Të jetuarit e vërtetë

Print

Të jetuarit e vërtetë (pjesa 1)

Çfarë na motivon të jetojmë jetën që bëjmë? Çfarë i nxit vendimet tona? Ernest Becker, në librin e tij, “Mohimi i vdekjes” The Denial of Death, arsyeton se një prej arsyeve përse e jetojmë jetën është për shkak të vdekjes. Beker shkruan: “Ideja e vdekjes, frika prej saj… është burimi kryesor i aktivitetit njerëzor.”

Oh, unë e di se kur jemi të rinj, ne besojmë se është e pamundur që të vdesim. Adoleshentët, mund të kuptojnë se lajmërimet e vdekjeve, ekzistojnë vetëm në gazeta apo mure, ata e kanë të vështirë të besojnë se edhe ata do të vdesin një ditë. Kjo është arsyeja pse shoferët e rinj, shpesh, ecin me shpejtësi në mes të trafikut, aq sa i bëjnë shoferët e vjetër të dridhen nga frika. Kjo është arsyeja përse të rinjtë mund të ngatërrohen me droga ilegale, duke menduar se kanë imunitet të garantuar prej një mbidoze. Fundja fare, kur je i ri, je i pavdekshëm. Kjo është arsyeja përse kur dikush në atë moshë, nuk arrin ta mashtrojë vdekjen dhe goditet prej tragjedisë.

Por sa më shumë që rritemi aq më e vështirë bëhet të mohojmë vdekjen. Realiteti i vdekjes zhytet, në mendjen tonë të pavetëdijshme dhe i jep formë qëndrimeve, opinioneve, dhe vendimeve. Ne do të bëjmë sa të mundemi që t’i shtojmë disa vite jetës sonë. Ne do të zbrazim llogarinë tonë bankare, për të siguruar një mrekulli mjekësore. Spektri i vdekjes na ngurtëson. Sepse çfarë ka më të rëndësishme se jeta?!

Por ne kuptojmë se jeta nuk mund të mohohet në kuptimin fizik. Jeta është shumë më tepër se sa reaksionet e duhura kimike, që ndodhin brenda trupit tonë. Ne të gjithë njohim njerëz që kthehen prej vizitës së tyre të përvitshme te doktori, me përshkrimin në dorë: “je si kokrra e mollës”. Megjithatë ata thonë: “Çfarë problemi kam atëherë, sepse unë ndihem sikur nuk jam gjallë.”

Jeta që duam të jetojmë, nuk përkufizohet vetëm në termat biologjikë. Kjo është një çështje e mendjes dhe e shpirtit. Njerëzit e depresionuar kërkojnë një psikolog të mirë që t’i ndihmojë ata të mbledhin pjesëzat e jetës së  tyre për ta bërë sërish atë të plotë. Dhe nëse nuk të ndihmon as një psikolog i mirë, ndoshta ke nevojë për një udhëtim në Karaibe, apo për një pajisje të re elektronike. Unë dyshoj se mania për teknologjinë më të mirë dhe më të fundit, apo arsyeja përse blemë atë televizorin me ekran gjashtëdhjetë polsh haj definishën, është që të ndihmojmë veten tonë të ndihet pak më e gjallë.

Arsyeja përse blejmë atë pajisjen e re argëtuese apo pse jemi të gatshëm të paguajmë për një makinë fringo të re nuk ka të bëjmë me nevojën bazë të transportit. Kjo ka të bëjë me ndjenjën e të ndjerit gjallë, teksa dëgjojmë fuqinë e treqind kuajve fuqi nën kofano.

Çfarë mund të themi për fenë? Feja, mendon ti është burimi parësor ku njerëzit e kërkojnë jetën apo jo?

Dhe është e vërtetë. Në fakt, besimi i krishterë fokusohet në fjalën JETË. Lexoji ungjijtë dhe do të gjesh jo pak, por jetën e PËRJETSHME! Si të duket kjo si ofertë?

Jetë e përjetshme!Kush nuk do të tundohej të kishte këtë lloj dhurate?

Por realisht çfarë është kjo gjë që ofrojnë Shkrimet?

Çfarë është realisht jeta e përjetshme?

PËRKUFIZIMI I JETËS SË PËRJETSHME

Ndoshta ti ke dëgjuar për një eksplorues spanjoll, Ponce de Leon. Ai ishte spanjolli që kërkoi më kot përgjatë Floridës dhe jugperëndimit, për të gjetur burimin e rinisë. Thuhej se nëse do të pinte nga ai ujë i burimit, do te siguronte mirëqenie pafund. Ata që do të pinin prej ujit të këtij burimi nuk do të vdisnin kurrë.

Tani, shumë njerëz kur flasin për jetën e përjetshme e krahasojnë me atë që Ponce de Leon ishte duke kërkuar. Jeta e përjetshme për shumë njerëz është jeta që ka një fillim, por nuk ka fund.

Dhe do të ishte e drejtë të thoshim se jeta që Bibla ofron NUK KA FUND. Pra ajo është e përjetshme. Megjithatë në Shkrimet nuk theksohet diçka në lidhje se SASINË që ajo ofron por me CILËSINË.

