Kur njeriu ka dy mendje është e vështirë ta kuptojë vullnetin e Perëndisë. Kështu ishin edhe dishepujt e Jezusit! Ndonëse ata mund të shihnin Jezusin dhe të besonin tek Ai si Zoti dhe Perëndia, ata kishin shumë pyetje rreth asaj që kishte ndodhur, dhe asaj që do të ndodhte. Ndoshta dyshimi i tyre, ishte diçka tjetër, ndoshta ishte me të vërtetë frikë, një mendje e shqetësuar, apo pyetje, një mendje kërkuese.
Ose mendjet e tyre ishin ndarë me të vërtetë. Por si dhe pse?
Nëse ata besonin në Jezusin dhe e adhuronin atë sa duhet, përse ky dyshim?
Disa studiues e kanë parë me vëmendje këtë tekst dhe kanë zbuluar të paktën tre lloje të ndryshme dyshimi:
Dyshimi faktik, dyshimi emocional, dhe dyshimi i vullnetshëm.
Njerëzit me dyshimin faktik, kanë dy mendje sepse ata nuk i kanë të gjitha faktet. Atyre u mungon informacioni për ta bazuar informacionin e tyre në një themel të sigurt.
Ne shohim një shembull të kësaj menjëherë pasi Jezusi u ringjall.
Tek Luka 24:38, 39 Jezusi iu shfaq teksa qëndronin pas dyerve të mbyllura, dhe ata ishin shumë të frikësuar prej kësaj.
Ata menduan se ishte një fantazmë. Jezusi u tha atyre: ” Pse jeni shqetësuar Dhe pse në zemrat tuaja po lindin dyshime?”
Dhe më pas ai jep më shumë informacion për të larguar dyshimin. ” Shikoni duart e mia dhe këmbët e mia, sepse unë jam. Më prekni dhe shikoni, sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!”
Ata dyshonin sepse nuk kishin fakte, prandaj Jezusi u dha më shumë fakte. Ky mund të ketë qenë i njëjti dyshim që dishepujt kanë pasur në mal.
Ky lloj dyshimi është ngjitës në epokën postmoderne, ku shumë njerëz nuk kanë mësuar të gjitha faktet e besimit të krishterë, dhe të tjerët i kanë harruar ato sepse janë shkëputur prej kishës ku kanë qenë në rininë e tyre.
Ata dyshojnë sepse nuk dinë. Ky dyshim, shpesh kthehet në një besim të qëndrueshëm kur faktet shpjegohen shumë qartë.
Një tjetër lloj dyshimi është, dyshimi emocional.
Kjo shpesh ngjan me dyshimet faktike, por realisht nuk është e bazuar në intelektin tonë. Ajo bazohet tek emocionet. Kjo ka të bëjë me mënyrën se si ndihet personi, për besimin Krishterë, sesa për të vërtetën e besimit.
Kjo më ta ketë burimin tek ankthi, depresioni dhe gjendje të tjera mjekësore si alkoolizmi, mungesa e gjumit, apo dieta jo e mirë ushqimore, ose më shpesh ndonjë lloj traume, apo ndonjë lloj vuajtje.
Tek Luka 24:41, pas saj Jezusi i tregoi më shumë fakte për tua larguar dyshimin, lexojmë se ata ende nuk besonin.
” prej gëzimit ishin të çuditur”
E çuditshme kur mendon se çfarë kishin kaluar deri tani.
Tre ditë përpara, Jezusi ishte rrëmbyer nga mesi i tyre dhe ishte vrarë para syve të tyre.
Pas kësaj jeta e tyre ishte shkatërruar. Të gjitha shpresat dhe ëndrrat e tyre ishin varur në kryqin e gjakosur.
Besimi i tyre kishte treguar se ishte marrëzi, kështu ata ranë në dëshpërim të madh.
Ndaj tani që fakti i ringjalljes së Jezusit qëndron përpara tyre, ata nuk mund ta kapërcejnë atë traumë emocionale.
Kjo ishte e hatashme, dukej pothuajse e pamundur. Kjo që ata po shihnin dhe dëgjonin nuk kundronte me emocionet et tyre, kështu që ata nuk besuan as atëherë kur Jezusi i prezantoi me faktet. Ky mund të ketë qenë dyshimi në mal, ndërkohë që vazhdonin të vuanin pasojat emocionale të vdekjes së Jezusit, 40 ditë më parë.
Unë nuk e di këtë me siguri, por di se ky lloj dyshimi ishte ngjitës, veçanërisht mes njerëzve që shkonin në kishë
Ne i njohim faktet,por shpresat dhe ëndrrat tona janë shkatërruar prej vuajtjes tonë në jetë.
