Fjalët e Dashurisë
Apostulli Pal tek kapitulli 12 tek 1 Korintasve ka qenë duke i folur kishës për dhuntitë që Fryma e Shenjtë vendos tek besimtarët, sic janë të folurit në gjuhë të panjohura, shërmimi apo bërja e mrekullive.
Dhunti të tjera me aftësi normale janë dhuntia e mësimit, predikimit e shërbimit apo admistrimit. Dua të them se këto dhurata janë të githa shumë të mira, por asnjëra nuk mund të krahësohet me dhuratën më të madhe që ekzison në botë, fuqia për të dashur.
Dëshiroj që të ndalemi pak këtu tek kuptimi i dashurisë sepse në Dhjatën e vjetër, në greqisht gjejmë kuptime të ndryshme të dashurisë. Ndoshta mund të ketë shkuar nëpër mend se dashuria është e shprehur në forma të ndryshme. Për shembull, ekziston dashuria romantike – dashuria e zjarrtë që tërheq një burrë dhe një grua. Fjala në greqisht që i referohet kësaj dashurie është eros.
Një tjetër lloj i dashurisë është dashuria mes miqëve. Dashuria që anëtarët e familjes kanë për babain, motrën vëllain, të afërmit, si edhe për gjërat e bukura. Grekët iu referuan kësaj dashurie me fjalën philos për shembull, në Europë fjala”Filantropi” do të thotë, dashuria e qenieve njerëzore që i bën të tregohen bujarë me të tjerët.
Për shembull, Filadelfia” është quajtur prej themeluesve tw saj si qyteti i dashurisë vëllazërore, tw cilwt besoj se do të zhgënjeheshin shumë nëse do të shihnin tani se njerëzit nuk jetojnë më sipas këtij emri.
Dashuria Eros dhe Filos mund të marrin forma të ndryshme. E përbashkëta e tyre është nevoja që njerëzit kanë për dashuri. Dashuria mes burrit dhe gruas duhet të jetë reciproke; e vetmja mënyrë që dashuria të funksionojë është që partnerët të japin dashuri në këmbim të dashurisë. Dashuria e nënës mund të jetë sakrifikuese, një nënë duhet të heqë dorë prej shumë gjërave për hatër të mirëqenies së fëmijës, por ajo sërish dëshiron që fëmija ti japë diçka në këmbim.
Ajo dëshiron që sakrifica e saj të vlerësohet dhe të shpërblehet prej fëmijës vetë duke bërë një jetë të virtytshme. Dashuria për miqtë tanë apo për diçka të preferuar është shpërblyese për shkak të kënaqësisë që na jep.
Apostulli Pal flet për një dashuri tjetër më të madhe, dashuria agape.
Cfarë është dashuria
Dashuria agape në kuptimin e krishterë ndryshon prej të gjitha formave të tjera të dashurisë njerëzore sepse nuk është fare një dashuri që ne duhet ta kemi sepse na nevojitet. Ajo është një dashuri e dhuruar, një dashuri e hirshme.
Nëse kjo dashuri është kaq ndryshe atëherë natyrshëm lind pyetja “si lindi kjo dashuri?” Si mund ta kuptojmë se bëhet fjalë për një dashuri krejt ndryshe? Përgjigja është se kjo dashuri vjen prej Perëndisë, kjo thuhet në Bibël. Ky është emri që Perëndia i ka vënë dashurisë së tij.
Një tekst i njohur i Biblës thotë se Perëndia është dashuri, pra “Perëndia është agape”(1Gjoni 4:7). Agape është forma përfundimtare e dashurisë sepse është dashuria që Perëndia ka për ne, dashuria që ne marrim prej tij. Agape është edhe dashuri e krishterë- dshuria që ne u japim të tjerëve, për shkak se Zoti na deshi, ne fillojmë të duam të tjerët në të njëjtën mënyrë. Ja se çfarë thuhet për dashurinë tek letra e parë e gjonit
Shumë të dashur, le ta duam njeri tjetrin, sepse dashuria është nga Perëndia dhe kushdo që do, ka lindur nga Perëndia dhe e njeh Perëndinë, Shumë të dashur, në qoftë se Perëndia na ka dashur në këtë mënyrë; edhe ne duhet ta duam njeri-tjetrin. (1 Gjoni 4:7,11, nrsv)
Dashuria agape është dashuria e Perëndisë. Dua tiu tregoj më shumë për karakeristikat e kësaj dashurie, ato janë katër.
