A mund te çlirohem prej varësive te mia?

Print

Titulli: A mund te çlirohem prej varësive te mia? (pjesa 2)

A MUND TE  KEMI LIRINË E VËRTETË NESE LEME  BESIMIN MENJANE?

Le të jemi të sinqertë për përgjigjen që Perëndia i jep varësive tona. Kjo përgjigje gjendet në një fjalë: është fjala HIR. I njëjti hir që fal, është hiri që na bën neve të lirë prej varësive tona dhe modeleve që nuk funksionojmë mirë në bashkëpunim me stresin e jetës.

Tani dua të ndalem pak tek gjendja që i paraprin marrjes së hirit.

Së pari që të marrësh hirin duhet të pranosh se ke nevojë për hir. Dhe ky pranim i thjeshtë, miqtë e mi, është gjëja më e vështirë në botë.

Në fakt, do të keni nevojë për hir hyjnor për ta bërë këtë!

E dini, në thelb të çdo varësie është nocioni se ti mund t’ia dalësh mbanë edhe vetë. Ky nocion thotë se ti nuk ke nevojë për Perëndinë. Për këtë arsye, realisht nuk kemi nevojë as për njerëzit e tjerë.

Faleminderit u themi atyre, ja dal mbanë vetë shumë mirë!

Por kjo nuk është e vërtetë!

Dhe varësitë tona bëhen patericat me të cilat ecim në jetë.

Me të vërtetë, varësitë tona u zënë vendin Perëndisë në jetën tonë.

Çuditërisht ka një vend bosh në shpirtin tënd, nëse nuk ke miqësi me Perëndinë përmes Krishtit. Ky është një boshllëk që ne mundohemi ta mbushim me gjëra të tjera, që në këtë rast janë varësitë tona. Por edhe kjo gjë nuk do të funksionojë.

Atëherë kur mendojmë se mund tia dalim vetë, përfundojmë duke refuzuar idenë e hirit. Të pranosh se ke nevojë për hir do të thotë të heqësh nga koka jote idenë se vetëm ja del mbanë.

Hiri është favor i pamerituar.

Hiri vjen si një dhuratë e pamerituar. Hiri i Perëndisë është një mirëseardhje në praninë e tij, përmes meritës së Jezus Krishtit, Birit të tij, një mirëseardhje që ti edhe unë nuk e kemi qejf.

Shumë prej nesh kanë dëgjuar për Dymbëdhjetë Hapat e Alkoolistëve Anonimë.

Themeluesi i kësaj organizate, thotë se këto hapa vijnë drejtpërdrejtë nga pastori i kishës së vet. Doktor. Sem Shumejkër( Sam Shoemaker).

Hapi i parë në këto dymbëdhjetë hapa është pranimi se cikli i varësisë është më i fortë se sa ne. Ky hap i parë, pohon se ne jemi të pafuqishëm përballë varësisë sonë.

Prandaj jeta jonë del jashtë kontrollit.

Është pikërisht apostulli Pal, që flet për këtë realitet në aspektin shpirtëror.

Tek Efesianëve 2:1,2, Pali shkruan: “Ai ju dha jetë edhe juve, që ishit të vdekur në faje dhe në mëkate, në të cilat keni ecur dikur, sipas ecjes së kësaj bote…” “Të vdekur në mëkate!” thotë Pali, të paaftë për të thyer këtë rreth vicioz , të pashpresë dhe të pakuptimtë në modelet e jetës që na skllavërojnë.

Nuk është çudi që Pali i thotë Romakëve tek kapitulli 6:6, se ne jemi bërë skllevër të mëkatit.

NË LIRINË E VËRTETË: VENDOSJA E BESIMIT TEK NDIHMUESI I VËRTETË

Ky është një lajm i keq, por krahasuar me faktet e vështira në lidhje me veten tonë, është një lajm i mirë!

Sepse pikërisht atëherë kur shpresat e tua kanë marrë fund, atëherë kur kupton se je i pashpresë, pikërisht atëherë je gati të pranosh hirin e Perëndisë.

Sepse njerëzit e pafuqishëm kanë nevojë për një fuqi përtej vetes.

Deklarata prej dymbëdhjetë hapash e alkoolistëve anonimë flet për një Fuqi më të madhe se sa vetja jonë, e cila mund të na kthejë në gjendjen tonë të shëndoshë.

Fuqia në këtë deklaratë është lënë e pazbuluar.

Por Shkrimet na tregojnë burimin e fuqisë, për të cilën kemi nevojë.

Dhe as që diskutohet se burimi i fuqisë sonë është tek Jezus Krishti. Dhe në vetvete kjo nuk është as më shumë dhe as më pak se sa fuqia e ringjalljes së Tij.

Pali shkruan tek Romakëve 6:4 dhe 5: “Po a nuk e dini se ne të gjithë që u pagëzuam në Jezu Krishtin, u pagëzuam në vdekjen e tij?

