Një histori rreth mos tolerancës
Vite më parë unë isha në Kajro. Udhërrëfyesi im më bëri një guidë nëpër qytet. Një ndër ndalesat tona ishte fortesa i Saladinit, një sulltan i shekullit të 12 të në Egjipt dhe Siri. Saladini ishte një komandat mysliman, që i bëri ballë ushtrive të Riçard zemërluanit (Richard the Lionhearted), dhe i mori mbrapsht Evropës qytetin e çmuar të Jeruzalemit. Saladini ishte ai që kishte përforcuar këtë fortesë. Dhe teksa kaloja përmes mureve masive të fortesës , kuptova menjëherë se Saladini e kishte forcuar këtë fortesë për shkak të njerëzve si puna ime.
Unë jam i krishterë. Dhe Saladini i kishte ngritur këto murre dhe i kishte forcuar kullat, për të mbajtur jashtë saj kryqtarët e krishterë.
Teksa shëtisja rrugëve të këtij qyteti të lashtë mu përforcua mendimi se të krishterët kanë një reputacion të kontrolluar në shumë vende të botës
Në lindjen e mesme, për shembull, përparimi i krishterimit shpesh njehsohet me lëvizjen e përparuar të kulturës pop perëndimore, me përparimin e filmave hollivudian dhe marshimin përpara të patateve të skuqura dhe hamburgerëve Mek Donalds.
Me sa duket lindja mendon se nëse bota nuk do të pushtohej me forcë, ndoshta do të pushtohet me anë të muzikës rok, Picave dhe të tjera si këto.
Në mendjet e miliona njerëzve, të krishterët shihen ende si njerëz shtypës.
Ata kanë ndryshuar veçse taktikën. Një miku im i krishterë prej Lindjes së Mesme, më tregoi se në dëshminë e tij për Jezus Krishtin, ai shmang përdorimin e fjalës”Krishterim.”
“nëse u them njerëzve në Lindjen e Mesme se jam këtu për të sjellë krishterimin” thotë ai, “ ata do të mendojmë se unë jam agjent i një kulture laike. Më e mira do të ishte që këtu të përdorësh fjalën ‘besim i krishterë.’ ”
Interesante apo jo. Një prej sfidave më të mëdha që ne përballim në shumë vende të botës, është ti bindim dëgjuesit se ungjilli nuk i prezanton njerëzit me kishat e mëdha apo me kulturën Perëndimore, por ungjilli i prezanton ata me Jezus Krishtin.
Për shumë njerëz nëpër botë, të krishterët shihen si njerëz arrogantë dhe jo tolerantë, që ia imponojnë mënyrën e tyre të jetesës njerëzve të tjerë pavarësisht nëse këta të fundit e duan këtë ose jo.
NDËRKOHË, JEMI MË AFËR SHTËPISË.. .
unë jetoj në Shqipëri, dhe ndoshta gjërat këtu janë shumë më ndryshe se në lindjen e mesme.
Por unë nuk mendoj kështu. kam zbuluar se shumë njerëz këtu janë dyshues për mua dhe mesazhin që un përçoj.
Unë di që ka njerëz të cilët më shohin mua si një person që imponon vlera, dhe i detyroj njerëzit që të besojnë.
Kur shkoj tek berberi për të prerë flokët, ai është i sjellshëm me mua, dhe miqësor. Me bisedojmë për motin dhe për çmimin e lartë të naftës. Gjatë bisedës ai më pyet se me çfarë merrem në jetë. Aty pastaj unë u i përgjigjem se jam pastor”.
“aaa, po” thotë ai. Por nga zëri i tij kuptoj një farë hezitimi.
Aty biseda jonë bie në heshtje. Pjesën tjetër të kohës, unë rri në një heshtje të mërzitshme në karrige.
Një situatë tjetër është kur rri në pritje të avionit për të shkuar diku.
Pranë meje qëndron një i panjohur. Ai fillon të komentojë historinë që stolis kopertinën e revistës Tajm, që mbaj në dorë.
Kështu ne fillojmë bisedën. Për ku je nisur,” pyet ai?
“jam duke shkuar në një udhëtim pune, sepse jam përfshirë në një shërbesë mediatike,” i përgjigjem unë. “ Tani po vizitoj një prej qendrave të shërbesës sonë.” Aaa po e kuptova” thotë ai teksa e i tërheq vëmendjen një stjuardesë që po kalon aty pranë për udhëzimet e zakonshme para udhëtimit.
Ose një rast tjerr është kur kaloj nëpër dogana të ndryshme. Roja i doganës kontrollon pasaportën time. “Ti ke vizituar shumë vende” thotë ai. “me çfarë merreni ju?”
Unë jam drejtori i një agjencie mediatike.” Më pas ai më kthen menjëherë pasaportën. “Mund të shkoni tani,” përgjigjet ai.