Pra dyshimi vazhdon pa fund. Sot dua të flasim se si të përballemi me këtë lloj të vështirë dyshimi.
Por ka edhe një tjetër lloj dyshimi, dhe unë mendoj se është më i vështiri ndër të gjithë.
Ky është dyshimi i vullnetshëm, dyshimi që nuk vjen prej mendjes apo prej emocioneve por prej vullnetit tonë.
Ky lloj dyshimi thotë “jo” kur dëgjon fjalë si këto që Jezusi tha: “Shkoni në mbarë botën dhe bëni dishepuj.”
Ky lloj dyshimi është në thelb të mosgatishmërisë për të besuar, për tu rritur në besim, për të braktisur mëkatin, për të jetuar jetën e krishterë, e për tu përulur para Jezus Krishtit, Zotit.
Më kujtohet se lexova diku një thënie të ekzistencialisti dhe ateistit francez, Sartri, që thoshte:
“Mosbesimi im nuk ishte bazuar në argumente intelektuale, por tek fakti se unë dëshiroja të bëja seks atje ku doja unë dhe me atë që doja vetë.”
Ky ishte mosbesim i vërtetë, dhe jo dyshim.
Por ky dyshim i vullnetshëm shkon drejt mosbesimit, sepse në vetvete është rebel. Ai nuk vjen prej një mendjeje të turbulluar apo emocioneve të lënduara, por prej vullnetit rebel. Kura për këtë lloj dyshimi është dorëzimi i thjeshtë, dhe çelësi i dorëzimit është fitimi i një këndvështrimi të ri për jetën dhe mbretërinë e Perëndisë.
Ky lloj dyshimi nuk do të largohet derisa dyshuesi të fillojë të shikojë se jeta nën drejtimin e Krishtit është më e mirë dhe më çliruese se sa jeta në rebelim.
Ndoshta për këtë arsye dyshuan edhe ata njerëz në mal. Ata e njihnin faktet e Jezusit dhe ishin mbushur plot me gëzim dhe admirim, që ai ishte sërish gjallë, por ata nuk ishin ende gati të dorëzonin jetën e tyre para Mbretit që do tua ndryshonte plotësisht jetën.
Ndoshta kjo është arsyeja përse Jezusi tha: “gjithë autoriteti mbi qiell dhe në tokë më është dhënë mua”. Pra atij që të deshi ty aq shumë sa që vdiq në kryq që jeta jote të ishte e plotë dhe e pasur.
“kur e panë atë e adhuruan, por disa dyshuan.”
Por a ishte ky dyshim, apo ishte frikë dhe konfuzion?
Dhe nëse ishte dyshim, a ishte vallë dyshim faktik, emocional, apo i vullnetshëm?
Shpresoj se të gjitha këto dallime të kenë ndihmuar ty sadopak, në dyshimin dhe besimin tënd. E di që ka qenë një informacion disi i ndërlikuar. Kjo është arsyeja përse në fund të programit tona do ti kthehem sërish vargjeve tona dhe shpjegimit të thjeshtë për dyshimin e dishepujve.
Ata dyshonin sepse ishin shumë larg Jezusit, për të qenë të sigurt se ishte me të vërtetë ai.
Ata rranë në gjunjë dhe e adhuruan sepse me të vërtetë menduan se ishte zoti që ata kishin besuar. Por për hir të largësisë mes tyre dhe Zotit, ata dyshuan.
Atëherë thotë vargu 18, “ai erdhi tek ata” dhe dyshimi i tyre u largua me anë të thirrjes së tij për të jetuar si dishepuj në botën që ai mbante nën kontroll.
Shumë gjëra mund të na largojnë prej Jezusit, apo mund të ndërhyjnë në marrëdhënien tonë me të, si: pyetjet intelektuale, traumat emocionale, dhe mosgatishmëria për tu ulur në gjunjë para Zotit. pra duhen metoda të ndryshme për të larguar këto pengesa. Por kura kryesore për dyshimin mbetet gjithmonë e njëjtë.
Ne kemi nevojë të qëndrojmë më pranë Jezusit.
Asgjë tjetër nuk do të qartësojë mendjen, do të shërojë emocionet apo të ndryshojë vullnetin tonë se sa qëndrimi sa më pranë Jezusit.
Ti mund ta bësh këtë duke e adhuruar atë, në mënyrë personale në lutje apo në kohën tënde të meditimit me Fjalën. Po ashtu edhe publikisht me dishepuj të tjerë.
Por Lajmi i Mirë është se ai vjen gjithmonë tek ne, edhe atëherë kur ne ulemi në adhurim por kemi dyshime.
