ÇFARË E KONTROLLON JETËN TËNDE?
- Ajo qëndronte ulur në karrige, në zyrën time. Nuk dinte se çfarë do të bënte me jetën e saj, ndaj edhe nisi të më tregonte si kishte filluar gjithçka. Ajo me tha se e donte shumë burrin e vet. Por gjate martesës së tyre të shkurtër, ajo nuk kishte qenë në gjendje të qëndronte larg burrave të tjerë. Ishte përherë e njëjta gjë. Shkonte në një lokal, kur bashkëshorti ishte në punë, pinte një gotë, e nëse shihte ndonjë djalë tërheqës, kalonte natën me të.
Pas asaj nate kthehej me lot pendimi, duke i rrëfyer bashkëshortit, atë që kishte bërë.
Me pas i premtonte se kjo gjë nuk do të përsëritej më. Por vazhdonte ta përsëriste gjithmonë. Në prag të divorcit, burri i saj erdhi më takoi dhe më tha: “Unë mund ta fal atë, por nuk mund t’i besoj më.”
- Një rast tjetër që më kujtohet ishte një grua e cila edhi tek unë me shqetësimin se askush nuk e dinte çfarë po ndodhte me jetën e saj. Pra ajo mendonte se të tjerët nuk e njihnin gjendjen e saj. Por pranoi se ajo i ishte kthyer prapë alkoolit dhe po pinte shume. Sa pi gjatë një nate? E pyeta unë.
Ajo pranoi pa hezituar se pinte pesë litra verë në natë.
- Atij i kërkuan që të largohej nga puna. Ai ndiej shumë keq për këtë. Sepse ajo ishte puna më e mirë që kishte pasur. Por departamenti i teknologjisë raportoi tek burimet njerëzore se ishte gjetur material porno në kompjuterin e tij. Dhe kjo nuk ishte hera e parë që ishte kapur. Më pas iu tha atij se kishte pasur mjaftueshëm paralajmërime për të ndërruar rrugë. Por atij i dukej e tepërt ti kërkoje të hiqte dorë prej faqeve porno.
Herën e fundit që e kapën me materiale porno, nuk u shtua asgjë tjetër veç fjalëve, je i pushuar!
Kur doli nga zyra, ai la pas karrierën e tij, por jo varësinë e tij ndaj pornografisë. Varësia e tij thjesht sa ndërroi kompjuter e kaloi në shtëpinë e tij. Tani rreziku i radhës nuk ishte karriera, por martesa .
- Ajo ishte kaq e dobët sa që mendoi se vuante prej kancerit.
Por rezultati i analizave doli shumë mirë dhe tregoi se nuk kishte kancer.
Problemi i saj nuk ishte fizik. Por ishte një fiksim, në mendjen e saj në lidhje me ushqimin. Ose më mirë le të themi se përmasat e turpit të saj ishin bërë një fiksim.
Edhe pse doktori, e paralajmëroi atë, duke i thënë se anoreksia po e vinte në rrezik jetën e saj, ajo sa herë që e shihte veten në pasqyrë vazhdonte të mendonte se duhet të binte në peshë edhe disa kilogram.
- Ai ishte munduar të hidhte paketën e cigareve, sa e sa herë por nuk ia kishte dalë. Në krye të dy javëve ai e fillonte sërish duhanin.
Por sa herë që ai mundohej ta linte cigaren, dëshira e madhe për nikotinën e mposhtte atë. Ai i dinte shumë mirë efektet e dëmshme që shkaktonte duhani në trupin e tij.
Meraku i tij ishte se mos kolla e tij thatë ishte shenjë e diçkaje më të keqe se sa kolla e një duhanpirësi. Por të hiqte dorë prej cigares as që bëhej fjalë.
- Ai ulej në kompjuter përnatë dhe fiksohej para ekranit.
Video lojërat e linin atë pa fjalë. Ai e dinte se pas mesnate duhet ta linte lojën e të shtrihej për të fjetur.
Sepse ditën tjetër herët në mëngjes ai kishte një seminar. Dhe nuk kishte lexuar asgjë.
