Të jetuarit e vërtetë

Print

Të jetuarit e vërtetë (pjesa 2)

Jezusi na tregon se jeta e përjetshme ka të bëjë me një marrëdhënie. Ata që kanë marrë jetë të përjetshme janë në një marrëdhënie me Perëndinë e përjetësisë. Jeta e përjetshme është njohja e Perëndisë! Njohja e thellë, personale dhe intime e personit te tij. Ti besosh Atij si një miku të çmuar.

Po, ky është një përkufizim interesant. Sepse pikërisht këtu  Jezusi dëshiron që të kuptojmë se komponenti kyç i jetës së përjetshme nuk është gjatësia. Unë nuk njoh asnjë që do të dojë të jetojë përgjithmonë pa një premtim ndryshe dhe, që ia vlen për ekzistencën njerëzore. A do të donte dikush të jetonte deri në moshën dyqind vjeçare, nëse procesi normal i plakjes nuk do të ngadalësohej apo ndalohej fare?

Sigurisht që ndërkohë që vitet kalojnë, ti nuk do të jetoje por thjesht do të ekzistoje. Në fakt, ti do të përjetoje një vdekje të gjallë. Nuk ka gëzim thjesht te ekzistenca e përhershme. Jetë e vërtetë do të thotë, të përjetosh gëzim, paqe dhe plotësi. Jetë e vërtetë, jetë e përjetshme do të thotë të kesh një marrëdhënie me Perëndinë!

TË NJOHËSH PERËNDINË, TË NJOHËSH JEZUSIN

Por si mund të ndodhë kjo? Si mund të jetoj në përbashkësi me Perëndinë? Si mund ta njoh Perëndinë prej të cilit jam larguar për shkak të dështimeve të mia dhe mëkatit tim? Jezusi, vazhdon në këtë tekst(Gjoni 17) të bëjë një pohim të guximshëm. Ai pohon se jeta e përjetshme, nuk është thjesht të njohësh Perëndinë. Por do të thotë të njohësh Krishtin të Cilin Perëndia ka dërguar!

Pikërisht këtu, Jezusi tregon për një lidhje të pathyeshme mes tij dhe Atit. Jezusi është i dërguari i Perëndisë. Ai ka ardhur me një mision nga Ati. Diku tjetër në ungjillin e Gjonit, Jezusi bën të njëjtin pohim: “Ai që më ka parë mua ka parë Atin….askush nuk vjen te Ati veçse nëpërmjet meje.” Jezusi deklaron se vetëm duke besuar te Ai, të gjithë mund të vijnë te Perëndia. Po si mund të ndodhë kjo?

Po, është e rëndësishme të shikojmë sfondin e fjalëve të Jezusit, këtu te Gjoni 17. Jezusi është ulur në gjunjë dhe i dorëzon zemrën Perëndisë në lutje, që ndonjëherë është quajtur lutja e lartë priftërore. Kjo lutje është një prelud për Kalvarin. Në Kalvar Jezusi do të merret në mënyrë vendimtare me fajin njerëzor. Jezusi do të marrë drejtimin dhe do të mposhtë pushtetin e vdekjes. Në kryq, do të largohen të gjitha pengesat për të pasur një marrëdhënie të thellë dhe kuptimplotë me Perëndinë. Jezusi do të përmbushë rolin e priftit më të lartë, duke lidhur tokën me qiellin. Përmes Tij, do të mundësohet një marrëdhënie e ngushtë me Perëndinë.

Sot unë të kërkoj që të mendosh seriozisht thirrjen e Jezusit. E vërteta është se të gjithë dëshirojnë të jetojnë. Çdo njeri dëshiron të bëjë një jetë cilësore që sjell paqe dhe bekim. Në kuptimin e vërtetë, çdo besim është në kërkim të jetës ë vërtetë. Por ka vetëm një besim që shkon përtej kërkimit të hyjnores në një marrëdhënie me Perëndinë që bën gjithë ndryshim në botë. Vetëm në Jezus Krishtin ne mund të hyjmë në një marrëdhënie me Perëndinë që sjell jetë të përjetshme.

Nëse nuk e ke dorëzuar veten në duart e Jezusit duke i besuar Atij plotësisht si ura e vërtetë mes vetes dhe Perëndisë, unë të lutem ta bësh sot. Asgjë nuk është më e rëndësishme në këtë çast se sa të dorëzosh veten në kujdesin e tij. Asgjë nuk është më e rëndësishme se sa ti besosh premtimit të tij të jetës! Shkenca mjekësore mund të jetë në gjendje të shtojë kohëzgjatjen e jetës deri në disa vite. Lehtësirat moderne mund të sigurojnë një stil jetese të rehatshëm. Miqtë e mirë mund ti shtojnë të qeshura kohës tënde të lirë. Por ti do të kesh gjithmonë një ndjesi boshllëku, derisa të hysh në një marrëdhënie me Perëndinë përmes Jezus Krishtin, Birin e tij. Ti ishe krijuar për këtë. Ti ishte krijuar për të jetuar në komunitet me Perëndinë. Mos u kënaq me një kope të lirë të jetës. Për të pasur jetën e përjetshme duhet që: të njohësh Perëndinë dhe atë që Ai ka dërguar, Birin e Tij.

