Pyetje miqësore

Print

Pyetje miqësore (pjesa 1)

NË KËRKIM TË TË AFËRMVE
Gjatë vitit të kaluar unë kam udhëtuar në shumë vende interesante në emër të shërbesës Fjalët e Shpresës. Unë kam ecur në rrugët e qyteteve që arrijnë deri në njëzetë milionë banorë. Kam udhëtuar në trafik të rënduar, përgjatë rrugëve të ngushta të Xhakartës. Unë kam kërkuar favelas nëpër lagjet e varfra të Sao Paulos, në Brazil.

Unë kam vizituar tempuj dhe vende të shenjta ku burra dhe gra luajnë mendsh për të fituar fatin e mirë apo për të kënaqur perënditë e tyre. Unë jam mahnitur prej pasurisë së madhe të disave dhe varfërisë së skajshme të shumë të tjerëve. Dhe kur pashë këto e pyeta veten: Si mund t’i ndihmoj unë, një person i vetëm, tërë këta njerëz? Fëmijë, që ndoshta asnjëherë nuk do të kenë mundësinë për të filluar shkollën fillore. Të rinj, që pyesin veten nëse do të kenë një ardhme, pikërisht në moshën e tyre kur jeta duhet të jetë më argëtuese. Të moshuar, që kanë frikë nga ajo që mund tu sjellë pleqëria.
Si mund t’i ndihmoj unë gjithë këta njerëz?

Ndoshta ti nuk ke udhëtuar kaq kilometra larg, si unë vitin e kaluar, por kjo pyetje mund të të ketë shkuar në mendje. Ndoshta ti jeton në një shtëpi luksoze dhe nuk të mungon asgjë.
Ndoshta ti mund ta mbash qumështin të freskët në frigorifer, apartamenti yt ka ajër të kondicionuar gjithë kohës dhe, ti nuk e ndjen të nxehtin e verës apo të ftohtin e dimrit dhe, së fundi kënaqësinë e shton sistemi qendror i zërit që siguron argëtimin më të mirë gjatë mbrëmjeve apo fundjavave, kur nuk të vjen të dalësh nga shtëpia.

Por një ditë ti shkove në një projekt pune, me kishën apo shkollën tënde. Ndoshta pasi dole prej fakultetit shkove vullnetar me Trupat e Paqes. Ti dole nga zona jote e rehatisë dhe zbulove njerëz që nuk dinin se ekzistonte uji i pijshëm.

Ti ndërtove një qendër për komunitetin, ngrite një shkollë, por u ktheve në shtëpi, dhe nuk mund t’i shpëtoje pyetjes ankuese: tani që njoh botën më të madhe atje jashtë, si do të vazhdoj të ndihmoj këta njerëz me nevoja kaq të mëdha?
Ndoshta ti nuk ke nevojë të punosh si vullnetar për të zbuluar jetën në anën tjetër të botës. Sepse ti jeton atje. Ti nga dritarja shikon se si tregtojnë drogë shpërndarësit e drogës.

Dikush në lagjen tënde u vra në një shkëmbim zjarri mes makinave. Në fakt të gjithë njerëzit rrotull teje duket sikur janë në një dhimbje të thellë. Ka kaq shumë njerëz në nevojë! Sa mund të zgjerohet grupi yt i përkujdesjes?

NJË VIZITË ME NJË AVOKAT
Luka na tregon për një bisedë që Jezusi bën me një avokat, i cili i bën Jezusit, ekzaktësisht të njëjtën pyetje. Ky mësues i ri i ligjit shfaqet për tu tallur me Jezusin, ndoshta edhe për ta vënë atë me shpatulla pas murit. Disa njerëz kanë këtë qëndrim kur bie fjala te feja. Për ta kjo gjë nuk i ngjan aspak kërkimit të së vërtetës por më shumë duket si një burim i debatit të pafund.

Një verë unë shërbeva si këshilltar për një grup të rinjsh që po bënin pyetësorë derë më derë.
Një prej adoleshentëve ndau besimin e saj më një zotëri, që kaloi me të rreth një orë. Kur u kthye te pjesa tjetër e grupit, ajo erdhi duke qarë. Gjithçka që ajo kishte thënë ishte shtrembëruar.
Ajo kishte kaluar një orë plot në një bisedë që sillej rrotull të njëjtave pyetje, jo logjike. E di ky zotëri nuk kishte asnjë pyetje serioze. Ai thjesht po luante me këtë vajzë të re të krishterë dhe po shpaloste gnosticizmin e tij. Ai nuk është i vetmi person që ka folur për fenë për hir të debatit, dhe jo për hir të së vërtetës.