Por ja edhe një lojë edhe do ta le, edhe një lojë dhe do ta le. derisa e linin fuqitë atë, dhe jo ai lojën.
Dëgjuam të gjitha këto raste. Po Cilët janë këta njerëz?
Ata janë anëtarët e familjes sonë. Ata janë fqinjët tanë. Ata janë miqtë tanë. Por kujt po mundohemi t’ia hedhim?
Sepse shumë nga ne janë si puna e këtyre njerëzve! Dhe e vërteta është se ne vetë jemi mbërthyer pas varësive, prej të cilave nuk heqim dot dorë.
Por njerëzit kudo në botë janë nën mbërthimin e varësisë . Statistikat e fundit nga Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve në Amerikë tregojnë se 40% e amerikanëve vuajnë prej varësisë së duhanit.
Ndër të rinjtë mbi tetëmbëdhjetë vjeç, 20 % vuajnë prej abuzimit me substancat narkotike, ndërsa 10 % vuajnë prej varësisë seksuale.
Shumë studente, diku tek 20 -30 përqindëshi vuajnë çrregullime të ngrënies.
Varësia. Nuk është një fjalë që mbetet vetëm në zonën tonë të misionit, apo shërbesës. Por ajo ka mbërthyer edhe lagjet me të mira, ka hyrë në familjet më të mira.
Varësia ka hyrë në kishë si edhe në rrethet më të larta të shoqërisë. Fakti që varësia nuk duhet të përkrahet në këto qarqe, e ndez përshkrimin e varësisë dhe i jep asaj fuqi.
FUQIA E VARËSISË
Cili është problemi ynë? Mos ka lidhje me mungesën e pjekurisë? Mos vallë duhet të ‘ rritemi’ pak dhe të veprojmë më shumë si të rritur.
Ndonjëherë ne mendojmë kështu. Ne thjesht i themi vetes se duhet të heqim dorë prej zakoneve tona të këqija. Por kjo duket sikur nuk i ndryshon shumë gjërat apo jo? Duhet të dish se varësia nuk është diçka sipërfaqësore. Ka diçka në jetën tonë që ka dalë me të vërtetë nga shinat.
E vërteta është se hera herës përjetojmë vështirësi në jetë që duam ti zgjidhim vetë, pa ndihmën e Perëndisë.
Dikur Henri Dejvid Tharëu (Henry David Thoreau) shkroi: shumica e njerëzve jetojnë në mes të dëshpërimit . . . një dëshpërim i pa përshkrueshëm fshihet pas argëtimit mahnitës të njeriut, që i quajmë lojëra kompjuterike..”
Tharëu i shkroi këto fjalë pak para shpikjes së lojërave kompjuterike.
Ai po e shkruante këtë para se sporte të ndryshme të bëheshin profesione me fitime shumë të mëdha. Ne madje mund të themi se është bërë një varësi për miliona njerëz.
Lojërat që Tharëu kishte në mendje që prej shekullit të 18 të duhet të kenë qenë diçka shumë e vogël krahasuar me lojërat e sotme! Por ai kishte pa dyshim të drejtë.
Sot shumë njerëz janë të dëshpëruar. Ky dëshpërim vjen edhe si rrjedhojë e mungesës së qëllimit dhe kuptimit në jetën e tyre. Dhe më e fundit, është dëshpërimi që lind prej mungesës së një miqësie me Perëndinë.
Dhe sot, shumë herë më tepër se në kohën e tij, njerëzit humbasin mendjen duke luajtur në botën e fantazisë kompjuterike.
Së fundmi kam takuar shumë njerëz që po përjetojnë zbrazëti në jetën e tyre. Qëllimi i tyre është thjesht të kalojnë edhe një ditë tjetër. Nuk kanë asnjë shpresë që ti motivojë në jetën e tyre. Ndjenja e paqes dhe gëzimit u mungon prej kohësh në jetën e tyre, aq sa tani e kanë harruar se si janë ato ndjenja.
