A janë të krishterët njerëz jo tolerantë

Print

Titulli: A janë të krishterët njerëz jo tolerantë? (pjesa 2)

NJË PËRKUFIZIM NDRYSHE

Tani le ti kthemi edhe një herë përcaktimit tonë të tolerancës. Unë kam thënë se historikisht toleranca është përkufizuar kështu: të pranosh me dashuri njerëzit që janë ndryshe nga ti.

Përgjatë shekujve, kjo është ajo lloj tolerance që e ka dalluar kishën e krishterë, pjesën më të madhe të kohës.

Kjo është ajo lloj tolerance që i lejonte të krishterët e hershëm në perandorinë romake të arrin për Krishtin fqinjët paganë, atëherë kur murtaja goditi komunitetet të tëra, në shekujt e parë pas Krishtit.

Ishte toleranca ajo që lejoi të krishterët e Hollandës dhe të Shqipërisë të mirëprisnin judenjtë, ndërkohë që në vende të tjera të saj ata nuk u mirëpritën.

Por ky lloj botëkuptimi për tolerancën nuk është njëlloj me atë që ka bota apo kultura jonë sot.

Shumë njerëz sot mendojnë se ideja e tolerancën kalon përtej pranimit dhe miratimit.

Nëse jemi tolerantë, ne duhet të aprovojmë mënyrën se si mendojnë dhe veprojnë njerëzit e tjerë.

Nëse jemi tolerantë atë herë do të jemi të hapur për faktin se të gjitha idetë kanë të njëjtën vlerë.

Nëse jemi tolerantë, atëherë do të jemi të gatshëm të pranojmë se virtualisht të gjitha sjelljet etike janë njëlloj të moralshme. Debate të ndryshme thonë se njerëzit tolerantë, kanë kaluar përtej vlerave absolute. Njerëzit tolerantë kanë kaluar përtej së vërtetës absolute, ata kanë kaluar përtej moralit absolut.

Atëherë kur njerëzit thonë se të krishterët nuk janë tolerantë, ata në të vërtetë po kritikojnë përqasjen e të krishterëve ndaj besimit. Ata po sfidojnë mënyrën se si të krishterët pohojnë se kanë një të vërtetë që të tjerët nuk e kanë. Fundja fare, të krishterët nuk pranojnë idenë se të gjitha besimet janë njëlloj.

Të krishterët mbahen fort pas rolit të rëndësishëm që ka pasur Jezus në histori. Ndaj edhe krishterimi ka marrë emrin e Krishtit. Por njerëzit thonë se nëse të krishterët do të ishin njerëz metë vërtetë tolerantë ata nuk do bënin këto pohime. Fundja fare, a nuk janë njëlloj të gjitha besimet/

Përveç kësaj njerëzit thonë: a nuk është Jezusi njeriu më tolerantë që ka ekzistuar ndonjëherë?

KRISHTI TOLERANT

Po ky është nj pohim që ia vlen ta shohësh nga afër.

Njerëzit e pohojnë gjithmonë këtë. Jezusi ishte personi më tolerant që ka jetuar ndonjëherë. Por a është e vërtetë kjo?

A ishte Jezusi tolerant? Tani kjo varet se cilin përkufizim të tolerancës përdor ti.

Nëse ne fillojmë me përkufizimin e parë, ai pranoi në jetën e tij njerëz që ishin shumë ndryshe prej tij, të cilët kishin besime të ndryshme, atëherë Jezusi ishte shembulli i tolerancës. Ai i rrahu shpatullat gjithë njerëzve që drejtuesit shpirtërorë të asokohshëm i quanin të pa pranueshëm.

Ai preku lebrozit. Ai u ul dhe hëngri darkë me mëkatarët.

Ai u shoqërua me njerëz që ishin lënë jashtë shoqërisë.

Ai nuk do të kishte përqafuar fort këtë po të mos kishte parë që hynte në sinagogë, reputacioni moral i të cilit apo pamja fizike, do të ishte e dyshueshme për elitën shpirtërore.

Ai thjesht do të gëzohej që ata ishin atje.

Në fakt, Jezusi i dha ndjekësve të vet, një model të vërtetë pranimi

Ndoshta zemra e tij lëndohet kur shikon kishën sot që është e ndarë për shkak të racës, klasës ekonomike dhe kombësisë. Duhet të jetë shumë e dhimbshme për të teksa sheh të krishterët që nuk mirëpresin fqinjët e tyre në kishë derisa këtë të plotësojnë standarde të caktuara.

Fundja fare, komuniteti i krishterë është themeluar mbi hirin e Jezusit dhe vetëm mbi hirin! Jezusi i mësoi dishepujve të tij se çfarë do të thoshte të pranoje të tjerët në emër të tij. Ky është thelb i tolerancës së vërtetë.

KRISHTI JO TOLERANT

Por kur bie fjala tek çështja e së vërtetës, ne shohim tek Jezusi një tjetër anë të tij.

Faktet tregojnë se Jezusi ishte një person aspak tolerant në disa gjëra!

