A është dyshim apo diçka tjetër

Print

Titulli: A është dyshim apo diçka tjetër? (pjesa 1)

“Dhe, kur e panë, e adhuruan; por disa dyshuan.” A nuk janë këto fjalë të veçanta? Unë kam predikuar rreth urdhërimit të madh, më shumë se çdo tekst tjetër në gjithë Biblën, por gjithmonë I kam shmangur këto fjalë të çuditshme sepse nuk kam ditur asnjëherë se çfarë të bëj me to.

Sot dua të ndalem tek këto fjalë sepse na japin mundësinë të reflektojmë më tej rreth asaj gjëje të mistershme që e ne quajmë dyshim.

Fjalët “Kur ata e panë atë” i referohen njëmbëdhjetë dishepujve që mbetën pasi Juda Iskarioti u vetëvra. Sipas historive që mbyllin çdonjërin prej ungjijve, ata e kishin parë Jezusin disa herë pasi ai kishte vdekur dhe ringjallur prej së vdekurish, në Jeruzalem, në bregun e detit të Galilesë, ndonjëherë në grupe të vegjël, dhe herë të tjera në një turmë të madhe prej 500 vetë.

Ata kishin shkuar tashmë me urdhër të Zotit në një vend të veçantë në malin e Galilesë. Ai kishte thënë:”Atje ata do të më shohin mua.” Dhe me siguri që ata do ta shohin. Ata shohin Krishtin e ringjallur, në trup fizik. Dhe ata bëjnë atë që do të bënim edhe ne. Ata e adhuruan Atë.

Ata ranë në gjunjë para tij dhe ulën kokat në shenjë adhurimi,disa madje u shtrinë me fytyrat përtokë. Ata i dhanë Krishtit të ringjallur atë lloj homazhi që e meriton vetëm Perëndia.

Ndërkohë ata e dinin se Thomai, kishte pasur të drejtë kur tha se kishte parë Jezusin një javë pas ringjalljes së tij.

Gjoni 20 tregon se Thomai kishte dyshuar realitetin e ringjalljes së Jezusit, kur ai dëgjoi lajmet e para. Por kur Jezusi i tregoi Thomait duart dhe këmbët e tij të kryqëzuara, dhe brinjën e lënduar me shtizë, Thomai thotë tek Gjoni 20:28, “Zoti im dhe Perëndia im.”

Të gjithë e dinin këtë. Nuk është çudi që ata e adhuruan atë në malin e Galilesë. Edhe ti pikërisht këtë do të bëje.

Pikërisht këtë do të bënim edhe ne nëse do të shihnim Jezusin  në turpin e vet, pas ringjalljes.

Pas kësaj vjen diçka që ti nuk do ta prisje kurrë. “kur ata e panë atë, e adhuruan, por disa dyshuan.” A e përfytyron dot këtë? Të dyshosh pikërisht në praninë e Jezusit? Në mes të adhurimit?

Sigurisht që mundet, ti e ke bërë këtë shpesh herë, edhe unë e kam bërë.

Ne gjithmonë themi: “të shikosh do të thotë të besosh.”

Pra a do të mendoje se nuk ka vend për dyshim, në çastin kur shohim objektin e besimit tonë? Por ata dyshuan. Si mund të shikonin dhe të besonin, të adhuronin dhe dyshonin në të njëjtën kohë? Ndoshta duhet të pyesim, a ishte vërtetë dyshim apo diçka tjetër?

Kjo nuk është një pyetje e parëndësishme, sepse dyshimi mund të jetë burimi i vështirësive shpirtërore. Në fakt, disa prej nesh kanë ngecur në ecjen tonë me Krishtin, sepse nuk kuptojmë çfarë është dhe çfarë nuk është dyshimi, dhe cila është lidhja e tij me besimin dhe mosbesimin.

Ne nuk mund të bëjmë përpara në besimin tonë sepse kemi ngecur në rrenë e zymtë të dyshimit.

Prandaj vër në lëvizje aftësinë tënde renduese dhe medito për disa çaste kapitullin 28 tek libri i Mateut.

Ti mund të zbulosh dritën që depërton mjegullën e errët të dyshimit, e të gjesh besimin për jetën tënde.

Së pari ne duhet të dimë, a bëhet vërtetë fjalë për dyshimin tek Mateu 28. Dhe kjo ngre një pyetje shumë të rëndësishme: çfarë është dyshimi? Disa njerëz mendojnë se dyshimi është mosbesim, por nuk është kështu. Këta dishepuj besuan aq shumë sa u ulën në gjunjë dhe e adhuruan Atë si Perëndi, prapëseprapë kishin dyshim.