Ata njerëz shkojnë me përtesë nga puna në shtëpi sepse thjesht do të shohin televizor e më pas do të flenë gjumë , për të filluar një ditë tjetër njëlloj si e para.
Ata krijojnë varësi ndaj gjërave që të japin kënaqësi momentale.
Ata janë në kurth, ata janë në skllavëri. Ata nuk e dinë se çfarë do të thotë të jesh i lirë.
Është e trishtueshme që shumë besimtarë, të cilët pohojnë se janë ndjekës të Jezus Krishtit, luftojnë me skllavërinë e varësive të ndryshme.
Apostulli Pal, në librin e tij drejtuar besimtarëve romakë, pohon se: “Çfarë të themi, pra? A të mbetemi në mëkat, që të teprojë hiri?” (Romakëve 6)
Pali thotë se thjesht përjetimi i hirit të faljes nuk na vendos atje ku duhet të jemi në jetë.
Sigurisht që kemi nevojë edhe për hirin që na bën të lirë prej modeleve shkatërruese të jetës. Këto modele shkatërruese mund të bëhen kaq mbërthyese, sa që na mbajnë të lidhur edhe pasi jemi kthyer në Krishtin.
Ato janë kaq ngulmuese sa që ndonjëherë ne bindim veten se kemi nevojë për më shumë hir nga ana e Perëndisë!
Ndonjëherë duket sikur ne kapemi në një rrjet mëkatesh prej të cilave arratisja duket e pamundur.
Ne dëshirojmë të jemi ndryshe, dëshirojmë të përjetojmë lirinë e vërtetë prej pushtetit të mëkatit.
Megjithatë duket e pamundur të largohesh prej këtyre varësive.
Xhon Berk (John Burke) shkruan në librin e tij “Nuk lejohen njerëz të përsosur” (No Perfect People Alloëed), në lidhje me këtë dinamikë të çuditshme në jetën tonë. Ai shkruan:“
Në një brez të lindur prej familjeve të thyera, fëmijërisë së thyer, apo jetëve të thyera, pikërisht në një botë si kjo, sundojnë varësitë!” (f. 244).
Varësia. është një fjalë që përshkruan më mirë gjendjen topitëse më të cilën ne përballim vështirësitë e jetës.
Stresi i jetës ngrihet deri lart në qiell, dhe ne vijmë rrotull për të gjetur mënyrën si do të ulim presionet me të cilat përballemi.
Shumë shpesh, bashkëpunimi ynë me stresin mund të na çojë në varësi. Pali flet për pushtetin e varësisë tek letra e parë e Korintasve 6:12, “Çdo gjë më lejohet, por jo gjithçka është e dobishme; çdo gjë më lejohet, por unë nuk do të nënshtrohem.”
Sa herë që ne zihemi rob të diçkaje apo të dikujt, që nuk është Perëndia, edhe sikur kjo gjë apo ky njeri të jetë një aspekt i mirë i krijimit të Perëndisë, për momentin ne krijojmë varësi.
Varësitë na turpërojnë. Ato na gjymtojnë emocionalisht dhe shpirtërisht. Ato janë kaq të fuqishme. Sa më shumë që mundohemi të heqim dorë prej një varësie, aq më e fortë duket sikur kthehet ajo në jetën tonë.
Varësitë janë çështje që na skllavërojnë, na fusin në kurth, dhe e heqin gëzimin prej jetës sonë.
Në botën tonë sot, varësitë sundojnë!
Më lejo të të bëj disa pyetje të sinqerta:
A dëshiron që të kesh me patjetër disa gjëra, e pasi i merr ngelesh gjithsesi i pakënaqur?
A ka diçka pas të cilës je dhënë aq shumë, sa që të duket se nuk jeton dot pa të?
A ka diçka në jetën tënde që të bën ta humbasësh kontrollin ?
A e mashtron veten duke menduar se ti nuk ke asnjë problem me varësinë, ndërkohë që thellë brenda teje ti e di se realisht e ke këtë problem?
A ka diçka në jetën tënde që nuk le vend për gjëra të tjera të rëndësishme, siç është marrëdhënia jote me Perëndinë?