Po është e vërtetë, ju që mendoni se Jezusi ishte thjesht një drejtues tjetër fetar, që mësoi se të gjitha fetë janë njëlloj, pra se e mira është që të duam njëri tjetrin dhe të merremi vesh mirë, nëse mendon kështu atëherë shikoje mirë se çfarë tha Jezusi gjatë shërbesës së tij.

Jezusi asnjëherë nuk lëshoi pe kur bie fjala për çështjet e së vërtetës. Dhe kjo do të thoshte se nuk do të lëshonte asnjë milimetër përsa i përket raportit të tij me të vërtetën.

Në fakt, Jezusi e çoi më tej pohimin e tij: “unë jam Rruga, e Vërteta dhe Jeta, askush nuk mund të shkojë tek Ati përveçse nëpërmjet meje.” (Gjoni 14:6)

Kjo do ta cilësonte atë si një prej pohimeve më pak tolerante që ka thënë një drejtues fetar. Ky pohim na shtyn të marrim vendime të rëndësishme rreth Jezusit.

Hej por çfarë po ndodh këtu?

A janë vallë të gjitha besimet njëlloj?
Le  të ndalemi tek pyetja thelbësore. A janë vallë të gjitha besimet njëlloj?

A është njëlloj si të besosh tek Jezusi dhe te Muhamedi?

A është njëlloj si të besosh tek Jezusi dhe te Buda?

Ose kjo tjetra, a është njëlloj si të besosh tek Jezusi dhe tek një yll rroku që shfaqet në skenat tona?

A janë mësimet e biblës si ato të kuranit, apo Vedës?

Pra me këto pyetje unë kam kaluar kufijtë e tolerancës dhe mos tolerancës. Unë thjesht po mundohem të sjell faktet rreth besimit dhe të ndalemi më nga afër në çështjet e së vërtetës.

Nëse ti bën një kalim të shpejtë besimeve më të mëdha të botës, mund të krijohet përshtypja se të gjitha besimet janë njëlloj. Tek e fundit, të  gjitha kanë të fokus të përbashkët.

Ato trajtojnë çështje shpirtërore. Të gjitha ato japin përkufizimin e tyre për Perëndinë.

Më së tepërmi, ato eksplorojnë çështjet dhe qëllimet themeltare në jetë.

Në mënyrë më tipike ,ato duan të pajtohen me hyjninë, apo Perëndinë, sido që ata e përkufizojnë atë.

Po kështu ata kanë të përbashkët një kod të ngjashëm të sjelljes. Të gjitha besimet flasin për dy çështje: dashurinë dhe paqen. Dhjetë urdhërimet që gjeni në Biblën kanë jehonën e tyre, pjesët e tyre plotësuese në mjaft prej letërsisë religjioze botërore.

Por nëse ne hetojmë pak më thellë, do të zbulojmë se të krishterët kanë diçka me të vërtetë ndryshe në besimin e tyre.

Kjo është diçka që të krishterët e quajnë hir. Ky është lajmi që ekziston një Perëndia që të pranon ty ashtu siç je.

Të gjitha besimet e tjera kanë ndërtuar një sistem të vetin sipas të cilit njerëzit duhet të përpiqen me forcat e tyre për ta arritur Perëndinë. Qoftë kjo një rrugë tetë fish e fisme, apo një kod hyjnor për sjelljen, ka disa formula që duhet të ndjekësh nëse dëshiron të jesh në anën e mirë të Perëndisë. Por lajmi tronditës në besimin e krishterë është se gjithçka që ne bëjmë për të ndërtuar ura kalimi për tek Perëndia është e destinuar të dështojë. Ne nuk do të mund tia dalim dot me forcat tona. Ne nuk mund të shpëtojmë veten tonë.

Por si mund të jetë ky lajmi i mirë? Po mund të jetë sepse Perëndia ka hartuar një plan në histori, për këtë, Ai vetë d otë bëjë për ne atë që ne nuk mund ta bëjmë dot.

Ky plan përqendrohet tek njeriu që ne e njohim me emrin Jezus Krishti.

Pas deklaratës së Palit tek Romakët 2;4 gjendet ky plan:

Pali pyet: “Apo i përçmon pasuritë e mirësisë së tij, të durimit dhe zemërgjerësisë së tij, duke mos njohur që mirësia e Perëndisë të prin në pendim?”

Këtu Pali heq çdo lloj keqkuptimi përsa i përket zemërgjerësisë apo tolerancës së Perëndisë.

Shumë njerëz mendojnë se toleranca e Perëndisë është qëndrimi i tij hyjnor që thotë se ‘gjithçka kalon’ përtej fesë dhe etikës.

Ata mendojnë se Perëndisë nuk i intereson se çfarë besojnë apo nuk besojnë njerëzit.

Ai në të vërtetë nuk do tia dijë se çfarë shtegu shpirtëror ndjekin ata.

Por Pali thotë se ky lloj qëndrimi është i gabuar dhe i rrezikshëm.

Arsyeja përse është vonuar gjykimi i Perëndisë tregon se ai është tolerant, sepse ai po mban hapur derën e tij për pendim. Por çfarë ka në thelb të pendimit?

