikanë nuk janë shumë të lumtur që veprimet e tyre duhet të krahasohen me
të vërtetën e Perëndisë. Zhan Krej-tje (Jean Chretien) ishte krye ministër i
Kanadasë për dhjetë vite, derisa e hoqën në vitin 2003. Ai njihej si katolik.
Por Zoti Krej-tje shkeli të vërtetën biblike dhe mësimet e kishës duke
themeluar abortin dhe duke nxitur qeverinë për miratimin martesës brenda
gjinisë. Një peshkop pasi dëgjoni fjalët e tij tha “ai nuk kupton  se çfarë do të thotë të jesh një katolik i
mirë.” Dhe pastaj shtoi “se ai rrezikon shpëtimin e përjetshëm.”
Ekspertët e Medias u sollën mizorisht. Po kështu edhe kabineti i Krej-tje-s.

Ministrja
e Trashëgimisë, Shejla Kops, reagoi vrullshëm ndaj pohimit të peshkopit. Ajo
pohoi se, “Kjo nuk është diçka që duhet sjellë në arenën politike. Çdo
kanadez, pavarësisht besimit të tyre, duhet të pajtojë bindjet me Perëndinë e
tyre, me Allahun e tyre, apo liderin e tyre, kjo është arsyeja përse ne jetojmë
në një vend që i ndan pikëpamjet fetare prej pikëpamjeve qeveritare.” Kjo
është një mënyrë e gjatë për tu tallur e për të thënë: “Çfarë është e
vërteta?”.

Por
Z. Krejtje, peshkopi si edhe paria e Kanadasë nuk do të përgjigjen para
drejtuesit të tyre apo zotit të tyre. Ata do ti japin llogari Mbretit Jezus, të
Cilin disa prej tyre pohojnë se besojnë, por të vërtetën e të Cilit ata
zgjedhin ta shpërfillin në vendim marrjen e tyre.

Shumë
njerëz në SH.B.A kanë të njëjtën qasje. Adam Kirsh, që shkruan për “Nju Jork San”(Neë
York Sun), thotë se teologjia është tani thjesht ide e vjetruar apo një çudi
akademike dhe shpërfillet plotësisht në marrëdhëniet praktike. “Ky është
një rast për tu festuar,” thotë ai. ” Laicizmi ynë parimor është
pjesë e asaj që e bën Amerikën shpresën e botës.” Ai pohim është marrëzi
për të paktën dy arsye. Së pari, Amerika nuk është shpresa e botës, dhe asnjë
vend tjetër, apo sistem politik nuk është shpresa e botës. Jezusi është shpresa e botës. Gabimi i dytë i Kirsh është lavdërimi
që i bën ai Laicizmi. Nëse Amerika është e mirë në ndonjë mënyrë, apo
përfituese, përfitimi nuk vjen prej Laicizmi.

E
vërteta rreth Laicizmit?

Çfarë
është Laicizmi? Laicizëm do të thotë të mendosh dhe të veprosh sikur Perëndia
të mos llogaritet fare, sikur Jezusi nuk është mbreti i asgjëje, sikur
autoriteti suprem është një politikan.

Laicizmi
prodhoi mbretërimin e terrorit gjatë revolucionit francez. Laicizmi prodhoi
mizoritë e komunizmit nën Leninin dhe Stalinin. Laicizmi prodhoi regjimin nazist
të Adolf Hilterit. Laicizmi solli gjakderdhjet e Kinës nën Mao ce Dunin.
Laicizmi prodhoi diktaturën socialiste të Sadam Hysenit, i cili i jepte
premtime boshe Islamit por ngrinte lart laicizmin dhe e bazonte politikën e tij
shtetërore dhe kultin e personalitetit tek diktatura laike e Stalinit.

Nocioni
se laicizmi mund të shpëtojë botën ka shkatërruar jetë të panumërta.

Ndonjëherë
bota laike, mund të përdoret në një kuptim më të kufizuar dhe më të shëndetshëm
për të thënë se institucionet zyrtare apo qeveria civile janë të ndara prej
institucioneve zyrtare të kishës.

Predikuesit
kanë zonën e tyre të përgjegjësisë nën Perëndinë, politikanët kanë zonën e tyre
të përgjegjësisë, dhe njëri nuk duhet të përpiqte të dominojë tjetrin. Në vitin
1700, një predikues i njohur holandez me emrin Vilhelm Brakel shkroi,

Meqenëse vetëm Zoti
Jezus është mbret, gjithçka duhet të ndodhë në përputhje të plotë me drejtimin
e Krishtit. Ai dëshiron që kisha të jetë gjithmonë e ndarë prej shtetit, dhe se
kisha do të drejtohet prej autoriteteve drejtuese sikurse qeveriset shteti prej
autoriteteve civile.

Kisha nuk duhet të dalë mbi shtetin dhe
shteti nuk duhet të dalë mbi kishën, por secili duhet të drejtojë në zonën e
tij. Kështu shteti dhe kisha janë plotësisht të ndarë nga njëri- tjetri. Kështu
pra çdo njeri duhet të funksionojë brenda sferës së tij.

Pastor
Brakel shkroi këtë një shekull para se Tomas Xheferson të shkruante për ndarjen
mes kishës dhe shtetit. Qeveria duhet të jetë laike në kuptimin që ajo nuk
duhet të jetë një krah i kishës. Detyra e qeverisë dhe sfera e përgjegjësisë
është të themelojë thjesht një rend civil, dhe mos të predikojë ungjillin apo
të përcaktojë doktrinën e shëndoshë.

Politikanët
dhe pastorët kanë thirrje të ndryshme. Asnjëri nuk mund të diktojë punën e
tjetrit, por të dy do t’i japin llogari mbretit Jezus se si e kanë kryer
detyrën e tyre. Unë si predikues, i jap llogari Jezusit, po ashtu çdo politikan
do t’i japë llogari Jezusit.

Një
qeveri që është laike, në një mënyrë të shëndetshme, nuk përpiqet të jetë një
kishë, sepse ajo nuk drejtohet prej zyrtarëve kishtarë, dhe kjo nuk e
kontrollon kishën. Por shumë qeveri moderne nuk janë thjesht laike për faktin
se shohin punën e tyre dhe nuk ndërhyjnë në punët e kishës. Ata përqafojnë
laicizmin. Këto qeveri operojnë sikur të mos i japin llogari asnjë autoriteti
më të lartë, madje as Perëndisë. Ata nuk duan të të ndajnë kishën nga shteti. Ata
duan të ndajnë qeverinë nga Perëndia. Ata duan t’i bëjnë drejtuesit njerëzorë,
autoritetin më të lartë, pa e ditur se ata janë nën autoritetin e Perëndisë dhe
do t’i përgjigjen Atij.

Por kaq kishim përgatitur për sot.
Vazhdimin e kësaj teme do ta ndiqni herën e ardhshme. Deri  atëherë, Mirë u dëgjofshim dhe kalofshi sa më
bukur.