Pyetje miqësore

Print

Pyetje miqësore (pyetja 2)

RRUGËS PËR NË JERIKO

Cili është reagimi i Jezusit? Po, Jezusi tregon një histori për një njeri që po udhëtonte nga Jeruzalemi në Jeriko. Rruga për në Jeriko nuk ishte e sigurt. Kjo nuk ishte nga ato rrugë që nuk bëhej vetëm, sepse ishte e rrezikshme. Pra nëse gjendeshe i vetëm në atë rrugë, papritur do të dëgjoje zhurmën e hapave pas teje.

Tani në historinë e Jezusit, ishte një udhëtar i vetmuar që nuk dëgjoi si duhet hapat që e ndiqnin nga pas. Kështu që ky udhëtar i gjorë, bie pre e disa hajdutëve. Ata e vjedhin dhe më pas e rrahin dhe më pas e lenë shtrirë në anë të rrugës, në një gjendje kaq patetike sa që një kalimtar i zakonshëm, nuk do mund ta kuptonte nëse ishte gjallë apo vdekur.

UDHËTARI NUMËR NJË
Por ka një dritëz shprese. Kush tjetër veç priftit, mund të kalonte rrugës për në Jerusalem?!
Nëse ky burrë i gjorë ka forcë për të hapur njërin sy, pa dyshim që tashmë është duke dhuruar falënderime. Këtu vjen engjëlli i mëshirës.

Por ky prift nuk e shikon veten të destinuar për të bërë një akt heroik sot. Teksa afrohet pak më shumë, i rritet adrenalina. Zemra e tij rreh pak më fort. Hapi i tij shpejtohet. Kush e di, ndoshta ata hajdutët që e vodhën mund të jenë ende atje rrotull? Nuk është ide e mirë të endet në anë të asaj rruge.
Për më tepër kush e di a është ende gjallë ky njeri? Priftërinjtë që merren me trupa të vdekurish e njollosin veten. Çfarë bezdie të kaloje nëpër ritet e pastrimit. Më e lehtë do të ishte t’ia lije gjithë këtë rrëmujë dikujt tjetër.

UDHËTARI NUMËR DY
Tani teksa hapat e tij largoheshin, u dëgjua e ecura e një udhëtari tjetër, që jehonte mbi rrugë. Kësaj here është një Levit. Leviti i përkiste një rendi fetar pak më të ulët, se sa priftërinjtë. Nëse njeriu i parë ishte një prift, atëherë le të themi se ky i dyti ishte një punonjës i zakonshëm kishe që nuk kishte marrë ende emërim. Statusi është shumë ndryshe. Rezultati është i njëjti. Tani a mund të mendosh këto dy udhëtarë imoralë që sillen në mënyrë shtazore. Në fakt, nëse ti je mërzitur me ndonjë predikues apo drejtues kishe, atëherë ndoshta mendon se ata e meritojnë një fjalë të tillë qortuese, sepse shpesh ata tjetër thonë dhe tjetër bëjnë.

Por sinqerisht nëse do t’i kishe takuar këta njerëz në situata shumë të ndryshme sociale, me siguri që nuk do të kishe menduar për ta se janë individë të tmerrshëm të racës njerëzore. Unë mendoj se do t’i shihje ata thjesht si dy njerëz të zakonshëm, pak a shumë si çdo njeri tjetër. Ajo që i mbajti larg njeriut të plagosur këta udhëtarë ishte diçka që vepron në jetën tonë shumicën e kohës. Diçka që e quajmë ‘interesi vetjak’.

A e di pse e kemi problem të kujdesemi për këta njerëz? Njerëz si ne, kaq të zënë me punë, dhe të kufizuar në kohë dhe burime, duhet të ndalojnë së bëri diçka, që të mund të merren me diçka tjetër siç është shfaqja e përkujdesjes. Dhe diçka tjetër që nuk na pëlqen të bëjmë është të mos bëhemi vonë për takimet. Ne kemi shumë para në kuletën tonë dhe tashmë e kemi vendosur se si do t’i shpenzojmë. Dhe tani ja ku shfaqet kjo viktimë në anë të rrugës dhe gjithçka duhet të ndryshojë! Duket sikur ndërhyn në planet tona. Dhe kjo gjë nuk është e volitshme!
SURPRIZA E MADHE
Por tani ja ku po shfaqet një udhëtar i tretë. Duket sikur audienca e Jezusit, do të zbulonte vetë se kush do të ishte ky person. Nëse udhëtari i parë, ishte një predikues dhe i dyti një punonjës kishe, apo tempulli, atëherë i treti do të ishte një njeri i zakonshëm. Kjo do të kthehet në një histori fantastike! Djali i ri, në fund të shkallës shoqërore, ngrihet në majë të asaj piramide.