Një ditë bëra një studim për dyshimin në Bibël dhe zbulova se të gjitha këto fjalë për dyshimin në Dhjatën e Re kishin në rrënjë idenë e të qenurit i ndarë.

Të dyshosh do të thotë të kesh një mendje të ndarë,  një mendje që ndahet mes besimit dhe mosbesimit, një mendje që zhvillon një debat të brendshëm me argumente që vijnë e ikin, një mendje që heziton, një mendje që lëkundet sa andej këtej mes besimit dhe mosbesimit.

Besimi është të qenurit në një mendje për të pranuar se diçka është e vërtetë.

Thomai shprehu bindjen e tij në këto fjalë të famshme që janë tek Gjoni 20, kur ai e quajti Jezusin:”Zoti im dhe Perëndia im.”

Ai ishte në një mendje të vetme për të vërtetën e identitetit të Jezusit.

Mosbesim do të thotë të jesh në një mendje për të refuzuar se diçka është e vërtetë. Turma përgjatë kryqit, ku Jezusi vdiq, po shprehte mosbesimin e saj kur thanë: “Jezusi nuk është Zot, dhe Perëndi: ai është një njeri i thjeshtë dhe mashtrues.”

Ata ishin në një mendje për falsitetin e pohimeve të Jezusit.

Ata thjesht nuk e besonin fare Jezusin. Dyshimi po lëkundet mes të dyjave,  ata kishin dy mendje me mendime të ndryshme për Jezusin.

Dyshimi nuk është njëlloj si dorëheqja prej besimit dhe dorëzimi në mosbesim; por është të ndahesh mes të dyjave.

Mosbesimi është një siguri mendjengushtë, ndërsa dyshimi është një pasiguri pa paragjykime.

Pra a e shohim këtë te këta dishepuj, dy mendjet, njëherë sigurinë dhe njëherë pasigurinë?

Apo ka aty diçka më shumë se sa dyshimi?  Çfarë mund të ketë tjetër?

Një koment nga Xhi. Kei. Çestërton. (G.K. Chesterton) në librin e tij të mrekullueshëm, Ortodoksia, më bëri të mendohesha për këtë. “Në atë rrëfenjë të tmerrshme të pasionit të Krishtit, “ai shkroi kohë më parë duke ju referuar filmit të Mel Gibsonit, (pasioni i Krishtit) por historisë biblike: “ekziston një sugjerim emocional i qartë, se autori i gjithë gjërave kaloi jo vetëm përmes agonisë por edhe përmes dyshimit.”

Çestërton shkruan se atë çast në Getsemane, kur Jezusi u lut:

” O Atë, po të duash, largoje këtë kupë nga unë! Megjithatë mos u bëftë vullneti im, por yti.”

A ishte kjo një shprehje dyshimi? A kishte Jezusi dy mendje rreth së vërtetës? Çesterton mendoi se po. Unë jo. Unë mendoj se ishte diçka që duket apo ngjan me dyshimin. Por ishte frika.

Dyshimi ndryshon shumë prej frikës, Jo çdo lloj frike është dyshim. Ndonjëherë ne thjesht tmerrohemi, frikësohemi aq shumë për hir të asaj që po ndodh, sa që mendjet tona nuk janë të ndara sikur vrapojnë kuturu. A mund të përdorim këtë përkufizim për dishepujt dhe për ne? Ne mendojmë se jemi plot me dyshime, por në të vërtetë ne jemi plot me frikë.

Herë të tjera dyshimi i ngjan thjesht bërjes së pyetjeve.

Më vjen në mendje Jobi. Nëse e lexon me vëmendje historinë e Jobit, do të zbulosh se ndryshe nga opinioni i përgjithshëm, aty nuk duket se Jobi kishte dyshime për Perëndinë.

Sigurisht që ai kishte disa pyetje të rëndësishme, madje edhe sfida për Perëndinë në mes të asaj që po vuante.

Ai nuk kishte dy mendje. Por ai po mundohej të kuptonte se cili ishte vullnetit i Perëndisë.

Sipas tij, kjo gjendje nuk ishte lëkundja mes besimit dhe mosbesimit, por ishte besim që kërkonte të kuptuarin. Kjo më kujton mua diçka që Nil Plantinga shkroi në librin e tij me titull: “Përtej dyshimit.”

(Beyond Doubt.) “besimtari i krishterë kërkon të arsyetojë shumë shpesh përmes pyetjeve… besimi përtej dyshimit nuk është ende përtej hetimit.”

Ndoshta rasti i këtyre dishepujve mund të ketë qenë kështu, dhe mund të na qartësojë ne.