NJOHJA E PERËNDISË

Kini parasysh Gjoni 17:3, ku Jezusi jep një përkufizim të jetës së përjetshëm që të mund të tronditë ty. “Kjo është jeta e përjetshme thotë Jezusi, të të njohin ty të vetmin Perëndi të vërtetë.” Ky është një përkufizim i mahnitshëm, i jetës së përjetshme apo jo? Jezusi nuk e përkufizon jetën e përjetshme në termat e një strukture kohore pa kufij.

Në vend të kësaj ai e përkufizon jetën e përjetshme në termat e MARRËDHËNIEVE. Jeta e përjetshme, thotë Jezusi, së pari dhe para së gjithash është të njohësh Perëndinë!

Pra çfarë do të thotë të NJOHËSH PERËNDINË? Unë do të mendoja se kjo fillon me njohjen e diçkaje RRETH Perëndisë. Ne nuk mund ta njohim Perëndinë nëse nuk e njohim realisht se si është Ai.

Unë mendoj se ka lloj- lloj idesh rreth hyjnisë në botën tonë sot. Disa mendojnë se bota është e mbushur me të gjitha llojet e hyjnive të vegjël që duhen ushqyer dhe kënaqur. Në fakt, shumë njerëz rreth globit sot jetojnë në frikën e perëndive, ata mendojnë se këto hyjni duhen kënaqur dhe jo ofenduar. Ndonjëherë është çlirim i madh që njerëzit të zbulojnë Perëndinë e vërtetë, një Perëndi që nuk është tekanjoz apo kapriçoz, por një Perëndi që ka folur fjalën e tij të mëshirës dhe hirit përmes Birit të Tij. Njerëzit e tjerë e mendojnë hyjninë thjesht në terma jopersonale. Perëndia sipas tyre është një forcë jete jopersonale që mbush universin. Për këta njerëz është çudi ta takojnë Perëndinë emri i tij të njihet dhe anasjelltas ai mund të dijë emrat e gjithë individëve. Kjo gjë është mahnitëse kur e zbulon, Perëndia aktualisht po kërkon të ketë një marrëdhënie me njerëz si ne.

Po është shumë e rëndësishme të dish se me çfarë lloj Perëndie ke të bësh. Jezusi thotë se jeta e përjetshme është të njohësh Perëndinë. Dhe Perëndia për të cilin ai flet është Perëndia i Abrahamit, Isakut dhe Jakobit. Perëndia, i Cili e ka zbuluar veten përmes faqeve të Shkrimeve. Jezusi dëshiron që ne të kuptojmë se jeta e përjetshme nuk ka lidhje me këto konceptet e përgjithshme rreth hyjnive, por me KËTË PERËNDI, me Perëndinë që ka ngitur siparin e përjetësisë dhe e ka treguar veten e tij përmes Birit të tij, Jezus Krishtit.

Por Jezusi nuk thotë thjesht se të njohësh jetën e përjetshme do të thotë të dish RRETH Perëndisë. Shumë njerëz dinë RRETH Perëndisë. Ata kanë disa njohje bazë të asaj që Bibla mëson. Dhe ata mendojnë se thjesht njohja e disa fakteve të thjeshta për Perëndinë, do të thotë se ti je i shpëtuar. Për shembull, disa njerëz mendojnë se thjesht të besosh te Perëndia, kaq mjafton. Por Jakobi na kujton se edhe demonët besojnë në ekzistencën e Perëndisë, madje dridhen prej Tij!

Tani, nëse i njeh si duhet doktrinat rreth Perëndisë, të përgëzoj. Por mos mendo se vetëm pse kalon një test teologjie apo fiton një kuis rreth natyrës së Perëndisë, ke mbërritur atje ku duhet!

Ti e di se njohuria e Jezusit në këtë pjesë nuk flet thjesht për faktet dhe doktrinat, ndonëse ato janë të rëndësishme. Njohuria për të cilën Jezusi e ka fjalën është ajo njohuri që vjen prej të qenit në një marrëdhënie me dikë tjetër.

A e di se çfarë na sjell gëzimin më të madh në jetë? Janë marrëdhëniet me miqtë, fëmijët dhe partnerin apo partneren. Por e dimë njëkohësisht se këto marrëdhënie mund të jenë burim dhimbjeje. Por arsyeja pse këto marrëdhënie na sjellin kaq shumë dhimbje në jetën është sepse i vlerësojmë ato aq shumë. Ne vazhdojmë të kultivojmë këto marrëdhënie edhe atëherë kur janë të vështira, sepse e dimë se pa ato marrëdhënie, jeta e vërtetë është e pamundur.

Tani Jezusi, na tregon se jeta e përjetshme ka të bëjë me një marrëdhënie. Ata që kanë marrë jetë të përjetshme janë në një marrëdhënie me Perëndinë e përjetësisë. Jeta e përjetshme është njohja e Perëndisë! Njohja e thellë, personale dhe intime e personit të Tij. Ti besosh atij si një miku të çmuar.