Por prisni, çfarë thotë Jezusi, një SAMARITAN?! Dhe turma e njerëzve hap sytë e çuditur. Një Samaritan vjen përgjatë rrugës. Dhe ai ndalon. Dhe ai i zgjat dorën njeriut të plagosur. Dhe ai e prek, po, e prek Judeun. Ai vajos plagët, i lidh të prerat dhe e vendos atë mbi gomarin e vet dhe çon deri te hani më i afërt. Dhe më pas nxjerr kuletën e tij dhe thotë: Ja ku janë paratë për tu kujdesur për të, derisa të kthehem unë. Dhe nëse do të duhen më shumë para për tu kujdesur, do të paguaj kur të kthehem.

Dhe çfarë e shtyu atë të bënte të gjitha këto? Dhembshuria. Ky Samaritan që do të konsiderohej kandidati më pak i mundshëm për të qenë fqinji i tij, është shumë ndryshe prej atyre që kishin kaluar më parë.
Nuk ishte për shkak të pozitës së tij sociale, në fakt ai nuk është se kishte një pozitë të vërtetë sociale. Nuk ishte për shkak të pasurisë së tij, apo mungesës së pasurisë. Ai ishte ndryshe sepse kishte dhembshuri.

Sipas Jezusit, dhembshuria ishte një tipar shumë i rëndësishëm për një dishepull. Do t’jua them unë arsyen përse. Sepse dhembshuria është një prej mënyrave më të fuqishme që ata ti ngjanin Zotërisë së tyre.
Para pak kohësh unë po lexoja ungjijtë. Dhe vura re se fjala që shfaqej vazhdimisht në shërbesën e Jezusit ishte dhembshuria. Mateu 9:36: “Duke parë turmat, kishte dhembshuri për to.” Mateu 14:14: “Dhe Jezusi, kur doli nga barka, pa një turmë të madhe, pati dhembshuri për të dhe shëroi ata që ishin të sëmurë.” Marku 8:2: Jezusi i thirri dishepujt e vet dhe u tha atyre:
“Kam mëshirë për këtë turmë.. .” Dhembshuria. Po ishte dhembshuria ajo që i ktheu turmat në fqinjë të Jezusit.
Dhe tani këtu. Dhembshuria është çelësi për shpalosjen e kuptimit të fjalës fqinj. Pasi pëshpërimat e turmës shuhen, Jezusi bën këtë pyetje: “Cili nga këta të tre është i afërmi i këtij njeriu që ra pre e hajdutëve?”
Tani ne themi: prit një minutë, Jezus ti duhet ta kesh gabim. Avokati nuk bëri këtë pyetje. Ai pyeti: “Kush është i afërmi im?” Por Jezusi thotë: “Pyetje e gabuar. Pyetja e duhur do të ishte: KUSH TREGOI SE ISHTE AFERMI I VËRTETË?”

Jezusi po thotë se nuk ka asnjë përgjigje për këtë pyetje. ” Kush është i afërmi im?” Kjo është një nga ato pyetje pa kuptim, njëlloj sikur të pyesësh: si të fus një vidë katrore në një vrimë rrethore.
Pyetja ‘kush është i afërmi im’ nuk ia vlen të debatohet. E vetmja pyetje që ka rëndësi është kjo: kujt ia kam shfaqur këtë cilësi, pra që jam fqinji i tij?
NJË PYETJE MIQËSORE PËR NE
Tani më lejoni t’ju pyes, nëse komuniteti juaj do të drejtonte një sondazh të vogël dhe do t’i kërkonte njerëzve që të shkruanin emrin e një personi që është treguar fqinjë i mirë me ta vitin e kaluar, ti vetë kë do vendosje në listë? Ose e thënë ndryshe: kush ka qenë fqinji yt? Kush ka treguar dhembshuri ndaj teje?

Unë dyshoj se vitin e kaluar ke pasur raste kur e ke gjetur veten në anë të rrugës, i shtrirë atje vetëm dhe rrahur nga stuhitë e jetës. Kjo na ndodh të gjithëve. Ose jemi rraskapitur në punë. Ose kemi kaluar një situatë të mjerueshme në familje. Je…