- Dashuria e Perëndisë është pa interes, ajo nuk është e përqëndruar tek vetja. Fjala Painteres nuk është njëlloj me të qenurit jo i interesuar. Ti je i mërzitur , i dekurajuar apo nuk dëshiron të marrësh pjesë në di]ka kur nuk je i intersuar . Sa herë që ti vepron pa pasur interes përfitimi, ti je duke vepruar prej dashurisë dhe Perëndia e pëlqen këtë.
Dashuria pa interes nuk është egoiste, nuk mban shënim, nuk pret diçka në këmbim. Perëndia dhuron dashuri sepse kështu i pëlqen, nuk e bën që të përfitojë diçka për vete Kjo është dashuria agape.
2. Dashuria e Perëndisë është dhënëse dhe jo marrëse. Dashuria Agape matet prej asaj që jepet, jo prej asajë që merret. Kjo tregohet qartë tek këto vargje të famshme
Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. (Gjoni 3:16)
Ja edhe një shembull tjetër:
Në këtë është shfaqur dashuria e Perëndisë ndaj nesh, se Perëndia dërgoi Birin e tij të vetëmlindurin në botë që ne të rrojmë nëpërmjet tij.
10 Në këtë është dashuria: jo se ne e kemi dashur Perëndinë, por që ai na ka dashur ne dhe dërgoi Birin e tij për shlyerjen e mëkateve tona. (1 Gjoni 4:9-10, nrsv)
Është shumë bukur kur dikush të thotë se të do shumë, por mënyra më e mirë për të matur dashurinë janë sakrificat që bëhen për të. Perëndia të do ty sepse ai dha Birin e Tij si një sakrificë shlyese për mëkatet tona, për të na mundësuar jetën e përjetshme. Nëse dëshiron të dish se ku mund të gjejmë dashurinë më të madhe, shiko tek kryqi i Krishtit.
3 Dashuria e Perëndisë lind prej subjekteve të tij dhe jo prej objekit të vet. Dashuria e Perëndisë nuk vjen si pasojë e cilësive tërheqëse që ai shikon në ne. Ajo e ka burimin tek vetja e tij
Në këtë pikë ajo ndryshon shumë prej dashurisë njerëzore. Ne duam atë që është e bukur. Ne tërhiqemi prej asaj që është tërheqëse qofshin këta njerëz apo sende.
Por dashuria agape është për të padashurit. “Perëndia e tregoi dashurinë e tij në atë që kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne.” (Rom. 5:8).
4 Dashuria e Perëndisë është një vendim dhe jo një ndjenjë. Perëndia jep dashuri për të vetmen arsye: sepse ai zgjedh të dojë. Kjo dashuri prodhon vepra të hirshme ndaj atyre që nuk e meritojnë Perëndia nuk bie në dashuri, duke u tërhequr prej ndjenjave. Perëndia është i dashur sepse ai ka vendosur të dojë. Mendoj se kjo është e vërteta e vetme frymëzuese në mbarë universin.
Pse dashuria
Ndoshta kjo është diçka e re për ty, e ke të vështirë ta kuptosh. Të duash në këtë mënyrë nuk do të thotë asgjë për ne- përveç faktit se ajo na bën më të ngjashëm me Zotin Jezus.
Kush e do këtë dashuri? Përgjigja është: Ne e duam. Ti e do. Unë e dua- e dua me të vërtetë. Nëse vazhdoj arsyetimin tim do të thoja: Bota e do. Dashuria romantike është e mrekullueshme, nuk ka asgjë të keqe. Dashuria për miqtë, familjen është fantastike, e vlerësoj shumë. Por këto lloj dashurie nuk mjaftojnë. Romanca nuk do të zgjidhë problemet më të vështira që ndeshim në shoqëri, apo familje. Vetëm fuqia e dashurisë sakifikuese të Perëndisë që së pari na transformon ne, do të transformojë botën përmes nesh. Kjo mund të sjellë ndryshimin.
A je i krishterë? A e njeh dashurinë e Perëndisë? Bota ka nevojë për dashurinë tënde vepruese.