Në të gjitha këto takime, unë kuptoj se ka një lloj sikleti nga ana e bashkëfolësit tjetër. Unë e di se çfarë po mendojnë këta njerëz.
Ata mendojnë:”kam një të krishterë këtu dhe nuk e di se çfarë do të bëjë ai me mua. Kam një të krishterë këtu dhe me shumë mundësi unë do të jem viktima e tij e radhës. Ai do të më bëjë viktimë të mendimeve të tij paragjykuese.
Ky tipi më ka vënë në shënjestër. Ai do të më shpartallojë me opinionet e tij jo tolerante për jetën. Ndoshta jam në kohë për tia mbathur, nëse i bie shkurt bisedës.” Këto pra janë mendimet e tyre.
Por çfarë po ndodh? A kanë të drejtë këta njerëz? A jam unë realisht jotolerant? a jam gjykues? A janë të krishterët realisht njerëz paragjykues, fanatikë??
CFARË QËDRIMI MBAN TI?
-Ndoshta ti që po më dëgjon tani, mund të identifikohesh mirë me këto fjalë.
-Ndoshta ti je i krishterë, dhe ke kaluar përvoja të tilla si unë. Ti mendove se po mbroje atë që besoje dhe për shkak të kësaj të akuzon si njeri gjykues. Ti ndihesh konfuz sepse duket sikur për të shmangur akuzën e të qenit fanatik, ti duhet të hedhës tutje bindjet e tua. Pavarësisht asaj që mendojnë njerëzit e tjerë, ti mendon se je një njeri tolerant.
-Por ndoshta ti nuk je i krishterë dhe i akuzon të krishterët si njerëz jotolerant. Të krishterët që ti njeh duken kaq të ashpër dhe strikt. Të krishterët të shmangin sepse zgjedhjet që ti bën në jetë nuk përputhen me zgjedhjet e tyre.
Ato pak herë që ke qenë në kishë stomaku yt u trazua.
Ndoshta tu duk sikur të hodhën në gojën e ujqërve. Ti mund ta ndieje presionin e njerëzve që të shikonin shtrembër tatuazhet, xhaketën e zezë prej lëkure, apo vathët e tua pirsing.
Ato pak herë që ke folur me të krishterët rreth besimit, kuptove se ata nuk të respektuan.
Aty pastaj u binde se të krishterët janë njerëz fanatikë dhe mendjengushtë.
Nëse qëndron në shoqërinë e tyre, e ndjen mosmiratimin e tyre, aq shumë sa të të kapë paniku!
Të krishterët, sipas mendimit tënd janë thjesht njerëz jotolerantë.
Pra kush ka të drejtë? A janë të krishterët njerëz tolerantë?
Apo janë njerëz mendjengushtë dhe fanatikë.
Unë mendoj se kjo varet nga përcaktimi yt për tolerancën. Konceptimi klasik për tolerancën është ky: gatishmëria për të pranuar njerëzit, opinionet dhe praktikat e të cilëve janë ndryshe nga të tuat.
Toleranca është e nevojshme nëse njerëz të kulturave, kombësive dhe besimeve te ndryshme jetojnë bashkë në një komunitet.
Kjo është shenja dalluese e një shoqërie të civilizuar. Kjo Toleranca e përkufizuar kështu, është ajo që mësoi Jezusi,
Këtë praktikoi edhe Jezusi. Fundja fare,
Jezusi vetë, na urdhëroi të duam edhe armiqtë tanë, të duam pikërisht njerëzit që më vonë ata vetë do të ishin jotolerantë ndaj ndjekësve të Zotit.
Tani dua ta pranoj se të krishterët ndonjëherë e kanë të vështirë të praktikojnë këtë lloj pranimi. E vërteta është se të krishterët nuk janë shumë të zotë për të mirëpritur njerëzit e tjerë në Krishtin, veçanërisht kur këta janë shumë ndryshe prej tyre.
Unë çuditem kur lexoj histori të komuniteteve ku të krishterët janë munduar të mbajnë larg emigrantët myslimanë , me qëllim që të mbrojnë lagjet e veçuara.
Mua më vjen shumë keq kur dëgjoj se të krishterët e bëjnë çështje kryesore, kombësinë e tyre apo ngjyrën e lëkurës kur bie fjala tek mundësia për të qenë një “i krishterë i vërtetë.”
Nëse unë do të bija viktimë e këtij paragjykimi prej atyre që e quajnë veten ndjekës të Krishtit, do të lutesha që Zoti ti falte.
Do të kërkoja ty që të mos e largosh Jezusin prej zemrës tënde pavarësisht se disa prej ndjekësve të tij nuk e jetojnë si duhet në besim, apo të tjerë e jetojnë si duhet besimin.