Kjo do të thotë se një jetë që fokusohet tek vetvetja më në fund njeh Jezusin dhe ai bëhet qendra dhe thelbi i jetës.

Kështu e shprehu Pjetri këtë në mesazhin e tij ditën e Pentakositit. Atë ditë kur kisha u lind: ” Atëherë Pjetri u tha atyre: “Pendohuni dhe secili nga ju le të pagëzohet në emër të Jezu Krishtit për faljen e mëkateve, dhe ju do të merrni dhuratën e Frymës së Shenjtë.” (Veprat 2:38)

Pjetri e vendos Jezus Krishtin në qendër të jetës që rrjedh prej pendimit. Toleranca dhe durimi i Perëndisë janë për një qëllim: të na lejojnë të pranojmë thirrjen e Perëndisë për të hyrë në një miqësi, plotësisht të bazuar tek Jezus Krishti si shpëtimtari dhe Zoti.

Ne gjejmë në atë marrëdhënie jetën që kemi kërkuar prej kohësh.

Në fakt në miqësi me Jezusin, ne gjejmë atë që kemi kërkuar dhe kemi folur gjatë gjithë bisedës tonë sot për tolerancën.

TOLERANCA APO HIRI

Ju e dini se shoqëria laike sot ka një qëndrim krahëhapur për tolerancën.

Kjo është bërë një fjalë gumëzhitëse në kulturën perëndimore. Në fakt disa njerëz mburren se janë aq mos gjykues,  sa gjë gjithçka, dhe gjithkush shkon në mbretërinë e parimeve morale.

Por a mund të jetosh me të vërtetë ashtu? A nuk ka vallë disa çështje padrejtësie në botë me të cilat duhet të përballemi?

A nuk ka vallë sjellje morale, që na shkatërrojnë ne dhe të tjerët?

Atëherë kur toleranca shihet si një qëndrim që aprovon gjithçka e çdo gjë, ajo bëhet armiku i së vërtetës.

Kur kjo ndodh, toleranca mundohet të na bindë se ajo që ne mendojmë dhe si jetojmë nuk ka rëndësi.

Toleranca na bind duke thënë se është puna jonë se si i përdorim paratë.

Toleranca mundohet të na bindë se gjithë çështjet përreth për seksin  janë jo të vërteta

Toleranca mundohet të na bindë se të gjitha kulturat  dhe sistemet etnike janë në thelb njëlloj. Por a mund të jetojmë me të vërtetë kështu? A mund të jetojmë duke pranuar se nuk ka asnjë ndryshim mora mes lakmisë dhe bujarisë?

A mund të jetojmë me mendimin se pavarësisht nëse jemi besnikë ose jo në martesën tonë kjo nuk do të ketë pasoja?

A mund të jetojmë duke besuar se zgjedhjet që bëjmë e që formojnë kulturën tonë, nuk kanë asnjë kuptim moral?

E vërteta është se keqkuptimi i tolerancës është bërë një zëvendësues i lehtë i hirit. Bota flet për tolerancën në termat e braktisjes së gjithë vlerave absolute.

Por bota ka nevojë për hirin. Toleranca nuk  mund të zhdukë të kaluarën.

Kjo nuk do ta largojë fajin tonë. Kjo as nuk do të shërojë zemrën tonë të thyer.

Toleranca vetëm sa hedh një mbulesë mbi të gjitha këto gjëra. Por fshehja e pisllëkut nën tapet nuk e largon atë, kjo vetëm sa e bën tapetin me kokrra dhe ne e ndiejmë kur ecim mbi të.

Bota ka nevojë për hirin, hirin e vërtetë. Për hirin që e përball realitetin e hidhur të së kaluarës dhe nuk sheqeros lëndimin, dështimin apo thyerjen tonë.

Për hirin që e shikon jetën me kokën lart. Por pasi përballet me jetën, hiri nuk i le gjërat ashti si janë.

Hiri transformon. Ne dëshirojmë fort hirin që ofron falje, për turitje dhe shërim të vërtetë.

Ky është hiri që Perëndia ofron përmes Birit të tij.

Unë të ftoj sot të kalosh prej tolerancës së lirë tek hiri.

Hidhi një tjetër vështrim besimit të krishterë dhe Krishtit që është thelbi i tij. Pasi ta kesh bërë do të zbulosh Shpëtimtarin i ciki nuk toleron gjithçka që i del përpara.

Ai të do ty dhe  botën  kaq shumë sa që nuk mund ti lerë gjërat ashtu si janë. Ai dëshiron të përtërijë gjithë këtë krijim të ri.

Ai dëshiron të të bëjë ty një person të ri.  Dhe ringjallja e tij është një shenjë e sigurt se plani i tij shpengues është i pandalshëm.

Kalo përtej tolerancës së thjeshtë ndaj gabimeve tek hiri që mposht çdo gabim.  Hyr në një marrëdhënie besimi me Jezus Krishtin. Krahët e tij  qëndrojnë hapur për të pritur dhe bekuar ty dhe jetën tënde.