DUELI
Tani kthehemi te biseda e ngjashme që Jezusit pati me atë avokat. Ai ka për qëllim të testojë Jezusin. Si ekspert që ishte në ligjin fetar, ai kishte ardhur me një pyetje të hapur që ai mendon se është e përshtatshme për një debat që nuk mbaron.
“Mësues çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përjetshme?”
Tani kjo pyetje ofron mundësi pa fund për debat. Ky skrib që i njeh mirë shkrimet, ka një alternativë për çdo përgjigje. Nëse Jezusi thotë: “Besoji Perëndisë,” eksperti ynë do të pyesë për ligjin. Nëse Jezusi thotë: bindu Torës,” ky ekspert mund të citojë vargje nga psalmet për pendimin.
Nëse Jezusi thotë:”Pendohu,” eksperti ynë mund të eksplorojë nevojën për të besuar te Perëndia Jahveh. Po, ai ka mundësi pa fund argumentimi. Ky ekspert mund të luajë me Jezusin gjithë ditën!
Po, ky është të menduarit e tij! Por reagimi i Jezusit e çarmatos atë. Jezusi nuk jep një përgjigje, Ai bën një pyetje vetë! “A mund të më thuash se çfarë shkruhet në ligj,” e pyet Jezusi. Tani fariseu e kishte para syve përgjigjen e asaj pyetjeje. Sepse në kohën e Jezusit, çdo farise i përkushtuar vendoste disa kuti të vogla të zeza prej lëkure vici, të lidhura me rripa lëkure. Njëra vendosej në kyçin e dorës ndërsa tjetra në mes të ballit. Ato viheshin për arsye të një urdhërimi që Izraelitët i bindeshin ligjit të Perëndisë si një shenjë mbi dorën e tyre dhe si një kujtesë mbi ballin e tyre.

Në ato kuti vendoseshin pjesë të shkurtra pergamene, ku shkruheshin tekste nga bibla. Dhe a e di se çfarë tekstesh shkruheshin atje?
Ligji i përtërirë 6:5—Ti do të duash Zotin Perëndinë tënd me gjithë zemër , me gjithë shpirt dhe me tërë forcën tënde.” Dhe Levitiku 19:18-“Duaje të afërmin tënd porsi vetvetja.”
Avokati duhet të japë një përgjigje. Nëse nuk do ta bëjë do të duket si budalla.
Jezusi kishte bërë një pyetje po aq të thjeshtë sa kutia e vogël, e zezë në ballin e tij.

Dhe kur ai përgjigjet, Jezusi thjesht vazhdon me një varg nga Levitiku 18: “Bëj kështu dhe do të jetosh.” Po ti a e dëshiron fort jetën që do të vijë? A dëshiron të shijosh pak nga ajo jetë sot? Atëherë duaje Perëndinë dhe fqinjët e tu. Duaje Perëndinë me një dashuri që e vendos Atë mbi të gjitha prioritetet e tjera në jetë. Duaje Perëndinë me një dashuri që na drejton tu shërbejmë të afërmve tanë ashtu siç do t’i shërbenim vetes.
Ra në kurth! Ja se çfarë i ndodhi mikut tonë, avokatit. Ai ra në kurthin e lojës së vet të vogël.

NJË PYETJE MIQËSORE
Por në momentin e fundit, ky skolar mendjemprehtë gjen një të çarë për të dalë prej kurthit. Duke kërkuar mes mendimeve të tij, ai gjen një pyetje: “Mësues i mirë, kush është i afërmi im?” Po kjo është një pyetje e vërtetë, ndoshta dëgjon mësuesin hebre që thotë: Po kjo është një pyetje me vend!
Një pyetje që mund të debatosh për orë të tëra. A është fqinji im vetëm njeriu atje poshtë ne rrugë. Çfarë mund të thuash për atë që është pas shtëpisë sime? Por deri ku shtrihet territori që mund ta quaj dikë fqinjin apo të afërmin tim? Po për familjen time çfarë mund …