JETA E PËRJETSHME FILLON TANI

Tani më lejo të tregoj diçka të rëndësishme për jetën e përjetshme që Krishti ofron. Jeta e përjetshme fillon sot. Shumë njerëz mendojnë se jeta e përjetshme do të fillojë diku në të ardhmen, ndoshta më e mira pasi të kesh vdekur dhe të shkosh në qiell. Por Jezusi nuk e thotë këtë. Jezusi thotë: “Kjo është jeta e përjetshme: të njohësh Perëndinë!” Nëse e njeh Perëndinë përmes Jezusit, jeta fillon këtu dhe tani. Ti nuk duhet të presësh deri nesër. Ti nuk ke pse të presësh derisa të shkosh në qiell. Jeta e përjetshme është tani!

A e ke përjetuar atë jetë, përmes marrëdhënies tënde me Krishtin? Në mes të krizës, a ke përjetuar një forcë që është përtej çdo gjëje që ti mund të nxjerrësh prej burimeve të tua?

Në mes të trishtimit, a ke përjetuar një ngushëllim që shpërfill hidhërimin e tanishëm? A ke hapur ndonjëherë shkrimet, dhe ke marrë një paqe që të ka nxjerrë prej betejave të tua e të ka dhënë paqen shalom? Në mes të një sfide të tmerrshme a ke gjetur guxim të qëndrosh për hir të Krishtit?

A je lënduar ndonjëherë prej të tjerëve, aq shumë, por sërish ke gjetur forcë përtej vetes për të falur dhe për të lënë hidhërimin tuaj? Atëherë ti e di se çfarë do të thotë të jetosh, të jetosh me të vërtetë sot! Atëherë ke provuar jetën e vërtetë që vjen nga të qenit në një marrëdhënie me Perëndinë.

POR KA MË SHUMË

Dhe nëse i ke shijuar këto gjëra, atëherë e di se përsa i përket jetës së përjetshme, ka më shumë. Për ata që e shijojnë jetën me Perëndinë sot, e dinë se vdekja fizike, ka humbur thumbin e saj dhe se në jetë akoma më e madhe na pret me Perëndinë. Shumë prej nesh dridhen nga fjala vdekje. Ne kemi zbuluar anën tonë vdekatarë teksa jemi rritur dhe kjo na ka bërë të dridhemi.

Por nëse e njeh Perëndinë sot përmes besimit në Birin e Tij, Jezus Krishtin, atëherë vdekja nuk të tmerron më ty, varri mëngjesin e Pashkës u hap. Rruga drejt qiellit u hap. Apostulli Pal thotë: ” Kush do të na ndajë nga dashuria e Krishtit? Pikëllimi, a ngushtica, a përndjekja, a uria, a të zhveshurit, a rreziku, a shpata?….

Por në të gjitha këto gjëra ne jemi më shumë se fitimtarë për hir të atij që na deshi.

38  Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme,

39  as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë.” (Rom. 35- 39)

Kjo është siguria jonë. Kjo ishte siguria e Martin Luterit, reformatorit të madh, që për disa vite u ndesh me dyshimin dhe pasigurinë. Ai ishte i bindur se në mes të jetës, ne vdesim. Dhe më pas ai zbuloi se çfarë do të thotë ta njohësh Perëndinë në një marrëdhënie të thellë besimi me Jezus Krishtin. Luteri zbuloi se për të ishte ndryshe. Ne nuk vdesim në mes të jetës. Jo, në mes të vdekjes, jetojmë!

Jeta! Të gjithë ne dëshirojmë të jetojë! Dhe ky është lajmi i mirë! Jeta e pashkës është diçka që fillon tani, pikërisht tani! Dhe vazhdon me Perëndinë përgjithmonë, në një përbashkësi të përjetshme me të.

Psalmisti shkruan: sepse ti nuk do ta lësh shpirtin tim në Sheol dhe nuk do të lejosh që i Shenjti yt të shohë korruptimin.

11  Ti do të më tregosh shtegun e jetës; ka shumë gëzim në praninë tënde; në të djathtën tënde ka kënaqësi në përjetësi.

(Psalmi 16:10, 11)