Ne, pra, u varrosëm me të me anë të pagëzimit në vdekje, që, ashtu si Krishti u ringjall prej së vdekurish me anë të lavdisë së Atit, kështu edhe ne gjithashtu të ecim në risinë e jetës.”

Fuqia e ringjalljes! Sigurisht që bëhet fjalë për një fuqi përtej vetes sonë! Kështu duhet të jetë! Fundja fare nuk ndodh përditë që njerëzit të ngrihen prej së vdekurish.

Trupat e vdekur nuk kanë pushtet për të pushtuar vdekjen.  Fuqia e ringjalljes duhet të vijë prej kësaj.

Pali thotë se fuqia ringjallëse është në dispozicion të gjithë atyre që kanë besim të plotë në Krishtin , i cili u ringjall nga varri prej Atit. Një mrekulli e ringjalljes është e mundur për të gjithë ne që e gjejmë veten të kapur pas mëkatit e që ndihemi thuajse të vdekur.

Mrekullia e ringjalljes është e mundur për të gjithë ne që kuptojmë se ai është i vetmi parim realisht efektiv në luftimin e varësive tona.

Është e mundur të bëhemi të lirë prej shtrëngimeve tona, fiksimeve të varësisë. Është e mundur të bëhemi të lirë prej burgut të vdekjes, burgut të varësisë, me anë të hirit mahnitës të Perëndisë.

Pali na tregon në këtë pjesë se ata që kanë një marrëdhënie besimi me Jezusin, si shpëtimtarin e tyre, janë aq të lidhur me të sa që historia e TIJ bëhet historia e TYRE. Ngjarjet e jetës së tij, bëhen ngjarjet e jetës së TYRE.

Jezusi shkoi në kryq. Ai shkoi në atë kryq për hir të pushtetit të mëkatit. Nuk shkoi për faj të mëkateve të veta, por për mëkatet tona. Jo sepse ishte fajtor, por sepse jemi ne fajtorë. Jo për faj të varësive të tij të turpshme, por për arsye se ne kemi ngecur në turpin e varësive.

Ai shkoi në kryq që pushteti i mëkatit  të thyhej. Në Kalvar, nuk u kryqëzua vetëm Krishti, por vetja jonë mëkatare, me të gjitha modelet tona pambarim që e lyejnë me turp emrin tonë dhe e shkatërrojnë gëzimin tonë.

Atë mëngjes Pashke, Jezusi, u ngrit prej varrit, i gjallë.

Ai u kthye në jetë plot me energjinë dhe fuqinë që i kishte dhënë Fryma e Shenjtë e Perëndisë.

Ai doli prej varrit jo vetëm për vete, por edhe për ne. Që edhe ne të lidhur me të me anë të Frymës së Shenjtë të ‘jetojmë një jetë të re’.

Kjo është fuqia për të thyer varësitë tona. Është fuqia ringjallëse e Jezus Krishtit!

TË BIESH NË KRAHËT E JEZUSIT

Teksa dëgjon këtë mesazh, e di se edhe ti mund të kesh probleme me varësitë në jetën tënde. Ndoshta tani pyet veten a je gati për tia dorëzuar jetën tënde Jezusit.

Ndoshta ndihesh mirë me idenë se Jezusi mund të shpëtojë ty prej fajit tënd. Ty të pëlqen ideja se shpëtimtari do të shpëtojë prej ferrit dhe do të çojë në qiell.

Por nëse dëshiron vetëm këtë prej Jezusit sot, mendoj se kjo nuk do të mjaftojë.

Nuk mjafton vetëm kjo që të marrësh atë lloj jete që Jezusi dëshiron për ty, apo ti dëshiron për jetën tënde. Që të marrësh këtë lloj jete, duhet të dorëzosh vullnetin tënd dhe të pranosh vullnetin e tij. Ti duhet ta besosh atë jo vetëm si Shpëtimtar por edhe si Zot.

Të tremb kjo? Po në fakt të tremb pak. Pa dyshim që dorëzimi i jetës tënde tek Jezusi është gjëja më e frikshme që do të bësh  në jetë.
por unë mendoj se është edhe e mrekullueshme.

Absolutisht që po!

Nuk ka gëzim më të madh se sa në lirinë që të jep Jezusi.

Nuk ka bekime të më mëdha se sa të jetosh jetën që ia ka planifikuar për ty.

Ne duhet të jetojmë një jetë që të mos na vijë turp nga vetja!

Po, të jetojmë një jetë, në të cilën nuk e fshehim turpin tonë para të tjerëve!

Po në Krishtin mund të jetojmë një jetë të hapur për të tjerët. Për të vetmen arsye se Krishti Jezus e ka mbushur boshllëkun që ka jeta jonë dhe ne nuk kemi për se të kërkojmë ta mbushim atë me varësitë tona.

Jeta me Krishtin është e mrekullueshme, sepse Ai e ka mbushur atë plot me lirinë e vërtetë!

Liria më e madhe është ti shërbesh Atij dhe të tjerëve në emër të tij.